Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Presidenti Bajram Begaj zgjodhi Shkodrën për të përkujtuar Ditën e Alfabetit dhe 117-vjetorin e Kongresit të Manastirit ku u njehsua gjuha shqipe nga 14 nëntori deri më 22 nëntor të 1908-ës.
Në fjalën e tij në universitetin “Luigj Gurakuqi”, kreu i shtetit, Begaj, tha se Alfabeti dhe Kongresi i Manastirit na frymëzojnë për të ardhmen dhe se pa gjuhë nuk ka komb.
Presidenti Begaj tha se në ditët e sotme duhet një punë e madhe dhe projekte konkrete për ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe, e cila është në rrezik për deformim nga ndikimi i gjuhëve të huaja apo teknologjisë.
“Alfabeti ynë jo vetëm na bashkon, por është ai që na frymëzon për një të ardhme, të cilën ua kemi borxh fëmijëve tanë. Pa gjuhë nuk ka komb, pa gjuhë nuk ka shqiptari. Sot për herë të parë festohet Dita e Alfabetit në Shqipëri. Është nder të jem në Shkodër për të kremtuar një moment vendimtar në historinë e kombit shqiptar, Kongresin e Manastirit që njehsoi alfabetin shqip duke na mundësuar të jemi një komb me një zë dhe një gjuhë.
Kongresi i Manastirit nuk ishte vetëm Kuvend dijetarësh, por një akt i madh i bashkimit shpirtëror dhe kombëtar të shqiptarëve. Në vitin 1908 mendimtarë e atdhetarë u bashkuan në Manastir jo për të homogjenizuar shumëllojshmërinë, por për të na bashkuar përmes pasurisë sonë më të shtrenjtë, gjuhës shqipe. U dakordësuan me idealin e pashembullt për shqipen, t'u jepnin shqiptarëve një instrument të pashoq të zhvillimit kombëtar, alfabetin e gjuhës shqipe, mjetin e duhur për t’i bërë ballë asimilimit dhe afirmimit të kombit shqiptar me përhapjen e gjuhës shqipe. Që prej asaj kohe alfabeti ynë i ka shërbyer zhvillimit të kohezionit dhe kombit mes krahinave, fshatrave, qyteteve e traditave, por jo vetëm kaq, ai është mjeti që formëson kulturë e dije të secilit prej nesh dhe fuqizim të vendit tonë të bekuar.
Aty morën pjesë figura të shquara si Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Sotir Peqi, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajar Topolli, Parashevi Qirjazi e shumë tjerë. Ata lanë pas mospajtimet e vogla për t’u përqendruar në idealin e madh, idealin e bashkimit të kombit përmes gjuhës. Angazhimin ndaj vendimit të Kongresit të Manastirit dhe përkujtimi i ditës së njehsimit të Alfabetit tonë janë veçanërisht domethënës këtu në Shkodër nga ku mori udhë misioni i gjuhës shqipe, ku u shkruan dhe u shtypën librat e parë përmes alfabetit të shoqërisë Bashkimi, Shkodra i ka falur Shqipërisë dijetarë të shquar të gjuhës shqipe.
Gjuha është shenja e kombësisë. Është shpirti i një populli. Ajo mban kujtesën, zakonet, këngët, legjendat, mënyrën tonë të menduarit. Gjuha jonë shqipe është ndër më të vjetrat e Europës, që u ka mbijetuar pushtimeve, dallimeve dhe përpjekjeve për ta zhdukur. Asnjë fuqi e huaj nuk mundi ta shlyejë sepse ajo jetonte në zemrat e njerëzve, në fjalët e nënës, në këngët e trimave, në rrëfimet e të të urtëve. Shqipja na ka mbajtur gjallë si komb kur nuk kishim shtet, kur nuk kishim ushtri e as kufi të përcaktuar. Të ruash dhe të zhvillosh gjuhën shqipe është një akt patriotik po aq i rëndësishëm sa është mbrojtja e atdheut.
Para se të arrihej te Kongresi i Manastirit gjuha shqipe kishte kaluar në një rrugë të gjatë e të mundimshme. Ajo ishte shkruar me dhjetëra alfabete, kjo larmi tregon etjen e shqiptarëve për dije dhe për shkollim, për përpjekjen që gjuha e nënës të kishte zë në libra, në shkolla, në kulturë, por njëkohësisht shumëllojshmëria nuk i shërbente bashkimit kombëtar. Nuk mund të kishte libra të përbashkët, mësim të unifikuar as komunikim të qartë. Puna e patriotëve për gjuhën shqipe ka forcuar themelet e kombit tonë dhe ka lartësuar themelin e shenjtë të kohezionit kombëtar, alfabetin shqip që mbeti mjeti më i çmuar për të avancuar në shkencë, për të eksploruar potencialet tona kombëtare dhe për të krijuar një të ardhme për vendin, për rajonin dhe më shumë.
Besoj se në Shkodër mund të flasim më shumë se kudo për dialektet si lumenjtë e shqipes që e ushqejnë atë sepse jemi në zemrën e një dialekti si gegnishtja në formën e saj më të njohur në historinë e Shqipërisë, gegnishten e Shkodrës. Në këtët kuptim sfidat që kemi para nesh sot janë ato të mbrojtjes e zhvillimit të dialekteve e paralelisht me të mësimit dhe përdorimit korrekt të shqipes në bankat e shkollës, në auditorët e universiteteve, në media dhe rrjete sociale po ashtu edhe në institucione.
Çdo gjuhë, por veçanërisht ato që fliten nga një numër më i vogël bashkëkombësish si shqipja ditët e sotme janë në rrezik prej ndikimit të gjuhëve ndërkombëtare, por nga ana tjetër prej deformimeve që ndodhin nepërmjet komunikimit digjital. Profesorët e nderuar të universitetit të Shkodrës e dinë më mirë se kushdo se kush nuk e flet mirë gjuhën e vet do të jetë gjithmonë i kufizuar të mësojë gjuhë të tjera. Kush dëshiron të flasë një gjuhë të huaj duhet të dijë shumë mirë gjuhën amtare. Duhet të bashkëpunojmë dhe të nisim projekte që ndihmojnë shkrimin e kujdesshëm, me standarde të gjuhës tonë, përdorimin e mirë të alfabetit pa e dëmtuar në forma që nuk i përkasin apo e varfërojnë atë.
Kjo është një anë e medaljes sepse ana tjetër ka të bëjë me përdorimin e teknologjisë të të gjjtha llojeve nga ajo e komunikimit, tek inteligjenca artificiale, të cilat janë në shërbim të mësimit të shqipes kudo ku ka shqiptarë dhe në shërbim të projekteve inovatore për gjuhën dhe kulturën tonë.
Kongresi i Manastirit është triumf i aspiratave për bashkim dhe zhvillim të shqiptarëve dhe mbetet referencë e arritjeve të Shqipërisë pavarësisht kushteve dhe rrethanave. Sot ne kemi gjithçka që ata ëndërruan. Kemi Shqipërinë, kemi Kosovën, kemi arsim shqip, media shqip, teknologji shqip, por kemi edhe një detyrim të lartë ta ruajmë, ta mbrojmë dhe ta zhvillojmë më tej këtë trashëgimi të shenjtë të gjuhës sonë si shenja më e gjallë e identitetit shqiptar: një gjuhë, një shqiptari, një amanet.
Pa gjuhë s'ka komb, s’mund të ketë shqiptari pa gjuhën shqipe, pa shkronja shqipe e pa shkolla shqipe. Kongresi i Manastirit na mëson se bashkimi është forca që i jep kuptim çdo përpjekjeje kombëtare. Kemi sot si atëherë një komb që sheh përpara, që nderon rrënjët e veta dhe që beson në fuqinë e gjuhës, të dijes dhe të unitetit”, tha Begaj./ CNA
Në njërën prej lagjeve të fshatit Voskop të Bashkisë Korçë...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir...
Pas ndërprerjes së seancës prej dy orësh, zëvendëskryemini...
SPAK ka paraqitur pranë GJKKO-së kërkesën me objekt: “Gjyk...
Bashkia Kolonjë njofton qytetarët se për shkak të reshjeve...
Ministria e Mbrojtjes ka pasqyruar situatën në 10 qarqet e...
Kisha në fshatin Barbullojë vazhdon të jetë e përmbytur pr...
Reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë natës dhe orëve të pa...
Situata në zonën e Bregut të Matës vazhdon të jetë shqetës...
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe mëngjesit të so...
Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me mot të ashpër në qy...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka dalë nga ambiente...
Prurjet jashtëzakonisht të larta të lumit Devoll gjatë orë...
Pas drejtorëve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi ka mbërritur ...
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “Pezullimi i Ballukut...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe festohet çdo vit më 22 n...
Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti, në emisionin Kjo Javë ka...
Reshjet intensive të shiut kanë shtuar ndjeshëm prurjet në...
Pas dy ditësh pune intensive, është mbyllur argjinatura e ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...