web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokurori i Barit: Grupet kriminale kanë njohuri shumë të mira teknologjike

26 Maj 2026, 11:43, Aktualitet CNA

Prokurori i Barit: Grupet kriminale kanë njohuri shumë të mira

Prokurori i Barit, Giussepe Gatti në konferencën për operacionin e përbashkët mes autoriteteve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Italisë, u shpreh se bandat e konfirmojnë nivelin kriminal në mënyrën se si kryejnë vrasje.

Ndër të tjera, shtoi se të dhënat e grumbulluara përgjatë hetimit, kanë zbuluar se këto grupe kriminale kanë dhe njohuri shumë të mira teknologjike.

Po ashtu tha se investimet dhe ato që fitojnë në Itali, i pastrojnë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Gatti theksoi se këto fenomene  nuk duhen nënvlerësuar por duhet të kenë vëmendjen e autoriteteve.

“Konfirmojnë nivelin kriminal duke kryer një vrasje. Merret dikush në një vend të caktuar dhe pastaj vritet. Këta grupe kriminale tregojnë edhe modele mafioze. Kemi dhe këtu një mafia që lidhet me kode të tyre edhe në mënyrën se si sillen. Është interesant në një pjesë të këtij hetimi se ai që akuzohet për këtë vrasje e justifikon këtë krim duke thënë se nuk u zbatuan rregullat jo të një kontrate por të një familje. Të dhënat kanë të bëjnë me modernen që do të thotë kanë dhe njohuri shumë të mira teknologjike. Investimet që bëjnë dhe më pas i transferojnë në Shqipëri për pastrimin e paligjshëm. Ky ishte një model sinergjik që bëmë së bashku dhe bëmë të mundur dhe lidhjen se si funksiononte ky fenomen. Vetëm duke punuar së bashku mund ta luftojmë. Ky fenomen do të ketë vëmendjen tonë nuk duhet nënvlerësuar”, u shpreh prokurori italian. /CNA





Lajmet e fundit nga