SHBA, krah SPAK-ut/ “Askush nuk është mbi ligjin, çështjet arrijnë kudo ku çojnë provat”
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar deklaratën mbësh...

Universiteti Europian i Tiranës i jep çmimin Majlinda Bregut për kontributin e saj në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE.
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, u nderua për udhëheqjen e saj frymëzuese, angazhimin e palëkundur dhe kontributin e saj në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin e rajonit në BE, në një ceremoni që u mbajt dje në Tiranë.
Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Selami Xhepa, i dorëzoi zonjës Bregu një Çertifikatë Mirënjohje, duke e nderuar për përkushtimin e saj të gjatë në avancimin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor, promovimin e dialogut, zhvillimin e qëndrueshëm, forcimin e lidhjeve ekonomike dhe sociale, mbështetjen e barazisë gjinore, fuqizimin e rinisë dhe nxitjen e bashkëpunimit në rajon.
“Pas këtyre gjashtë viteve, mund të them se respekti mbetet gurthemeli i bashkëpunimit rajonal – respekti për mendimet, perspektivat, kufijtë dhe madje historinë e të tjerëve. Gjatë këtyre viteve, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, së bashku me Ballkanin Perëndimor, ka arritur etapa të rëndësishme, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët e tij. Nga heqja e tarifave të roaming-ut për Ballkanin Perëndimor, ulja e tarifave të roaming-ut midis BE-së dhe rajonit, deri tek njohja e ndërsjellë e diplomave dhe kualifikimeve profesionale dhe zhvillimi i Tregut të Përbashkët Rajonal.

Sot, Tregu i Përbashkët Rajonal është një udhërrëfyes rajonal i integruar në planin e BE-së për rajonin. Por, me rreth 30% të rinisë së Ballkanit Perëndimor të papunë dhe 1 në 3 që konsideron të largohet nga vendi i tij, ndodhemi në një moment kritik ku prioritetizimi i politikave të orientuara drejt rinisë nuk është më një mundësi, por një nevojë. Këto politika duhet të hartohen për të ofruar rinisë arsye të forta për të qëndruar, duke krijuar mundësi për rritje, inovacion dhe realizim brenda komunitetit të tyre. Duke adresuar aspiratat dhe shqetësimet e tyre, ne mund të ngadalësojmë jo vetëm ritmin e shpërnguljes së trurit, por edhe të ndërtojmë një të ardhme ku rinia jonë sheh potencialin dhe ambiciet e saj të realizuara këtu, në rajonin tonë.” tha Bregu në fjalimin e saj gjatë marrjes së këtij nderimi.
“Si një figurë e shquar me një perspektivë të freskët përmes roleve të saj gjatë viteve, Majlinda ka lënë një ndikim të qëndrueshëm. Është kënaqësi dhe një burim krenarie që Shqipëria ka dhënë një figurë të rëndësishme për politikën rajonale, por pa dyshim edhe për atë europiane. Shpresojmë që karriera e saj të vazhdojë të rritet në përmasa dhe ndikim në vitet që vijnë”, tha Selami Xhepa, President i UET-së, gjatë ceremonisë.
Majlinda Bregu po afron përfundimin e mandatit të saj si Sekretare e Përgjithshme e RCC-së, duke shënuar fundin e një periudhe të suksesshme dhe produktive prej gjashtë vitesh. Gjatë udhëheqjes së saj, RCC ka arritur etapa të rëndësishme, ka forcuar bashkëpunimin rajonal, ka nxitur iniciativa kyçe dhe ka mbështetur aspiratat e përbashkëta të Ballkanit Perëndimor.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar deklaratën mbësh...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkani...
Eksperienca e vërtetë 5G e Vodafone Albania sapo ka fillua...
Më 29 nëntor, në veri të Kosovës, në Ibër Lepec ndodhi një...
Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin P...
Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin P...
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për 3 punonjës të Ujës...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka bërë me dije se si pas...
GJKKO ka nisur gjykimin për ish-deputetin socialist Alqi B...
Qeveria ka marrë vendimin për shkarkimin e Dallëndyshe Bic...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Tiranë, Shqipëri – 19 dhjetor 2024 Në Ditën Ndërkombëtare...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga kantieri...
Sot në orën 10:00 do të mbahet seanca në GJKKO për Ajola X...
Sot Shqipëria dhe Kosova mbledhin dy kuvendet në Prishtinë...
Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin dhe është tër...
Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kr...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Dorian Teliti ka pu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...