web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Refuzohet kërkesa/ Gjykata lë në burg ish-luftëtarin e UÇK-së

9 Shtator 2023, 10:23, Aktualitet CNA

Refuzohet kërkesa/ Gjykata lë në burg ish-luftëtarin e

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Dritan Goxhajn, ish-luftëtarin e UÇK-së të arrestuar në Tiranë për llogari të Gjykatës Speciale.

Avokati, Bashkim Nikolla kërkoi lirimin e menjëhershëm të Goxhajt për shkak se sipas tij ka kaluar afati 40-ditor, kërkesë kjo që është refuzuar nga Gjykata. 

“Kërkesa jonë për ndërrimin e gjyqtares është hedhur poshtë si e pabazë. E gjitha kjo e ka emrin pengmarrje, jo ekstradim, ka deklaruar Goxhaj në seancë”, citoi Nkolla.

Kujtojmë se, Goxhaj akuzohet për "Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”./ CNA





Lajmet e fundit nga