web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reshjet intensive të shiut/ Ndikim edhe te rezervuarët e Banjës dhe Moglicës

22 Nëntor 2025, 16:40, Aktualitet CNA

Reshjet intensive të shiut/ Ndikim edhe te rezervuarët e Banjës

Reshjet intensive të shiut të ditëve të fundit kanë ndikuar edhe te prurjet në rezervuarët e Banjës dhe Moglicës.

Sipas një njoftimi nga DHP, që operon Hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, në kuadër të Projektit Hidroenergjetik të Devollit, prurjet masive te ujit ka prekur ujëmbledhësin e lumit Devoll, ku aktualisht po kryhen shkarkime të kontrolluara.

“Nga data 18 nëntor 2025, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë prekur nga reshje masive shiu. Kjo ka prekur edhe ujëmbledhësin e lumit Devoll me prurje masive të ujit në rezervuarët e Banjës dhe Moglicës.

Aktualisht nga rezervuarët e Banjës dhe Moglicës kryhen shkarkime të kontrolluara të ujit, brenda parametrave të operimit normal. Shkarkimet kryen në përputhje me rregulloret e operimit të Digave të Banjës dhe Moglicës. Shkarkimet nga rezervuarët e Banjës dhe Moglicës kanë qenë shumë herë më të ulëta se prurjet në rezervuarët përkatëse.

DHP është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet dhe menaxhon situatën në zhvillim në koordinim me autoritetet”,-thuhet në njoftim./CNA





Lajmet e fundit nga