web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti tragjik në Durrës/ Nesër, protestë për humbjen e jetës së dy të miturve

5 Maj 2026, 20:36, Aktualitet CNA

Aksidenti tragjik në Durrës/ Nesër, protestë për

Banorët e zonës dhe familjarët e dy të miturve që humbën jetën nga aksidenti tragjik i 3 majit do të zhvillojnë pasditen e nesërme një protestë në formë marshimi.

Marshimi do të nisë në orën 16:30 nga vendi ku ndodhi ngjarja, në zonën e Ish-kënetës dhe më pas do të vijojë drejt Bashkisë së Durrësit. 

Aksidenti tragjik ku tre fëmijë u përplasën ndërsa po luanin në trotuar, ka tronditur opinionin publik. Dy prej tyre humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Banorët e zonës që pasi ndodhi aksidenti kanë deklaruar se drejtuesi i automjetit ishte denoncuar disa herë nga ata për mënyrën se si lëvizte me makinë në lagje.

Ditën e sotme gjykata caktoi ndaj Nikoll Radaçit masën e sigurisë “arrest me burg”. /CNA





Lajmet e fundit nga