Pas letrës publike, protestuesi Erlis Sina i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili në mesazhin e tij theksonte se nuk ishte armiku, por miku i tij.
Në përgjigjen e tij të detyruar ndaj kryeministrit, Sina i drejtohet kryeministrit: Unë nuk jam si ti!
Përmes përgjigjes së tij, protestuesi e ka akuzuar për vjedhjen e votës, grabitjen e pronës, shkatërrimin e dinjitetit dhe vjedhjen e së ardhmes së një brezi të tërë.
Reagimi i protestuesit
Përgjigje e detyruar për Edi Ramën!
UNË NUK JAM TI!
Mos më thuaj se te fotografia ime sheh veten tënde.
Unë nuk jam ti.
Unë nuk jam ai që ka pushtetin prej vitesh në dorë.
Nuk jam ai që firmos vendime që ndryshojnë jetët e njerëzve.
Nuk jam ai që kontrollon institucionet, buxhetet dhe fatet e këtij vendi.
Ti je.
Prandaj mos guxo të më thuash se halli im është si halli yt.
Ti nuk je viktima e halleve të mia.
Ti je autori i tyre.
Je autori i emigrimit të mijëra të rinjve që nuk panë më të ardhme në Shqipëri.
Je autori i padrejtësive që i detyrojnë njerëzit të largohen nga vendi i tyre.
Je autori i arrogancës së një pushteti që nuk dëgjon më askënd përveç vetes.
Kur thua se ke frikë nga ata që mund t’i bëjnë keq Shqipërisë, harro një gjë:
Nuk ka humnerë më të thellë se vjedhja e votës.
Nuk ka humnerë më të thellë se grabitja e pronës.
Nuk ka humnerë më të thellë se shkatërrimi i dinjitetit.
Nuk ka humnerë më të thellë se vjedhja e së ardhmes së një brezi të tërë.
Mijëra njerëz nuk mbushin sheshet sepse i manipulon algoritmi.
Nuk protestojnë sepse ua kërkojnë influencerat.
Nuk zemërohen sepse ua dikton opozita.
Ata dalin në shesh sepse jetojnë realitetin çdo ditë.
Sepse paguajnë faturat.
Sepse kërkojnë punë.
Sepse presin në spitale.
Sepse shohin fëmijët të largohen.
Sepse ndihen të huaj në vendin e tyre.
Dhe kur ti përpiqesh t’i paraqesësh si turmë të përdorur, nuk po i kupton.
Po i përçmon.
Fotografia ime në murin tënd më bën pis.
Mos e përdor për të larë përgjegjësitë e tua.
Mos e përdor për të fshehur dështimet e tua.
Mos e përdor për të ndërtuar historinë tënde si shpëtimtar.
Unë nuk jam ti.
Dhe nëse jam në shesh, nuk jam aty sepse më ka mashtruar dikush.
Jam aty sepse e di shumë mirë kush më ka sjellë deri këtu./ CNA
Janë kryer disa emërime të reja në strukturat vendore të P...
Shpallen fituesit e drejtuesve të policisë në qarqet Kukës...
Prej trei netësh radhazi një grup protestuesish kanë qëndr...
Në kantierin e aeroportit të Vlorës vijojnë tensionet mes ...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Gi...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh të gjatë dre...
Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci në një dalje televizive ...
Mijëra qytetarë u grumbulluar këtë të hënë që prej orës 19...
Për rreth një orë protestuesit vijojnë marshimin në rrugët...
Aktivisti Andi Tepelena në një prononcim live për emisioni...
Protestuesit në ditën e 23-të të protestës kanë nisur mars...
Në ditën e 23-të të protestës vijojnë fjalimet e protestue...
Në ditën e 23-të të protestës, njëra nga të pranishmet tha...
Pasditja e kësaj të hënë, e shoqëruar edhe me reshje kalim...
Aktivisti dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj ka pub...
Në ditën e 23-të të protestës kundër qeverisë dhe kryemini...
Gazetari Basir Çollaku tha sot se sipas disa informacionev...
Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, vizitoi Kor...
Këtë të hënë po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 23-të...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Gi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...