Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Prej vitesh Bashkimi Europian nuk po avancon me përpjekjet e veta për kthimin e azilkërkuesve pa të drejtë qendrimi. Tani Komisioni i BE-së në Bruksel ka ndërmarrë një nismë duke paraqitur një projektstrategji të re. Kjo ka të bëjë me faktin, se numri i hyrjeve të parregullta në BE në vitin 2022 është rritur, deklaroi komisarja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johannsson, gjatë prezantimit të këtij projekti.
Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve nuk kanë arsye për azil, megjithatë shumë prej tyre paraqesin kërkesë për azil. 920.000 kërkesa për azil janë paraqitur në vitin 2022 sipas Komisionit të BE-së. Kjo është një rritje me gati 50 për qind kundrejt një viti më parë. "Kjo e vë nën presion të jashtëzakonshëm sistemin tonë të azilimit dhe kapacitetet e pranimit", tha Johansson.
Në vitin 2019, sipas të dhënave të Komisionit të BE-së, janë kthyer 29 për qind e atyre njerëzve, të cilët duhej të largoheshin nga shtetet e BE-së. Më 2021 kuota ishte 21 për qind. Autoriteti i BE-së në vitin 2018 kishte shpallur si objektiv kthimin e rreth 70 për qind personave pa të drejtë qendrimi.
Për të rritur numrin e të kthyerve, BE-ja do të arrijë që vendet anëtare të bashkëpunojnë në mënyrë të koordinuar. Për këtë komisioni ka krijuar një strukturë të vetën brenda Agjencisë për Mbrojtjen e Kufirit Frontex. Kjo strukturë drejtohet nga koordinatorja për kthimin Mari Juritsch, e cila është në detyrë që nga maji 2022.
"Kthimet janë përgjegjësi e përbashkët", tha Juritsch. Kryesisht duhet të bëhen më shumë kthime në vendet e treta, në të cilat nuk ka pengesa të mëdha politike apo probleme me të drejtat themelore.
Projektstrategjia përmban disa propozime. Krahas forcimit të bashkëpunimit, që duhet të përshpejtojë rrjedhën e procedurave, është planifikuar, që migrantët të mbështeten profesionalisht në rrugën e riintegrimit në vendin e origjinës. Gjithashtu i tërë procesi do të digjitalizohet.
Shumica e kërkesave për azil, sipas Johansson, janë paraqitur në Gjermani, Francë, Spanjë dhe Austri. Në raport me numrin e popullsisë Qiproja, Austria dhe Greqia janë të mbingarkuara. Për bashkëpunimin me vendet e treta për kthimin do të diskutojnë të enjten (25.01.2023) edhe ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së gjatë takimit të tyre në Stokholm./DW
Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për luftimin e Drogave...
Kryeministri Edi Rama mohoi të kishte lidhje me hetimet, k...
Eksperti i Sigurisë, Ervin Karamuço, ka folur për lidh...
Një denoncim i fortë është bërë mbrëmjen e sotme nga a...
Gazetari Artan Hoxha ka kërkuar që ish-ministri i Bren...
Të mërkurën, ish zyrtari i lartë i kundërzbulimit të F...
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Beli...
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, ka mbaj...
Opozita e drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta prit...
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, ka treguar takimin me A...
Deputeti Gazment Bardhi ka bërë me dije se i është dre...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga Komision...
Në procesin e monitorimit dhe shqyrtimit të përmbajtje...
Charles McGonigal u bë një nga zyrtarët më të lartë të FBI...
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Kryeministri fëmijë...
Sipas parashikimit të motit nga Instituti i Gjeoshkenc...
Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, ka zhvilluar një takim m...
Policia ka arrestuar shtetasin Ivzi Hoxha pasi në një emis...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Beriaha, në një dalje...
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, e ka quajtur të padrej...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...