
Gazetarja Klodiana Lala tregoi këtë mbrëmje detaje të reja lidhur me mbledhjen e zhvilluar sot në Këshillin e Mandateve për imunitetin e zëvendëskryeministres Belinda Ballukur, ku i pranishëm ishte edhe kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho.
E ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Lala tha se zhvillimi i mbledhjes me dyer të mbyllura ndodhi pikërisht sepse kështu u kërkua nga SPAK.
Po ashtu, Lala u ndal te argumentat e parashtruar nga Braho dhe veprat penale që u përmendën.
“Mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetit, u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi u kërkua kjo gjë nga SPAK. Prokurorët pretenduan se është çështje nën hetim dhe ekziston rreziku të dëmtohen provat dhe hetimi. Kërkuan mbledhje me dyer të mbyllura.
Ka patur përdorim të termit “35 vjet burg”. Zoti Braho, duke parashtruar argumentat, ka deklaruar se në momentet e para, kur është kërkuar dhe miratuar pezullimi nga ushtrimi i funksioneve për Ballukun, veprat penale kishin marzh dënimi deri në 10 vite. Por më pas prokurorët pretendojnë se kanë prova të reja që kanë rënduar pozitat e Ballukut, 9 episode, tuneli i Llogarasë, 7 lote të Unazës dhe koncesioni Thumanë-Kashar. Prokurorët kanë thënë hipotetikisht mund të dënohet deri në 35 vite. Pozita e zonjës Balluku është rënduar ndjeshëm. Pra ka qenë ky konteksti në të cilën kanë përodorur prokurorët frazën 35 vite burg.
Prokurorët, për të mbështetur kërkesën e tyre kanë paraqitur argumentin që Balluku mund të ndërhyjë për të prishur provat. Së dyti, ekziston rreziku të intimidohen dëshmitarë. Në këtë kontekst prokurorët kanë paraqitur përgjime, ku vartës të zonjës Balluku kanë folur mes njëri tjetrit, që ka dyshime që zonja Balluku po përdor njerëz me rekorde penale për të frikësuar dëshmitarët. Por nuk ka akuzë të re penale për intimidim të dëshmitarëve.
Prokurorët pretendojnë se kanë siguruar prova, që sipas tyre çojnë në dyshimin e arsyeshëm që Balluku po intimidon dëshmitarët.
Nuk ka një eksponent të krimit të organizuar të jetë përgjuar, por vartës që kanë pretenduar se janë shantazhuar nga njerëz me rekorde. Kur prokurorët ngrejnë këtë pretendim, është kusht shumë i fortë për të bindur Kuvendin për të dhënë autorizim.
Fillimisht kishte dyshime për një akuzë, tashmë ka disa lote dhe dyshime. Ka edhe dëshmi të njërës prej vartëseve, të Ballukut, që pretendon se tenderat i ka kryer nën urdhrat e Berberit, është e pandehur, pretendon se është kërcënuar për të tërhequr dëshminë ndaj Ballukut",-deklaroi Lala./CNA
Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për s...
Në strukturën drejtuese të Gardës së Republikës kanë ndod...
Një udhëzim i ri i botuar në fletoren zyrtare i hap rrugën...
Në një kohë kur lëvizja e mjeteve është devijuar drejt rru...
Gjykata Kushtetuese vendosi sot të pranojë kërkesën e 1/5 ...
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pa...
Të premten e kaluar u lançua në Ministrinë e Mjedisit “Pro...
Debatet vijojnë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve prej...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Seanca në Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit të...
GJKKO ka shpallur fajtor ish-policin Gentjan Hoxhalli, i c...
CNA e denoncoi një ditë më parë shembjen e urës tek “Arra ...
Rruga në zonën e Arrës së Gurrës, në Librazhd, nuk u hap a...
Teksa këtë të hënë u zhvillua seanca e radhës gjyqësore nd...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar se protesta e...
Qarkullimi do të vazhdojë të jetë i bllokuar në segmentin ...
Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 18 të arrestuarit në...
Kryeministri Edi Rama sapo ka zbritur në stadiumin e Korçë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me udhëtimin e ...
Avokati i Belinda Ballukut në mbledhjen e Këshillit të Man...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...