Këlliçi: Ai që vjedh çdo ditë, nuk e ka për gjë të gënjejë çdo ditë
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, shprehet në një reagim n...
Rritja e çmimit të naftës në vend ka sjellë një efekt zinxhir edhe në transportin publik ndërqytetës. Me naftën që ka arritur deri në 225 lekë për litër, drejtuesit e linjave kanë reflektuar këtë kosto duke rritur çmimin e biletave për qytetarët.
Nëse pak ditë më parë një udhëtim nga Korça drejt Tiranës kushtonte rreth 1400 lekë, sot qytetarët paguajnë 1600 lekë. Një rritje që, sipas udhëtarëve, rëndon ndjeshëm buxhetin e tyre të përditshëm, veçanërisht për shtresat më të ndjeshme si pensionistët.
“Jam pensionist dhe marr një pension mesatar. Vajtje-ardhje paguajmë 16 mijë lekë të vjetra. Si mendoni ju, mirë është kështu? Është shumë e vështirë, sidomos për ne pensionistët”, shprehet një nga pensionistët.
“Shtrenjtë më duket. Me çfarë do ta përballojmë? Unë jetoj në fshat, mallrat vijnë të gjitha nga jashtë. Është shumë e vështirë, nuk përballohet”, thotë një tjetër.
Qytetarët shprehen se përballimi i kostove po bëhet gjithnjë e më i vështirë, ndërsa rritja e çmimeve nuk ndalet vetëm tek transporti, por prek edhe produktet e përditshme.
“Është e vështirë sidomos për ne pensionistët. Të udhëtosh sot me 16 mijë? Duhet të marrësh edhe më shumë para me vete, se s’dihet çfarë bëhet nesër. Po jetojmë me sakrifica”, shprehet qytetari.
Ndërkohë, të tjerë qytetarë theksojnë se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi drejtuesit e mjeteve, por kërkojnë ndërhyrje nga institucionet për të stabilizuar çmimet.
“S’ka faj edhe shoferi, ai e merr naftën shtrenjtë. E ka në dorë shteti, ai duhet ta ulë naftën. Ne nuk i përballojmë dot këto çmime”, thotë qytetari.
Sipas tyre, situata ekonomike është bërë e papërballueshme, sidomos për familjet me të ardhura të ulëta, ndërsa krahasojnë çmimet edhe me vendet fqinje, ku karburantet rezultojnë më të lira.
“Pensionet janë minimale. Me rritjen e karburanteve janë rritur edhe produktet ushqimore. Nuk e përballojmë dot, duhet të ndërhyjë shteti”.
Rritja e çmimit të karburanteve po vijon të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve, duke shtuar presionin mbi ekonomitë familjare dhe duke e bërë edhe më të vështirë përballimin e kostove bazë të jetesës. Në një kohë kur çmimet vijojnë të rriten, qytetarët kërkojnë masa konkrete për të lehtësuar barrën ekonomike, ndërsa transporti mbetet një nga shpenzimet më të ndjeshme për ta. /CNA
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, shprehet në një reagim n...
Universiteti i Tiranës mbështet protestën e studentëve shq...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka reaguar në lidhje me p...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK-u ka h...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur në SPAK për të...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka njoftuar...
Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ...
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar bashkëjetesën fetare s...
Deputeti socialist Erion Braçe, i cili pak ditë më parë u ...
Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” kanë njoftuar pr...
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është mbajtu...
Aktori i njohur nga Pogradeci, Ilir Shkurti mbylli sytë pë...
Kryetarja e Komisionit të Turizmit, Kulturës dhe Diasporës...
Ish-drejtori i komanduar i burgut të Durrësit, Etmond Llab...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një re...
Studentët shqiptarë do të zhvillojnë ditën e nesërme në Sh...
Në qelitë e Burgut të Durrësit ndodhen të ndaluar disa per...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar 7,19...
Kjo e diel ka nisur me urime të shumta edhe nga politika m...
Këtë të diel, në Shqipëri dhe të gjithë botën festohet Pas...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...