web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Valë emërimesh/ Policia “trazon” strukturat vendore

23 Qershor 2026, 09:33, Aktualitet CNA

Janë kryer disa emërime të reja në strukturat vendore të Policisë së Shtetit, duke prekur drejtoritë në Durrës, Shkodër dhe Lezhë.

Sipas vendimeve më të fundit, kryekomisar Idris Daulle është emëruar në detyrën e zëvendësdrejtorit për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Ndërkohë, kryekomisar Erion Duma është caktuar në pozicionin e Shefit të Komisariatit të Policisë Shkodër, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Në të njëjtën drejtori, komisar Klodjan Çeka është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, ndërsa komisar Sokol Myrta do të drejtojë Komisariatin e Policisë Mirditë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë./ CNA





Lajmet e fundit nga