Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me deklaratat e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili në konferencën e sotme për mediat publikoi pamje të disa shisheve me alkool që sipas tij ishin filmuar në qelitë e burgut të Fushë-Krujës.
“Jemi në burgun e Fushë-Krujës, shikoni si është aty, bar. Kjo është dhomë burgu, nuk është market. Është burgu i banditit të partisë. Shikoni pak se çfarë bëhet, kokainë, danc, kujtoni atë tjetrin në kafaz. Këta janë vrasës, mbi këta rëndojnë dhjetëra vrasje në atë qeli. Shikoni pijet dhe çdo gjë, kurse tjetri në kafaz, ish-kryeministri. Asnjë nga mediat e kontrolluara nga qeveria nuk e dha. Ja pra shikoni, se këta i kanë burgjet në dorë”, tha Berisha.
Në reagimin e Drejtorisë së Burgjeve thuhet se përmbajtja e publikuar nga Berisha është e pavërtetë. Ndërkohë shtohet më tej se në burg nuk ekziston një ambient i tillë dhe nuk tolerohet prania apo konsumimi i sendeve të ndaluara, përfshirë alkoolin.
“Lidhur me pretendimin e shpërndarë së fundmi nga z. Sali Berisha për një video të paraqitur si ambient brenda IEVP Fushë-Krujë, sqarojmë se përmbajtja është e pavërtetë dhe dashakeqe. Në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale nuk ekzistojnë ambiente të tilla dhe nuk tolerohet, në asnjë rrethanë, prania apo konsumimi i sendeve të ndaluara, përfshirë alkoolin. Pretendime të kësaj natyre synojnë të dezinformojnë opinionin publik dhe të dëmtojnë imazhin e sistemit penitenciar. Gjatë kohëve të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka intensifikuar kontrollet e befasishme dhe masat parandaluese kundër çdo forme paligjshmërie, me rezultate konkrete dhe të verifikueshme. Jemi të ndërgjegjshëm se nuk jemi ende aty ku duam, por vullnetin e kemi të palëkundur. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve inkurajon denoncimin e çdo shkeljeje dhe bashkëpunimin me autoritetet përkatëse, por dënon shpërndarjen e materialeve të rreme, të cilat cenojnë besimin publik dhe përpjekjet institucionale për forcimin e sigurisë dhe respektimin e ligjit në sistemin penitenciar”, thuhet në reagimin e "Burgjeve".

Kujtojmë se pak ditë më parë u publikua një video-skandal, e filmuar qelitë e burgut të Durrësit ku disa prej emrave më të njohur të botës së krimit, si Lul Berisha, Fehmi Mziu, Islam Kasa, Astrit Avdylaj, dhe persona të afërt me Kel Arapin shihenin me celularë dhe duke festuar me muzikë, drogë dhe alkool. /CNA
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka reaguar pas lajmit për...
Banorët e zonës dhe familjarët e dy të miturve që humbën j...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për garën brenda Partis...
Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-deputeti i P...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen ng...
Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi ka ...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një vizitë...
Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm...
Kryeministri Edi Rama ka dënuar ashpër sulmet me raketa dh...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut...
Seanca e radhës në procesin gjyqësor për çështjen “Gërdeci...
Europa ka paralajmëruar se mund të përballet me një krizë ...
Shqipëria po përballet me një raund të ri shqyrtimi ndërko...
Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet dhe ka dër...
Sot në Gjykatën Penale të Tiranës ka shkuar në seancë gjyq...
Jamarbër Malltezi ka folur pas shtyrjes së seancës gjyqëso...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me raportin e Repo...
Plarent Ndreca, mbrojtësi ligjor i kryebashkiakut Erion Ve...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, tha sot pas daljes nga ...
Avokatja Adriana Kalaja ka folur nga Gjykata e Tiranës pas...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...