Pas ministrit të Mbrojtjes/ Shkarkimi i radhës nga Zelensky trondit ushtrinë ukrainase
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Partia Demokratike ka denoncuar marrëveshjen e qeverisë për projektin "Smart City", duke e cilësuar atë si një procedurë pa garë dhe me kosto të fryra artificialisht deri në 80 milionë dollarë. Sipas zëdhënëses për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, kontrata për 8,657 pajisje monitoruese dhe softuerë rezulton shumë herë më e shtrenjtë se referencat ndërkombëtare.
PD shprehu shqetësimin se përveç shpërdorimit të fondeve përmes borxhit 118 milionë dollarësh, projekti krijon një mekanizëm survejimi masiv të qytetarëve pa garanci për privatësinë.
Opozita kërkoi transparencë të plotë, auditim ndërkombëtar të kostove dhe garanci ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale.
“Në mars të vitit 2025, qeveria dërgoi në Kuvend për ratifikim një kredi prej 118 milionë dollarësh nga Fondi i Abu Dhabit, me afat shlyerjeje 15-vjeçar dhe interes 4 për qind në vit.
Në vend që këto para të investohesshin për nevojat urgjente të qytetarëve shqiptarë, ato do të përdoren për të financuar një kontratë gjigante që do t’i jepet pa tender, pa garë dhe pa transparencë kompanisë 'Presight Al Ltd', e lidhur me grupin 'G42' nga Abu Dhabi.
Vlera reale e kontratës arrin në rreth 140 milionë dollarë me TVSH, ndërsa analiza e kostove ngre dyshime serioze se projekti është fryrë artificialisht deri në 80 milionë dollarë.
Sipas dokumenteve zyrtare të huasë, projekti ndahet në:
31.13 milionë USD për licenca softueri;
62.4 milionë USD për harduer dhe infrastrukturë;
7.84 milionë USD për shërbime profesionale;
17.13 milionë USD për mirëmbajtje katërvjeçare.
Kjo do të thotë se mbi 48 milionë dollarë shpenzohen vetëm për softuer dhe mirëmbajtje, pa përfshirë kamerat dhe pajisjet fizike.
Projekti parashikon instalimin e 8,657 pajisjeve monitoruese, përfshirë kamera ANPR, kamera PTZ dhe kamera trupi për Policinë e Shtetit.
Megjithatë, kostoja mesatare rezulton në rreth 13,688 dollarë për pajisje pa interes dhe afro 15,878 dollarë për pajisje me interes të llogaritur, nivele që ngjallin pikëpyetje serioze mbi arsyeshmërinë e shpenzimeve.
Krahasimet me çmimet publike të tregut për sistemet moderne të video-monitorimit tregojnë se vetëm zëri i softuerit dhe mirëmbajtjes rezulton rreth shtatë herë më i lartë se referencat ndërkombëtare për sisteme të ngjashme. Diferenca e pajustifikuar arrin në mbi 41 milionë dollarë vetëm në këtë komponent.
Sipas të dhënave të kompanive ndërkombëtare të specializuara në teknologjitë e sigurisë dhe monitorimit, një sistem i ngjashëm për Shqipërinë, me një popullsi rreth 2.4 milionë banorë, do të kushtonte nga 50 deri në 90 milionë dollarë, shumë më pak se 118.5 milionë dollarët e kontratës së propozuar.
Por shqetësimi nuk lidhet vetëm me kostot.
Projekti ‘Smart City / Safe Nation’ synon ngritjen e një infrastrukture të avancuar monitorimi me kamera, inteligjencë artificiale dhe qendër të centralizuar kontrolli.
Në mungesë të transparencës mbi mënyrën e përdorimit të sistemit, ruajtjen e të dhënave, aksesin në informacion, auditimin e pavarur dhe garancitë për mbrojtjen e privatësisë, lindin shqetësime serioze për ngritjen e një mekanizmi të survejimit masiv të qytetarëve.
Shqiptarët kanë të drejtë të dinë pse po marrin një borxh të ri prej 118 milionë dollarësh për të financuar një kontratë të dhënë pa garë dhe pa konkurrencë, ndërsa ekspertët vlerësojnë se e njëjta teknologji mund të sigurohej me dhjetëra miliona dollarë më pak.
Pa transparencë, pa tender dhe pa publikimin e kostove reale, ky projekt mbetet nën hijen e dyshimeve për shpërdorim fondesh publike, favorizim të kompanive të përzgjedhura dhe cenim të lirive themelore të qytetarëve.
Ne kërkojmë publikimin e menjëhershëm të preventivit analitik të plotë, auditim të pavarur ndërkombëtar të kostove dhe garanci ligjore të qarta për mbrojtjen e të dhënave personale të çdo qytetari shqiptar.
Asnjë qeveri nuk mund të marrë në emër të shqiptarëve qindra milionë dollarë borxh dhe t’i shpenzojë ato pa konkurrencë, pa llogaridhënie dhe pa transparencë”, u shpreh Genta Vangjeli./ CNA

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka reaguar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar...
Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësue...
Pas nisjes së hetimeve nga Policia dhe Prokuroria, është z...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaure...
Ka shkuar në 64 numri i kursantëve të helmuar nga ushqimi ...
U prezantuan sot masat e marra nga Policia e Shtetit për g...
Çmimet e shtëpive janë rritur shumë më shpejt se të ardhur...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të prem...
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëta...
Fondacioni Domi rikonstrukton dhe pajis hapësirën sportive t...
Gazetari Artan Hoxha komentoi sot protestën qytetare kundë...
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...
Analisti Andi Bushati hodhi sot akuza ndaj kryeministrit E...
Të shtëna me armë zjarri raportohen sonte në Shkodër. Par...
Gazetari Lutfi Dervishi deklaroi sot se qeveria shqiptare ...
Protestuesit dhe në ditën e 26 të protestët kundër qeveris...
Edhe në ditën e 26-të protestës kundër qeverisë, nuk mungu...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, komentoi sot zhvill...
E pranishme në protestën e sotme ka qenë dhe një 11-vjeçar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...