Skandali i Bashkisë së Tiranës/ Fsheh informacionin zyrtar për padinë ndaj Ols Dados
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar për 13 ...
Për të gjithë besimtarët orthodoksë, sot është e Shtuna e Llazarit, Ngjallja e Llazarit. Me këtë rast në Kishën Ortodokse “Ungjillëzimi” në Tiranë është mbajtur sot Shërbesa e Mëngjesores dhe Liturgjia Hyjnore.
At Harallamb Gjoka gjatë predikimit të tij para besimtarëve të pranishëm, theksoi se gjatë tri viteve të misionit publik të Krishtit janë bërë mrekulli që njerëzimi nuk i kishte parë ndonjëherë.
Ndër të tjera, At Harallamb Gjoka shprehet se ku është Krishti nuk ka më vdekje, sepse Ai vetë është jeta.
Pjesë nga predikimi:
Sot, në Ungjillin e sotëm, Zoti Krisht është në fund, në javën e fundit të misionit të tij në tokë. Tri vjet. Tri vjet nga misioni i tij publik. Tri vjet të mbushura me mësime, tri vjet të mbushura me mrekulli. Dhe jo mrekulli thjesht shërim sëmundje, por flasim për mrekulli që s'kishte parë njerëzimi ndonjëherë: ngjallje të vdekurish.
Zoti Krisht ngjallte të vdekurit. Jo vetëm ai, edhe nxënësit e tij. Në emrin e Krishtit, na thotë Ungjilli që dhe nxënësit e Krishtit në kohën e Krishtit, kur i dërgoi që të shpërndanin fjalën, ngjallën dhe ata të vdekur. Dhe ishin shumë të habitur që në emrin e tij ndodhnin gjithë këto mrekullira.
Dhe ja tani, sot Krishti ndodhet në një qytet tri ditë larg Jeruzalemit. Dhe ndodhej në atë qytet i fshehur, sepse ishte kaq shumë e përhapur fama e tij, sa krerët e Jeruzalemit dhe sidomos ata të fesë, krerët që lidheshin me fenë, donin që ta kishin vendosur që ta vrisnin. E kishin marrë vendimin, "vetëm të gjejmë ku është ta kapim, se do gjejmë mënyrën dhe arsyetimin për ta vrarë".
Dhe Krishti ishte i fshehur si i përndjekur, jo se kishte frikë, po priste që të ndodhnin ato që kishte në plan Perëndia, vullneti i Zotit. Se gjatë gjithë misionit të Krishtit, na thotë Ungjilli i Joanit, Krishti thekson: "Atë, me jetën time unë lavdëroj ty, dhe ti me ato që ndodhin rreth meje lavdëron mua". Dhe Krishti bënte gjithmonë vullnetin e Atit.
Dhe atje ku ndodhej në këtë qytet, vijnë dhe e lajmërojnë delegatë nga familja e tij e dashur, familja e Llazarit, Martës dhe Marisë, të shtëpisë së Simonit të fariseut. Siç thotë tradita jonë, Llazari ishte farise – tradita ortodokse thotë se Llazari ishte farise sepse dhe babai i tij ishte farise, ishte Simon fariseu.
Dhe i thonë që Llazari, miku yt, është i sëmurë për vdekje.
"Dhe tani të nisesh, me shumë mundësi nuk do arrish ta gjesh gjallë". Ndërkohë që Krishti e dëgjoi këtë, Krishti që e dinte ku vente kjo situatë, nuk u nis direkt. Priti sa të vdiste Llazari.
Zoti Krisht priti sa të vdiste Llazari. Dhe kur vdiq Llazari, ai e dinte si Perëndi kur vdiq Llazari, u tha nxënësve të vet: "Çohuni se do vemi tani te shtëpia e Llazarit, se miku im fjeti".
Zoti Krisht ironizon në njëfarë mënyre frikën tonë më të madhe, vdekjen. E quan fjetje. E ironizon atë të cilën ne kur e dëgjojmë dridhemi, dhe e ironizon se ai është ngjallja, ai është jeta. Ku është ai nuk ka më vdekje, dhe gjithë ata që janë me të nuk shijojnë vdekjen.
Dhe kur shkojnë atje, dalin motrat e Llazarit dhe i thonë: "Zot, në qoftë se do ishe këtu, nuk do i kishte ndodhur kjo vëllait tonë". Ne e dimë shumë mirë që ke fuqinë të shërosh të sëmurët, por për të ngjallur të vdekur nuk ishin të bindura. Nuk ishin bindur që mund të ngjallë dhe të vdekur, madje të vdekur katër ditësh. Llazari katërditësh. Kishte filluar procedura e prishjes, jo thjesht i vdekur, kishte filluar kalbja e trupit.
Dhe Zoti Krisht atëherë pohon, janë nga pohimet më të forta që kemi në Ungjill dhe e ruan Joani, që: "Unë jam ngjallja dhe jeta, dhe kush beson në mua nuk do vdesë kurrë". Dhe i kthehet dhe i thotë: "E beson këtë gjë?"
Se besimi është ajo fuqi, çelësi ku ti merr nga Krishti jetën. Besimi yt. Prandaj i thotë: "Unë e kam fuqinë e ngjalljes, unë e kam fuqinë e jetës, po në qoftë se nuk besove, fuqinë time e bën zero. Është shumë e rëndësishme të besosh ti që të marrësh nga mua". /CNA
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar për 13 ...
Bizneset dhe punonjësit në vendin tonë nuk janë duke e pre...
Gazetarja Anila Basha ka reaguar me tone të ashpra lidhur ...
Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e drejtuesve të shërb...
Mijëra besimtarë katolikë janë mbledhur këtë mbrëmje në sh...
Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca, që vjen edhe si bashkëm...
Drejtuesja e Faber Media & Production, Anxhela Faber ishte...
Seancat e shtyra nga Erion Veliaj me pretekste të njëpasnj...
Sot në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca gjyqësore...
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar ditën e sotme deklaratë...
Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në një takim të A...
Bordi i Transparencës ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj raportoh...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim në ...
Në takimin e sotëm me kryebashkiakët, kryeministri Edi Ram...
Një i paraburgosur ka ndërruar ditën e sotme në reanimacio...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Intelektuali dhe antifashisti Llazar Zai Fundo, një figurë...
Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryetarët socialistë ...
Partia Socialiste ka kërkuar këtë të premte përjashtimin n...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...