Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Arqipeshkvi Metropolit i Shkodrës, Imzot Giovanni Peragine, ka ndarë mesazh urimi drejtuar të gjithë besimtarëve katolikë për Pashkë.
Imzot Giovanni Peragine ka uruar besimtarët me fjalët “Paqja qoftë me ju”, ku shprehet se ky nuk është vetëm një urim, por dhurata e Pashkës në mënyrën më të plotë.
Arqipeshkvi i Shkodrës shprehet se një kohë që bota duket e mbushur me konflikte, tensione dhe dhunë, Paqja duhet të mbizotërojë mbi çdo formë përçarjeje.
Imzot Giovanni Peragine shton më tej se Paqja që Krishti na dhuron merr formë konkrete në gjestet e thjeshta dhe të përditshme.
Mesazhi i plotë:
Në zemër të Pashkës, ndërsa Kisha sodit misterin e Ngjalljes së Zotit, përmes këtij mesazhi më lejoni të hyj në shtëpitë tuaja për t’ju sjellë të gjithëve dhuratën që vetë Jezusi i Ngjallur ua dha dishepujve të tij: «Paqja qoftë me ju».
Kjo është një përshëndetje bekimi, një fjalë e thjeshtë, por e gjallë, që dëshiron të arrijë në çdo zemër dhe të bëhet prani konkrete në jetët tona.
Fjalët e të të Ngjallurit, «Paqja qoftë me ju», nuk janë thjesht një urim, por janë dhurata e Pashkës në mënyrën më të plotë: është Paqja që lind nga fitorja e Krishtit mbi mëkatin dhe vdekjen. Është një paqe që asnjë fuqi njerëzore nuk mund ta ndërtojë vetë, dhe që asnjë dhunë nuk do të mund ta shuajë kurrë përfundimisht.
Por, që kjo paqe të bëhet realitet në historinë dhe jetën tonë, ajo kërkon të pranohet, të ruhet dhe të jetohet.
Jetojmë në një kohë kur bota duket gjithnjë e më e përçarë nga konflikte, tensione dhe dhunë që rrezikojnë të na çojnë drejt një pike pa kthim. Edhe këtu, në qytetin tonë të Shkodrës, këto plagë nuk janë larg: ato pasqyrohen në marrëdhëniet e përditshme, në vështirësitë ekonomike, në lodhjen e familjeve, në keqkuptimet që mund të lindin mes fqinjëve, në shqetësimet e të rinjve dhe në vetminë e të moshuarve.
Megjithatë, qyteti ynë mbart në vetvete një histori të pasur me fe, bashkëjetesë dhe tradita të shëndosha, e cila nuk mund të errësohet nga këto hije. Pikërisht brenda kësaj jete konkrete, të përbërë nga drita dhe dobësi, tingëllon fuqishëm thirrja e Pashkës: «Paqja me ju». Le të bëhemi ndërtues të paqes dhe jo spektatorë të dorëzuar, burra dhe gra të afta për të ruajtur të mirën, për të rindërtuar marrëdhënie, për të mbrojtur me guxim dinjitetin e çdo personi dhe për të bërë që, forca e dashurisë dhe bashkimit të mbizotërojë mbi çdo formë përçarjeje.
Të jesh ndërtues paqeje do të thotë të zgjedhësh çdo ditë të kundërshtosh gjithçka që gjeneron urrejtje, shtypje dhe padrejtësi. Paqja që Krishti na dhuron është e thirrur të marrë formë konkrete në gjestet e thjeshta dhe të përditshme: në faljen e dhënë dhe të marrë, në zgjedhjen për të mos iu përgjigjur së keqes me të keqe, në aftësinë për të dëgjuar, për të pranuar dhe për të respektuar.
Le t’i hapim me guxim dyert, shpesh të mbyllura, të shtëpive dhe të bashkësive tona dhe ta pranojmë dhuratën e të Ngjallurit: «Paqja qoftë me ju».
Vetëm kështu Kisha jonë dhe qyteti ynë do të mund të bëhen shenjë e gjallë shprese, vend ku logjika e paqes dhe e faljes fiton mbi logjikën e dhunës dhe ku jeta e re e të Ngjallurit vazhdon të lulëzojë. Me këto ndjenja, ju uroj të gjithëve një Pashkë të shenjtë dhe të gëzueshme: «Paqja qoftë me ju». /CNA
Për të gjithë besimtarët orthodoksë, sot është e Shtuna e ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar për 13 ...
Bizneset dhe punonjësit në vendin tonë nuk janë duke e pre...
Gazetarja Anila Basha ka reaguar me tone të ashpra lidhur ...
Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e drejtuesve të shërb...
Mijëra besimtarë katolikë janë mbledhur këtë mbrëmje në sh...
Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca, që vjen edhe si bashkëm...
Drejtuesja e Faber Media & Production, Anxhela Faber ishte...
Seancat e shtyra nga Erion Veliaj me pretekste të njëpasnj...
Sot në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca gjyqësore...
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar ditën e sotme deklaratë...
Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në një takim të A...
Bordi i Transparencës ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj raportoh...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim në ...
Në takimin e sotëm me kryebashkiakët, kryeministri Edi Ram...
Një i paraburgosur ka ndërruar ditën e sotme në reanimacio...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Intelektuali dhe antifashisti Llazar Zai Fundo, një figurë...
Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryetarët socialistë ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...