Ministri i Kulturës me gjuhë skandaloze ndaj artistit
Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, me një gjuhë skandalo...

Shoqëria "Riviera Kakome" sh.p.k. ka reaguar pas heqjes së gardhit rrethuar në plazhin e Kakomesë ditën e djeshme.
Me anë të një reagimi zyrtar, shoqëria shprehet se ky është një truall privat i shitur nga shteti dhe i pajisur me leje ndërtimi nga KKT.
Në lidhje me veprimin e djeshëm, shoqëria "Riviera Kakome" e cilëson si dhunë shkatërrimtare dhe shprehet se kanë sistemuar provat për ndjekjen penale të personave përgjegjës.
Shoqëria shprehet se hyrja dhe përdorimi i plazhit ka qenë gjithmonë i lirë.
Reagimi i shoqërisë "Riviera Kakome"
Ditën e djeshme, e diel 21 Qershor, disa dhjetra njerëz të pajisur me vare dhe mjete të tjera shkatërrimtare vërshuan në truallin privat të Kakomesë duke shkatërruar gjithçka mundën.
Megjithëse porta ishte e hapur, e shkatërruan, vazhduan me rrethimin, kabinën e rojeve dhe gjithcka që gjetën përpara.
Shoqëria Riviera Kakome shpk e denoncon këtë dhunë shkatërrimtare kundrejt një trualli privat të shitur nga shteti dhe një rrethimi të pronës të bërë me leje ndërtimi të lëshuar nga KKT. Kemi sistemuar provat për ndjekjen penale të personave përgjegjës. Besojmë që organet e ligjit do të bëjnë detyrën duke dënuar keqbërësit në mënyrë që akte të tilla të mos përsëriten.
JUSTIFIKIMI I DHUNËS
Është për të ardhur keq që dikush e justifikon dhunën me faktin që njerëzve ju është mohuar e drejta për të shkuar në plazh. Është një arsye e pavërtet, e sajuar. Njerëzve kurrë nuk u është mohuar e drejta për të shkuar në plazh. Mbas dhënies së lejes së ndërtimit dhe rrethimit të truallit privat u është ndaluar hyrja në pronën private.
Ndërsa vajtja në plazh ka qënë gjithnjë e mundur në rrugën përgjatë rrethimit e cila ekziston prej shumë kohe. Hyrja dhe përdorimi i plazhit ka qënë gjithnjë e lirë. Gjithashtu e konsiderojmë të rëndë faktin që ndonjë media justifikon dhunën me shprehje të tilla si’banorë të Nivicës, pronarë të tokave në Kakome, kanë shembur rrethimin” E konsiderojmë të papërgjegjshme një shprehje të tillë, mbasi është detyrë e cdonjërit që publikon dicka, të analizojë fillimisht të vërtetën.
E kemi shpjeguar më parë, por na duket me vend ta përsërisim “Të vërtetën mbi Kakomenë”. Nuk ka banorë të Nivicës pronarë të tokës në Kakome. Po ju bëjmë me dije përsëri cfarë ka ndodhur. Kontestimi i grupit të vetëquajtur Bashkësia e fshatit Nivicë për njohjen e disa pronave, të cilësuara “ ish Kullota” të ndodhura 10-15 km larg fshatit, padrejtësish pa asnjë arsye, bllokoi projektin e resortit në Kakome.
Së pari duhet të dihet që pretendimi i tyre u rrëzua si i pabazë në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor. Por më interesant është një fakt tjetër. Në kërkesën për njohjen e pronave, ish kullota, nga banorët e Nivicës, shkruheshin qartë kufijtë e pronave të pretenduara dhe konkretisht: “ Kufirin Perëndimor i kullotave ishte Manastiri i Kakomesë”(sipas tyre bazuar në një marrëveshje me shtetin turk në kohën para pavarësisë).
Ndërkohë, mjafton të shihni hartën, për të konstatuar lehtësisht, që trualli i Kakomesë fillon disa qindra metra më në perëndim të Manastirit.
Në konkluzion: Banorët e Kakomesë nuk kanë qënë kurrë pronarë të truallit të Kakomesë, dhe as pretendues të pronësisë. Fatkeqësisht mesa duket, banorët e fshatit Nivicë nuk duan t’ja dinë për të vërtetën, mbasi u pëlqen të rrëmbejnë tokat private që të tjerët i kanë blerë. Po roli i shtetit? Theksojmë që ndodhi të tilla dhune ndaj pronave private, rojeve private, objekteve të ndërtuara me leje ndërtimi, shkelin rëndë ligjin dhe rrisin pasigurinë për investime në vend.
Pasiguria për investime, mos mbrojtja e tyre nga dhunuesit, dëmton rëndë zhvillimin e turizmit dhe të vetë këtyre rajoneve të vendit. Për më tepër gjenerohen edhe konflikte sociale, të cilat shteti ka detyrën ti evitojë. Për këto arsye kërkojmë nga institucionet e shtetit të bëjnë detyrën e tyre, duke dënuar së pari shkaktarët e këtyre dhunimeve të pronës, të ligjit dhe të rendit.
Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, me një gjuhë skandalo...
Ish-ministri Ylli Pango është paraqitur në ambientet e Gjy...
Ndryshime të tjera janë paralajmëruar në Policinë e Shteti...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar një moc...
Komisioni i Etikës ka vendosur përjashtimin me 30 ditë nga...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi takimin mes Kryeminis...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj Kryeminis...
Gazetari Osman Stafa ka kallëzuar në polici se është sulmu...
Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin për përjashtimi...
Në prag të zhvillimit të provimit të fundit të Maturës Sht...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka bërë nj...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me situatën n...
Një grup protestuesish kanë kaluar sërish natën në sheshin...
Ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango, është paraqitur këtë ...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të presë sot në Pa...
Janë regjistruar sërish tensione ditën e sotme në aero...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një ...
Një konflikt mes disa qytetarëve dhe një gazetari është re...
Teksa hapësira për të parkuar në kryeqytet sa vjen e po zv...
Nis marshimi i mijëra qytetarëve që janë mbledhur sot për ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...