Përfundojnë rreth dy orë fjalime përpara Kryeministrisë/ Protestuesit nisin marshimin në Tiranë
Protestuesit në ditën e 23-të të protestës kanë nisur mars...

Aktivisti Andi Tepelena në një prononcim live për emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka thënë se nuk ka një ultimatum ndaj kryeministrit Rama.
Tepelena tha se ultimatumi nuk ka qenë i iniciuar nga grupi koordinues i protestës.
Aktivisti u shpreh se Rama do të jetë i detyruar të japë dorëheqjen dhe të dëgjojë vullnetin e popullit.
Më tej, në prononcimin e tij, aktivisti tregoi se grupet e interesit në protestë do të krijojnë një asamble qytetare me përfaqësues që do të shërbejë për një qeveri teknike.
“Ne grupi koordinues bëmë sot një hap të parë. Nuk kemi bërë ultimatum ndaj kryeministrit Edi Rama. Në rrjetet sociale ka kakofoni mesazhesh, por kjo është një lëvizje e decentralizuar, horizontale, e përbërë nga qindra grupe sociale. Ultimatumi nuk ka qenë e iniciuar nga grupi koordinues i protestës. Ky është një proces deri sa ai të japë dorëheqjen. Do të jetë një proces i gjatë, pak i lodhshëm, por në fund të tunelit do të ketë dritë. Edi Rama do të jetë i detyruar të japë dorëheqjen dhe të dëgjojë vullnetin popullor. Ky shesh do të shërbejë si hambar idesh. Ky shesh është i përfaqësuar nga grupe të ndryshme interesi si ekonomia, ligjet, siguria, mjedisi, kultura dhe të tjera. Këto grupe interesi do të konsultohen mes tyre, do të nxjerrin përfaqësues dhe do të krijojmë një asamble qytetare, e cila do të përmbajë përfaqësues të këtyre grupeve të interesit. Do të jetë një proces sa më demokratik, ku të përfshihet çdo qytetar dhe çdo grup interesi, ku do të sjellin problematikat që kanë dhe rrugëzgjidhjet përkatëse. Do të jetë një laborator idesh, krahas kërkesës për dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit. Kryesisht do të jemi të orientuar drejt njerëzve jo partiakë në këtë fazë, e cila do të shërbejë në funksion të një qeverie teknike që ne kërkojmë të jetë jo partiake, të paktën për një periudhë njëvjeçare, për të bërë një kod zgjedhor të duhur dhe që partitë e vjetra dhe të reja të reformohen brenda një viti. Tentativat për përçarje nuk i marrim seriozisht. Këtu janë të ftuar të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë politike. Feja e shqiptarëve është shqiptaria. Çdo tentativë përçarjeje është e kotë dhe do të dështojë. Njerëzit janë çdo ditë në shesh, dhe nesër do të ketë protestë nga sindikatat. Çdo ditë do të ketë risi që do ta fuqizojnë protestën, për të arritur objektivin që të dalin në shesh 1 milion shqiptarë. Dhe atëherë nuk do të ketë Ramë që t’i bëjë ballë 1 milion shqiptarëve që do të jenë aty për të kërkuar dorëheqjen. Ky do të jetë një moment kur e gjithë Shqipëria do të jetë në shesh për të kërkuar dorëheqjen, dhe nuk do të jetë i largët. Qytetarët shqiptarë duhet të kenë besim. Ky është një proces pa kthim”, tha Tepelena.
Protestuesit në ditën e 23-të të protestës kanë nisur mars...
Në ditën e 23-të të protestës vijojnë fjalimet e protestue...
Në ditën e 23-të të protestës, njëra nga të pranishmet tha...
Pasditja e kësaj të hënë, e shoqëruar edhe me reshje kalim...
Aktivisti dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj ka pub...
Në ditën e 23-të të protestës kundër qeverisë dhe kryemini...
Gazetari Basir Çollaku tha sot se sipas disa informacionev...
Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, vizitoi Kor...
Këtë të hënë po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 23-të...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Gi...
Bashkia e Vlorës ka ndarë këtë të hënë një njoftim lidhur ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka reaguar pas takim...
Shoqëria "Riviera Kakome" sh.p.k. ka reaguar pas heqjes së...
Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, me një gjuhë skandalo...
Ish-ministri Ylli Pango është paraqitur në ambientet e Gjy...
Ndryshime të tjera janë paralajmëruar në Policinë e Shteti...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar një moc...
Komisioni i Etikës ka vendosur përjashtimin me 30 ditë nga...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi takimin mes Kryeminis...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj Kryeminis...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...