web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehet regjimi “41-bis/ Masa të ashpra sigurie për të dënuarit me rrezikshmëri të lartë

22 Maj 2026, 17:26, Aktualitet CNA

Rikthehet regjimi “41-bis/ Masa të ashpra sigurie për të

Pas pesë muajsh ndërprerje, në burgun e Peqinit është rikthyer zbatimi i regjimit të posaçëm të sigurisë së lartë “41-bis”.

Ky vendim synon të forcojë kontrollin ndaj të burgosurve që dyshohet se kanë lidhje me rrjete kriminale dhe që mund të vijojnë aktivitetin e tyre edhe nga qelitë.

Sipas raportimeve, personi i parë që është vendosur në këtë regjim është Sabah Nuzi, i akuzuar për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi, ngjarje e ndodhur disa vite më parë dhe e lidhur nga hetimet me një grup të strukturuar kriminal.

Ai është transferuar nga burgu i Fushë-Krujës drejt Peqinit, ku do të mbahet nën izolim të plotë dhe mbikëqyrje të rreptë, sipas rregullave të “41-bis”.

Ky regjim, i modeluar sipas praktikës italiane kundër mafias, parashikon kufizim maksimal të kontakteve me të burgosurit e tjerë dhe komunikim shumë të kontrolluar me jashtë.

Autoritetet e shohin rikthimin e kësaj mase si pjesë të përpjekjeve për të goditur krimin e organizuar dhe për të parandaluar drejtimin e aktiviteteve kriminale nga brenda burgjeve./ CNA





Lajmet e fundit nga