VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka reaguar në lidhje me helmimin e studentëve në Akademinë e Sigurisë.
Muçollari thekson se ky nuk është një incident i izoluar, por është pasojë e një modeli qeverisjeje që ka humbur prioritetet dhe që nuk është më e përqendruar te zgjidhja e problemeve të qytetarëve, por te ruajtja e pushtetit.
Ai nënvizon se siguria ushqimore nuk është luks, por detyrim. Ndërkohë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë me protestat.
“Kjo pas meje është Akademia e Sigurisë. Një institucion që, që në emër, premton siguri. Një institucion që duhet të përgatisë ata që do të garantojnë sigurinë e qytetarëve. Por pikërisht këtu mungon siguria më elementare: siguria ushqimore.
Brenda vetëm dy muajsh kemi pasur dy helmime masive të studentëve, të cilët kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pas rastit të parë u premtuan hetime dhe masa. Por fakti që e njëjta ngjarje u përsërit tregon se ose nuk u morën masa, ose ato ishin tërësisht të paefektshme.
Nëse në Akademinë e Sigurisë nuk garantohet dot një vakt i sigurt për studentët, çfarë sigurie mund të presin qytetarët në shkolla, spitale, konvikte apo në çdo institucion tjetër publik? Çfarë besimi mund të kenë ata te një shtet që dështon edhe në detyrimet më bazë?
Ky nuk është një incident i izoluar. Është pasojë e një modeli qeverisjeje që ka humbur prioritetet. Një qeverisjeje që nuk është më e përqendruar te zgjidhja e problemeve të qytetarëve, por te ruajtja e pushtetit.
Ndërsa studentët helmohen dhe qytetarët përballen çdo ditë me shërbime publike që degradojnë, energjia e qeverisë shpenzohet për të sulmuar protestuesit, për të delegjitimuar zërat kritikë dhe për të mbrojtur veten nga përgjegjësia.
Prandaj protestat nuk lindin nga propaganda e askujt. Ato lindin nga grumbullimi i dështimeve të përditshme. Nga qytetarë që shohin se shteti nuk arrin të garantojë as standardet më elementare, por gjen gjithmonë kohë dhe energji për t’u marrë me ata që protestojnë.
Sot kjo qeveri është e përqendruar te ruajtja e karriges së pushtetit, ndërsa po lë bosh karriget e institucioneve. Institucionet nuk funksionojnë më si garanci për qytetarët, por si fasadë. Dhe koston e kësaj e paguajnë çdo ditë qytetarët.
Siguria ushqimore nuk është luks. Është detyrim. Ashtu si siguria, shëndeti dhe dinjiteti i çdo qytetari.
Shqipëria ka nevojë për një qeveri që qeveris dhe mban përgjegjësi. Ndryshimi është i domosdoshëm, këtë e fakton dhe reagimi qytetar.
Prandaj protesta qytetare duhet të vazhdojë dhe çdo qytetar që beson në institucione funksionale dhe një shtet që mbron njerëzit, duhet t’i bashkohet. Ndryshimi do të vijë të dashur qytetarë sepse gjithsecili prej jush po refuzon dështimin dhe po kërkon një Shqipëri më të mirë”, tha Muçollari./ CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar...
Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësue...
Pas nisjes së hetimeve nga Policia dhe Prokuroria, është z...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaure...
Ka shkuar në 64 numri i kursantëve të helmuar nga ushqimi ...
U prezantuan sot masat e marra nga Policia e Shtetit për g...
Çmimet e shtëpive janë rritur shumë më shpejt se të ardhur...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të prem...
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëta...
Fondacioni Domi rikonstrukton dhe pajis hapësirën sportive t...
Gazetari Artan Hoxha komentoi sot protestën qytetare kundë...
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...
Analisti Andi Bushati hodhi sot akuza ndaj kryeministrit E...
Të shtëna me armë zjarri raportohen sonte në Shkodër. Par...
Gazetari Lutfi Dervishi deklaroi sot se qeveria shqiptare ...
Protestuesit dhe në ditën e 26 të protestët kundër qeveris...
Edhe në ditën e 26-të protestës kundër qeverisë, nuk mungu...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, komentoi sot zhvill...
E pranishme në protestën e sotme ka qenë dhe një 11-vjeçar...
Gazetari Klodian Tomorri tha sot se debati i vërtetë në si...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...