web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëmbim, ekzekutim dhe tufa me euro/ Publikohen pamjet e operacionit SPAK-Antimafia e Barit

26 Maj 2026, 12:41, Aktualitet CNA

Janë publikuar pamjet e operacionit të përbashkët mes Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë Distriktuale Antimafia e Barit (DDA).

Ky operacion çoi në zbardhjen e vrasjes së 26-vjeçarit italian Francesco Diviesit dhe zbulimit të grupit kriminal shqiptar të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, nga Italia në Shqipëri.

Në videon e mësipërme janë pamjet nga mbrëmja e datës 25 Prill 2025, ku Francesco Diviesti u përfshi në një konflikt, në një bar të Barletta-s dhe u dërgua brenda disa shpellave, pranë një zonë të izoluar në Murgia-n e sipërme, në Casosa di Puglia. Atje ai është qëlluar 5 herë nga dy pistoleta dhe më pas, i është vënë flaka brenda disa gomave, me qëllim që kufoma të digjej, sipas një metode të përdorur në vitet ’90, në këtë zonë.

Në kuadër të operacionit, GJKKO lëshOI 10 masa sigurimi personal, ndërsa 5 të tjera u lëshuan nga autoritetet gjyqësore italiane.  Këto masa janë vendosur ndaj 11 shtetasve shqiptarë, 4 italianë, (përfshirë 4 gra, të vendosura nën masën e arrestit në shtëpi dhe detyrim paraqitje).

Masat u ekzekutuan në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar në Tiranë, Fier, Vlorë (Shqipëri), në Barletta, në burgun e Romës dhe Agnani, (Itali) si dhe në Madrid (Spanjë).

Ndërkohë në kuadër të operacionit u caktua sekuestro preventive për 4 shoqëri tregtare, 8 automjete, 10 llogari bankare dhe shumën prej 680.595 euro, të cilat u sekuestruan nga Policia e Shtetit në 14 Nëntor 2024 në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit, pas informacionit të marrë nga Qëndra Operative DIA, Bari. /CNA





Lajmet e fundit nga