Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një reagimi në rrjetet sociale ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është përgjegjës për çmimin e lartë të naftës dhe për pengimin e procesit të integrimit europian.
Sipas Berishës, qeveria shqiptare aplikon taksat më të larta në botë mbi karburantet, duke deklaruar se rreth 60% e çmimit të naftës përbëhet nga taksa dhe se shteti përfiton rreth 1.1 euro për litër. Ai e cilësoi ndërhyrjen e qeverisë me akcizën si ‘tallje’, duke argumentuar se ulja reale e çmimit do të vinte vetëm nga përgjysmimi i barrës fiskale.
Në vijim, lideri demokrat foli edhe për procesin e integrimit në Bashkimin Europian, ku tha se numri i vendeve që po bllokojnë procesin është rritur, duke e cilësuar këtë si një sinjal se integrimi europian po largohet.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë thirrje për mobilizim qytetar, duke theksuar se 17 prilli duhet të jetë një ditë proteste kundër qeverisë.
Reagimi i plotë:
Së pari, të dashur qytetarë dhe qytetare, ju uroj dhe njëherë nga zemra gëzuar Pashkën, Pashkën tjetër më mirë ta festojmë.
Së dyti, jam sot para jush sepse nuk ngurroi as ditën e Pashkës të ligjërojë monologun e tij të mashtrimit. Edi Rama sot u rrek përsëri të mashtrojë shqiptarët lidhur me çmimin stratosferik të naftës.
E vërteta dhe njëherë ta dini të dashur qytetarë, se kjo qeveri ka vendosur mbi naftën, taksën absolutisht më të lartë në botë. Kjo qeveri takson si asnjë qeveri tjetër e planetit, 60% të çmimit me të cilin shitet nafta në treg dhe merr në çdo litër naftë 1.1 euro.
Lëvizja që pretendon me akcizën, është një tallje. Sipas tij, ajo hyn në fuqi kur nafta tejkalon 220 Iekë për litër, ndërkohë që përgjysmimi i barrës fiskale, i taksave mbi naftën, do të ishte rruga e vetme për të ulur çmimin e saj dhe për ta mbajtur atë në nivele të përballueshme nga qytetarët shqiptarë, nga fermerët shqiptarë, për ta mbajtur atë në nivele të kontrollueshme edhe për çmimet e tjera.
Së dyti, përsëri, ai fajësoi për bllokimin e raportit të IBAR, de facto të negociatave me Bashkimin Europian, për shkak të çështjes Balluku dhe AKSHI, ku autor kryesor është Edi Rama, që përdori 83 mandatet e krimit për të mbrojtur veten nga dosja Balluku.
Së pari u përpoq të fajësojë opozitën.
Së dyti, hodhi poshtë, mashtroi, se ka një bllokim apo ka një mosvotim të raportit të IBAR. E vërteta është kjo të dashur qytetarë: Opozita nuk është shkaku i bllokimit të votimit të raportit IBAR. Shkaku i vërtetë është vota me 83 mandate krimi, mburojë e korrupsionit të Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe rrethit të tij familjar dhe zyrtar.
Dhe unë ju garantoj, se ky bllokim do bëhet gjithnjë e më i fortë. Mos harrojmë se para 3 javësh ishin 4 vende, ato të cilat bllokuan votimin e raportit IBAR. Me datën 1 prill, nuk ishin më 4 vende, por ishin 9 vende, një pjesë e mirë e të cilave janë pro zgjerimit të Bashkimit Europian.
Pra, edhe njëherë, me Edi Ramën, integrim nuk ka. Edi Rama është një armik i egër, i cili, po zëvendëson integrimin e vërtetë në Bashkimin Europian, me integrimin e tij me Beogradin. Po zëvendëson pasaportën evropiane, me pasaportën e Serbisë.
Së fundmi, foli dhe për fermerët, të cilët janë në një rënie të lirë dhe falimentim të papërmbajtshëm, të pandalshëm. E gjithë skema, i gjithë qëndrimi i kësaj qeverie ndaj fermerëve, si në sistemin fiskal, ashtu edhe në subvencionet, dhe tani së fundi në çmimin stratosferik të naftës, është një praktikë kryekëput falimentimi.
Data 17 prill, është dita që çdo qytetar duhet të dëshmojë zemërimin e tij, revoltën e tij, ndaj kësaj qeverie, e cila po bën gjithçka për të mbijetuar, që të vjedhë, të plaçkisë, edhe më shumë shqiptarët. /CNA
Studentët shqiptarë do të zhvillojnë ditën e nesërme në Sh...
Në qelitë e Burgut të Durrësit ndodhen të ndaluar disa per...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar 7,19...
Kjo e diel ka nisur me urime të shumta edhe nga politika m...
Këtë të diel, në Shqipëri dhe të gjithë botën festohet Pas...
Gjergj Luca dhe shpirti i tij i madh, në një ditë të madhe...
Besimtarë të shumtë katolikë janë mbledhur mbrëmjen e kësa...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh për të gjithë be...
Gazetari Poli Hoxha e cilësoi si absurd faktin që kryebash...
Ditën e sotme bëhen plot 230 ditë nga gënjeshtra dhe masht...
Në vigjilje të Pashkës katolike, Arqipeshkvi i Tiranës dhe...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në bashkëbis...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon ...
Kryetarja e komisionit të Turizmit, Ina Zhupa, është shpre...
Arqipeshkvi Metropolit i Shkodrës, Imzot Giovanni Peragin...
Për të gjithë besimtarët orthodoksë, sot është e Shtuna e ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar për 13 ...
Bizneset dhe punonjësit në vendin tonë nuk janë duke e pre...
Gazetarja Anila Basha ka reaguar me tone të ashpra lidhur ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...