
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi këtë të martë se do të depozitojë në SPAK një shkresë për zbardhjen e dëshmive të “trurit” të inceneratorëve, Mirel Mërtirit në emisionin e Çim Pekës.
Këlliçi publikoi shkresën, me anë të së cilës u vë në dispozicion prokurorëve të SPAK-ut dëshmi që ndihmojnë hetimin.
Në shkresë përfshihen deklaratat e “trurit” të inceneratorëve për marrëdhëniet me Klodian Zoton, me Ben Blushin dhe Eva Blushin, si dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.
Ai thekson në shkresë se Mërtiri pranoi autenticitetin e fotos së grupit të “WhatsApp” “DRAMA” ku komunikonin njerëzit e inceneratorëve, si dhe dy "email"-et e tij “[email protected]” dhe “[email protected]”.

Në dëshmi, ish-deputeti ka bashkëngjitur edhe deklaratën ku boss-i i megaaferës e quan praktikë normale favorizimin e Bashkisë Tiranë apo dhe kompani private të lidhura me të për depozitimin e dherave dhe inerteve.
Kësaj shkrese për prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, Këlliçi i ka shtuar edhe "email"-et e komunikimit të tij me administorin e “Goegenix”, kompanisë së inceneratorit mëmë të Tiranës nëpërmjet "email"-it Limon Mango dhe komunikimet në grupin e “WhatsApp”- it “Drama”.

Kjo kërkesë me deklaratat e Mërtirit i jep mundësinë SPAK-un që të thellojë më tepër hetimet për “trurin” e një megaafere me 3 inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Deklarata e Belind Këlliçit
Të gjitha këto materiale, dhe janë me qindra emaile tjera që faktojnë gjithë akuzat, do ja dërgojmë organit të akuzës për ti ardhur në ndihmë që të bëjë zbardhjen e plotë të kësaj afere.
Mirel Mërtiri ka dhënë një intervistë të gjatë në një studio televizive, në Syri tv ku në daljen e tij të parë ka faktuar disa nga provat e pakontestueshme që ne në fakt i kemi dërguar Prokurorisë Speciale prej muajsh me dëshminë e tij.
Unë do ju lexoj një shkresë zyrtare e cila do depozitohet ditën e nesërme zyrtarisht e firmosur nga unë në emër të grupit të ekspertëve që kanë 7 muaj që punojnë me këtë dosje, në lidhje me zbërthimin e kësaj dëshmie përvëluese që shtetasi Mirel Mërtiri ka dhënë në dëshminë e tij.
Të nderuar prokurorë,
Nisur nga fakti që i pandehuri Mirel Mërtiri gjykohet në mungesë dhe nga ana juaj nuk është marrë asnjë deklarim, për ti ardhur në ndihmë hetimit në lidhje me anën subjektive të qëndrimit të tij, bashkëlidhur po ju dërgojmë :
1- Kopje të emisionit ku ky shtetas në mënyrë objektive ka deklaruar dhe pranuar faktet e mëposhtme:
a- Minuta e 00:18:00 deri 00:20:46 ( Pjesa e parë) ku shprehet për marrëdhënien me shtetasin Klodian Zoto.
b- Minuta 00:41:00 deri 00:42:08 ( Pjesa e parë) ku shprehet se nuk është njoftuar për tu paraqitur në komisionit hetimor pasi kishte interesa të caktuara të mos paraqitesha.
c- Minuta 01:01:00 deri 01:03:00 ( Pjesa e parë) ku shojegon funksionet që ka mbajtur pranë kompanive ITS sh.p.k dhe Geogenix BV.
d- Minuta 01:04:20 ( Pjesa e parë) ku pyetet për kontratëm e punes me kompaninë Geogenix BV.
e- Minuta 01:09:45 deri 01:12:30 ( Pjesa e parë) ku konfirmon autenticitetin e email [email protected] dhe quan praktikë normale favorizimin e Bashkisë Tiranë apo dhe kompani private të lidhura me të për depozitimin e dherave dhe inerteve ( email te përcjellë me shkresë zyrtare pranë strukturës tuaj nga unë).
f- Minuta 01:15:10 deri 01:18:10 ( Pjesa e parë) ku konfirmon autenticitetin e fotos së grupit të Ëhatsapp DRAMA ( përcjellë me shkresë zyrtare pranë strukturës tuaj nga unë) dhe komunikimit për një sponsorizim në vlerën 1 (një) milion euro në favor të Bashkisë Tiranë.
g- Minuta 01:36:34 deri 01:37:11( Pjesa e parë) ku shprehet se mban përgjegjësi penale për këto që ka shprehur në këtë emision.
h- Minuta 01:44:50 deri 01:48:50 ( Pjesa e parë) ku saktëson funksionet që ka në mbajtur në kompani, punët e përditshme dhe marrëdhëniet me bordin në Hollandë.
i- Minuta 00:36:44 ( Pjesa e Dytë) ku pyetet dhe përgjigjet për Denist Ymeri, kompanine Artcon dhe Cassanova Hernandez.
j- Minuta 00:47:20 deri 00:52:00 ( Pjesa e Dytë) ku pyetet për marredhenien me Ben Blushin, Eva Blushin,kompaninë EM CAPITAL te rregjistruar në Bullgari me pronar Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi si dhe pagesat e përfituara nga incineratori i Tiranës për të blerë aksionet e kompanisë që administron Lori Kafe ( do e saktesoj ne qkb)
k- Minuta 00:57:15 deri 00:58:25 ( Pjesa e Dytë) ku pyetet për marrëdhënien me Kryetarin e Bashkisë Tiranë për të cilën shprehet se do të flasi në SPAK.
l- Minuta 01:03:57 deri 01:05:20 ( Pjesa e Dytë) ku pranon se adresa [email protected] përdoret nga ky shtetas.
Të gjitha këto materiale po ua vëmë në dispozicion për sqarimin e rrethanave nga shtetasi Mirel Mërtiri në emisionin Çim Peka Live në Syri TV dhe për ti hapur rrugë verifikimit të fakteve të tjera të hetimit.
Po ju lexoj shkresën dhe më pas do ju shfaq në ekran dy emaile te reja të shtetasti Mirel Mërtiri nën adresën që ai e pranoi gojarisht [email protected].
Duke qenë se ne kemi kërkuar të bëjmë transparencë për të gjitha provat që kemi dërguar në SPAK po ju fillojmë t’ju tregojmë edhe këto prova të reja që tregojnë si drita e diellit, në të cilën, aktorët kryesorë mundohen të fshehin identitetin e tyre, po nuk ja dalin dot dhe një komunikim mes Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos në Ëhatssap ku sigurisht përmendet emri i kryetarit të bashkisë.
Dokumentet që do dërgojmë nesër në Prokurori nisen nga fakti që Mirel Mërtiri gjykohet në mungesë dhe nga ana e SPAK deri më sot nuk është marrë asnjë deklarim.
Për t’i ardhur në ndihmë hetimit në lidhje me anën subjektive të qëndrimit të tij, bashkëlidhur, ditën e nesërme në do dërgojmë në SPAK.
Një kopje të emisionit ku ky shtetas ka deklaruar dhe pranuar faktet e mëposhtme dhe janë 12 momente të intervistës që do i dërgojmë të plota në USB për t’i ardhur në ndihmë organit të akuzës.
Të gjitha këto materiale do ja vëmë në ndihmë Prokurorisë Posaçme për sqarimin e rrethanave nga shtetasi Mirel Mërtiri në Çim Peka Live në Syri Tv, për t’i hapur rrugë hetimit.
Do doja që të nxirrja dy prova të reja, e para është ky email nga Michael Druijts drejtori A, i kompanisë mëmë të inceneratorit të Tiranës ku më 14 mars 2022, i drejtohet limonmangos dhe subjekti është për shtetasin Hermsan Vermeulen që ka qenë administrator i inceneratorit të Tiranës dhe i drejtohet limonmangos duke nisur me i dashur Mirel, në të gjithë këtë komunikim zotëria Druijts i shkruan Mërtirit se nuk kanë patur mundësi të dëgjohen mirë në tëlefon, dhe i kërkon aprovimin e katër kërkesave që Vermulen kishte për tu emëruar administrator.
Ndërsa në një email të datës 24 dhjetor 2022 Michael Druijts i dërgon listën e punonjësve së IEBV SPV limonmangos ku i drejtohet me ‘sir’, zotëri.
Gjithashtu një tjetër moment i cili është i pranuar nga Mirel Mërtiri në emision komunikimin në grupin e Whatssap të titulluar drama ku në lajmin për donacionin që i është bërë bashkisë Tiranë për një milion euro për një çerdhe, që ky inaugurim është bërë nga Erion Veliaj, Mirel Mëritiri i shkruan Klodian Zotos i çon këtë lajm dhe e komenton me të, teksa përmendet dhe lali.
Të gjitha këto materiale, dhe janë me qindra emaile tjera që faktojnë gjithë akuzat, do ja dërgojmë organit të akuzës për ti ardhur në ndihmë që të bëjë zbardhjen e plotë të kësaj afere./ CNA
Autoriteti i Dosjeve ka përfunduar hetimin administrativ p...
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimi...
Policia e Tiranës ka ndaluar shoferin e një mjeti, me ...
Në tri vitet e fundit rreth 8% e mjekëve veterinarë ka...
Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar në lidhje me sulmin kibern...
Genc Gjokutaj, avokati i ish-kryeministrit Sali Berish...
Drejtoria e Përgjithashme e Burgjeve i është përgjigju...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka shtyrë për dit...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dhënë masat e sigu...
Me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, ësht...
CNA ka siguruar disa pamje me dron nga qyteti i Korçës...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, dekla...
Me ardhjen e festave, në pikat kufitare ka pasur një f...
Xhezmi Metushi, shefi i Zjarrfikëses Lushnjë, në një i...
Ditën e djeshme, grupi i hakerëve, “Homeland Justice”, kre...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kontrolleve të kr...
Rreth 10 orë ka zgjatur “lufta” me flakët që përshinë qend...
Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje ka marrë përmasa...
Situata me zjarrin në qendrën tregtare në Lushnje ësht...
Kompania “One” ka reaguar pas sulmit kibernetik. Në nj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...