"Grupet shqiptare veprojnë edhe nga Senegali"/ Softa: Afrika Perëndimore, një korridor i ri kriminal
Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa, i ftuar në "Syri...

Eksperti i Gjeoteknikës, Rrahman Kola, ka komentuar sot situatën në zonën e Dragostunjës, ku ndodhi edhe rrëshqitja e njërës faqe të kodrës, e për pasojë u krijuan vështirësi të shumta në qarkullim.
Kola tregoi fillimisht se rreth 25 vite më parë, kur kompania ndërtuese hapi themelet e mureve mbrojtëse prej betoni, u vu re një sasi e madhe uji dhe paqëndrueshmëri e shkëmbinjve konglometarë.
“Aty në vitin 1999-2000, kur firma ndërtuese MAVROVA hapi themelet e mureve mbrojtëse të betonit, kishte sasi të madhe uji dhe blloqet e shkëmbinjve konglomeratë kishin paqëndrueshmëri për arsye të çarjeve dhe pjerrësisë 25-39 gradë (këndi i rënies në drejtim të lumit)”,-shprehet eksperti.

Eksperti shton se edhe shpyllëzimi dhe erozioni i krijuar në shpatin e poshtëm kanë pasur ndikimin e tyre në këtë zhvendosje të tokës.
“Gjithashtu edhe në shpatin poshtë shpyllëzimi dhe erozioni bëjnë punën e vet nga prezenca e ujërave nëntokësore, vende-vende kemi edhe formacione të palidhura të cilat nga ngarkesa pësojnë zhvendosje sipas pjerrësisë së terrenit. Marrja e inerteve në lumë mbase ndikon, por shohim që nuk ka gërryerje në pjesën e shpatit. Hekurudha dikur ka pasur probleme aty, por vendi u mbush me gurë të mëdhenj. E njëjta situatë është edhe pa shkuar te stacioni i trenit në Xhyrë, por edhe aty u mbush me material drenazhues për të filtruar ujërat nëntokësore. Shohim shumë "kompetentë" që u ka ngelur në mendje fjala korrupsion, hajdut etj. Fizibilitetin e ka bërë ALTEA, ndërsa studimi gjeologjik i detajuar ka munguar”,-shpjegon Kola.

Sipas Kolës, një faktor tjetër mund të jetë edhe bllokimi i kanalit natyror të ujërave të shiut, veçanërisht në një periudhë si e kohëve të fundit, me reshje intensive të shiut.
“Tombinat me diametra të vegjël, në vendet ku rrjedh uji i shiut. Me sa dallohet aty ndoshta prej qindra vjetësh rrjedh uji i shiut, zona që po rrëshqet është ndërmjet dy ''përrenjve''. Prandaj rruga e vjetër ka dy ura, ato me pika blu, edhe hekurudha poshtë ka 2 ura, ato me pika të verdha, të cilat tek rruga e re, me aq sa duket, njëra është bllokuar fare tek ura që po shembet (ajo me pikë blu të madhe), ndërsa tek tjetra kanë ndërtuar një tombino me diametër rreth 1 metër. E kemi dëgjuar dikur shprehjen ''Kurrë mos i blloko kanalet natyrore ku rrjedh uji i shirave'. Kjo periudhë ka pasur shira të fortë mbi normalen, dhe uji i shiut kur nuk gjen rrugë të lirë për të kaluar hyn nën tokë, dhe në atë rast shërben si zbutës dhe lubrifikues që shkakton rrëshqitjen e dherave ose shkëmbinjve, kjo është gjë që dihet”,-tha Kola.
Eksperti shtoi se jo më kot, rregulli i vjetër i inxhinierëve të projektimit kërkonte edhe një interesim më të gjerë te banorët e zonës që i dinë specifikat, ndryshe nga projektet kompjuterike që përdoren në ditët e sotme.
“Prandaj dikur para projektimit të rrugëve, inxhinierët përveç studimit të hartave pyesnin edhe banorët e zonës për specifikat e veçanta të terrenit. Tani bazohen shumë vetëm në projekte kompjuterike”,-sqaron eksperti./CNA
Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa, i ftuar në "Syri...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjash...
Situata e rrëshqitjes në Dragostunjë në vendin e quajtur “...
Gazetari Artan Hoxha tha sot se vendit i nevojitet një str...
Më 3 janar 2018, një bankë në Shqipëri refuzoi transferimi...
Ditën e sotme në Apelin e GJKKO-së do të mbahet seanca për...
Inxhinieri Xhevair Ngjeqari komentoi rrëshqitjet masive që...
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli u shpre...
Analisti Andi Bushati tha sot se mënyra sesi po shkon proc...
Gazetari Bledian Koka tha këtë të hënë se skenari për zgje...
Gazetari Armand Shkullaku komentoi sot zhvillimet që lidhe...
Periudha e Kreshmës së Madhe, përveç se është një periudhë...
Gazetari Mentor Kikia tha sot se trajtimi i çështjes së zë...
Gazetarja Klodiana Lala ndau sot në emisionin “Të paekspoz...
Gazetarja Klodiana Lala tregoi këtë mbrëmje detaje të reja...
Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për s...
Në strukturën drejtuese të Gardës së Republikës kanë ndod...
Një udhëzim i ri i botuar në fletoren zyrtare i hap rrugën...
Në një kohë kur lëvizja e mjeteve është devijuar drejt rru...
Gjykata Kushtetuese vendosi sot të pranojë kërkesën e 1/5 ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...