Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Nuk duhet të ketë qenë e lehtë për Edi Ramën të lexojë dosjet e Charles McGonigal, ish-shef në FBI, që u arrestua pas pagesave të padeklaruara nga rusë dhe shqiptarë.
14 herë përmendet “kryeministri i Shqipërisë” në dosje, ku jepen detaje për udhëtimet e amerikanit në Shqipëri, takimet, paratë e paguara dhe shërbimet që i bëri Edi Ramës, një pjesë të padeklaruara, siç ia kërkon ligji.
Që Rama ka reflektuar për atë që ka ndodhur, e tregon edhe ndryshimi i shprehive të tij nga shtatori i vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti.
Kështu, kur doli për herë të parë lajmi se një amerikan i FBI-së po hetohej për financim nga lobistë të huaj dhe aty përmendej emri i Edi Ramës, ky i fundit nuk pati ndonjë tutje. Përkundrazi, gjatë një bisede në rrjetet sociale e quajti amerikanin me një lloj mburrjeje “miku im”. Poshtë, përgjigjja e plotë:
“Nuk ka asnjë faj, cilët rus të mitë? Shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA, është çështja e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA, nuk bëhet drejtësia kështu. Pres shumë më tepër se kaq, i pres të gjitha. Është e tmerrshme për këtë popull, për gjithë ato që ne i konsiderojmë vlera shqiptare, është e tmerrshme. Nuk kam ça të them më shumë se kaq, bëhet fjalë për një çështje që nuk ka asnjë lidhje me qeverinë shqiptarë. Nuk ka asnjë biznes të çfarëdollojshëm”, tha Rama në shtator të vitit 2022.
Por tani që gjërat u bënë serioze, tani që McGonigal u arrestua dhe për të dolën të dhëna të tjera komprometuese, tani Rama e ka ndryshuar të folurën. McGonigal nuk është më “miku im”, por “një zyrtar i FBI-së” me të cilin nuk ka asnjë lidhje.
“Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI-së për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje”, tha Rama të martën.
Nuk është e zakonshme për Edi Ramën që të mohojë miqësinë me ata që kanë pasur probleme me drejtësinë. Dhe miq të tillë, Rama ka pasur shumë.
Rama e mbrojti deri vonë mikun e tij Vangjush Dako, pas përgjimeve të dosjes 339. Rama e mbrojti Saimir Tahirin, pasi prokuroria i kërkoi heqjen e imunitetit, e kështu me radhë, ka mbrojtur Elvis Roshin, Arben Ndokën, Lefter Kokën, Ilir Beqen, etj., në problemet që këta kanë pasur me drejtësinë.
Diferenca është se në këtë rast përballë është drejtësia amerikane, jo ajo shqiptare. Nëse Charles McGonigal pranon të rrëfejë se përse i ka marrë paratë, Rama mund të ketë bërë një hap fals, për të cilin duhet të japë llogari./LAPSI
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një video të regj...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka kallëzuar penalisht ...
Në vitin 2022, numri i gazetarëve të vrarë në mbarë botën ...
Prej vitesh Bashkimi Europian nuk po avancon me përpjekjet...
Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për luftimin e Drogave...
Kryeministri Edi Rama mohoi të kishte lidhje me hetimet, k...
Eksperti i Sigurisë, Ervin Karamuço, ka folur për lidh...
Një denoncim i fortë është bërë mbrëmjen e sotme nga a...
Gazetari Artan Hoxha ka kërkuar që ish-ministri i Bren...
Të mërkurën, ish zyrtari i lartë i kundërzbulimit të F...
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Beli...
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, ka mbaj...
Opozita e drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta prit...
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, ka treguar takimin me A...
Deputeti Gazment Bardhi ka bërë me dije se i është dre...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga Komision...
Në procesin e monitorimit dhe shqyrtimit të përmbajtje...
Charles McGonigal u bë një nga zyrtarët më të lartë të FBI...
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Kryeministri fëmijë...
Sipas parashikimit të motit nga Instituti i Gjeoshkenc...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...