Ironizon Balla: Njihuni me udhëheqësit e "Shqipërisë e re"
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka bërë nj...

Në prag të zhvillimit të provimit të fundit të Maturës Shtetërore 2026, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë thirrje maturantëve të respektojnë me korrektësi rregulloren e provimeve, duke rikujtuar se përdorimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera inteligjente është rreptësisht i ndaluar në ambientet e testimit.
Përmes një mesazhi në rrjete sociale drejtuar maturantëve dhe administratorëve të provimit, ministrja shprehu keqardhjen për 29 nxënës që janë përjashtuar nga provimet e Maturës Shtetërore gjatë tri testimeve të para për shkak të shkeljes së rregullores.
“Keqardhje për 29 maturantë që janë përjashtuar gjatë tri provimeve të para për shkelje të rregullores, duke humbur mundësinë për të vijuar provimet e Maturës Shtetërore dhe duke vënë në rrezik regjistrimin në universitet për këtë vit akademik, por respektimi i rregullave është tepër i rëndësishëm dhe i panegociueshëm”, u shpreh ministrja.
Ajo vuri në dukje se respektimi i rregullave, qetësia dhe përqendrimi mbeten faktorët kryesorë për arritjen e rezultateve sa më të mira.
“Të dashur maturantë, respektoni me përgjegjësi të gjitha rregullat e përcaktuara dhe ndiqni udhëzimet e administratorëve. Qetësia, përqendrimi dhe korrektësia janë elementët kyç për rezultate sa më të larta”, theksoi Kumbaro.
Matura Shtetërore 2026 administrohet në 144 qendra provimesh, me mbi 2000 mësues administratorë dhe 170 monitorues nga Ministria e Arsimit. Provimi i lëndëve me zgjedhje përmbyll procesin e testimeve kombëtare, rezultatet e të cilave do të shërbejnë si bazë për aplikimet dhe pranimin në institucionet e arsimit të lartë.
Më herët, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka deklaruar se këtë vit janë shtuar masat për mbarëvajtjen e procesit, si edhe penalitetet për maturantët që shkelin rregulloren dhe administratorët./ CNA
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka bërë nj...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me situatën n...
Një grup protestuesish kanë kaluar sërish natën në sheshin...
Ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango, është paraqitur këtë ...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të presë sot në Pa...
Janë regjistruar sërish tensione ditën e sotme në aero...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një ...
Një konflikt mes disa qytetarëve dhe një gazetari është re...
Teksa hapësira për të parkuar në kryeqytet sa vjen e po zv...
Nis marshimi i mijëra qytetarëve që janë mbledhur sot për ...
Protestuesit shqiptarë po vijojnë prej më shumë se dy orës...
Mijëra qytetarë kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë në di...
Qindra shqiptarë në Frankfurt të Gjermanisë janë grumbullu...
Një grup shqiptarësh në Bazel të Zvicrës po protestojnë kë...
Pasditen e kësaj të diele ka nisur protesta qytetare e rad...
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndarë sot nj...
Raportimi i kronikës kërkon shpejtësi, por edhe përgjegjës...
Kriminaliteti në Shqipëri nuk është një bllok i vetëm. Ai ...
Komuniteti Hebraik Shqiptar ka reaguar lidhur me incidenti...
Kur një vrasje, një atentat apo një grabitje e dhunshme zë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...