Dosja "Partizani"/ Ylli Pango në GJKKO: Nuk mbaj mend detajet e privatizimit
Ish-ministri Ylli Pango është paraqitur në ambientet e Gjy...
Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, me një gjuhë skandaloze shumë larg asaj të një ministri, i drejtohet me tone fyese dhe linçuese një artisti.
Në këtë rast bëhet fjalë për tenorin Armaldo Kllogjeri. Për shkak të pjesëmarrjes së këtij të fundit në protestë dhe akuzave për heqje nga puna, Gonxhja ka publikuar një foto të Kllogjerit ku tregohet edhe gjuha fyese e përdorur ndaj tij.
“Zotëria jote ishte pjesë e një institucioni si Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, ku paguheshe me taksat e shqiptarëve për të kënduar, por e le punën dhe ike në një 'reality show' për të urinuar para kamerave. Mbasi mbarove urinimin deshe të rikthehesh në Opera, po kjo nuk kishte si të ndodhte dhe prandaj ti nuk do që Shqipëria të futet në BE, sepse në BE tenorët nuk paguhen për të urinuar në publik, po për t’i dhuruar publikut emocionet e artit klasik”, shkruan Gonxhja.

Ky veprim është dënuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, përmes një reagimi në rrjetet sociale.
Vokshi shkruan se sulmi i ministrit ndaj artistit Kllogjeri është një akt i turpshëm dhe i dënueshëm. Sipas saj, ai është dëshmi e qartë e arrogancës së pushtetit në ikje.
Postimi i plotë:
Si mund të ndodhte ndryshe?
Nuk janë në pushtet falë meritës apo votës së lirë por falë aleancës me krimin e organizuar, patronazhimit, frikësimit të qytetarëve dhe kapjes së shtetit. Ndaj sot guxojnë të sulmojnë artistë, gazetarë dhe çdo qytetar të lirë që nuk i bën fresk e nuk i këndon pushtetit dhe nuk duartroket dështimet e tij.
Sulmi i ministrit Blendi Gonxhja, linçimi publik, etiketimet dhe sulmet personale ndaj Maestros Armaldo Kllogjeri, një artisti të njohur ndërkombëtarisht, vetëm pse mori pjesë në protestë dhe kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit, është një akt i turpshëm dhe i dënueshëm. Ai është dëshmi e qartë e arrogancës së pushtetit në ikje.
Ora e llogaridhënies po afron!
Do të jepni llogari për cdo votë të dhunuar, për korrupsionin galopant, për largimin masiv të të rinjve, për kapjen e institucioneve, për lidhjet me grupet kriminale dhe për shkatërrimin e standardeve demokratike në vend.
Shqipërinë europiane do ta ndërtojnë njerëzit e lirë, ata që vrarë frikën dhe sot po mbushin sheshet në Shqipëri dhe kudo në botë për të rrëzuar regjimin. /CNA
Ish-ministri Ylli Pango është paraqitur në ambientet e Gjy...
Ndryshime të tjera janë paralajmëruar në Policinë e Shteti...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar një moc...
Komisioni i Etikës ka vendosur përjashtimin me 30 ditë nga...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi takimin mes Kryeminis...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj Kryeminis...
Gazetari Osman Stafa ka kallëzuar në polici se është sulmu...
Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin për përjashtimi...
Në prag të zhvillimit të provimit të fundit të Maturës Sht...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka bërë nj...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me situatën n...
Një grup protestuesish kanë kaluar sërish natën në sheshin...
Ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango, është paraqitur këtë ...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të presë sot në Pa...
Janë regjistruar sërish tensione ditën e sotme në aero...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një ...
Një konflikt mes disa qytetarëve dhe një gazetari është re...
Teksa hapësira për të parkuar në kryeqytet sa vjen e po zv...
Nis marshimi i mijëra qytetarëve që janë mbledhur sot për ...
Protestuesit shqiptarë po vijojnë prej më shumë se dy orës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...