Protestat/ Rama: Askush nuk mund ta ndalë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për gazet...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për gazet...

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen në kantierin e Aeroportit të Vlorës për të vijuar punimet në projekt.
Vendimi i Gjykatës së Lartë i riktheu MABCO-s të drejtat e administrimit në shoqërinë koncesionare, duke përmbysur vendimet e mëparshme të dy shkallëve të gjyqësorit dhe duke i hapur rrugë rikthimit të kompanisë në drejtimin e projektit.
Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen e Aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli ka deklaruar se konkluzionet e vendimit përshkruajnë me detaje horrorin juridik që është bërë mbi të, familjen dhe kompaninë e tij përgjatë më shumë se një viti.
Pacolli thekson se kanë kaluar nëpër faza të fyerjeve, sharjeve, poshtërimeve dhe denigrimeve të vazhdueshme.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Pacolli thotë se janë kërcënuar me jetë, u është ndaluar puna dhe janë dëbuar nga punishtja.
Sipas tij, janë përvetësuar miliona nga llogaritë e VIA-s, është shkatërruar inventari dhe terminali ka mbetur i bllokuar prej dy muajsh.
Deklarata e Behgjet Pacollit
Te dashur bashkëkombës!
Jam duke lexuar vendimin e Gjykatës së Lartë, i cili u zbardh sot.
Në mënyrë krejt njerëzore, ju ftoj të gjithë juve që keni ndjekur çështjen e Aeroportit të Vlorës ta lexojnë me kujdes këtë vendim.
Mbi të gjitha, do të ishte e drejtë dhe korrekte që ta lexonin edhe ata që, për muaj me radhë, kanë helmuar opinionin publik dhe ambientin shoqëror me interpretime “vetëm për të thënë dicka” ose me qëndrime të nxitura nga dashakeqësia apo interesi.
Por, për mua ka rëndësi të veçantë që ta lexojnë këtë vendim ata njerëz që më kanë besuar ndër vite. Konkluzionet e Gjykatës së Lartë përshkruajnë me detaje HORRORRIN juridik që mua, familjes sime dhe kompanisë sime na është shkaktuar gjatë më shumë se një viti.
Vuajtjet emocionale që kemi përjetuar unë dhe familja ime kanë qenë aq të mëdha, sa është e vështirë të përshkruhen me fjalë.
Kemi kaluar nëpër faza të fyerjeve, sharjeve, poshtërimeve dhe denigrimeve të vazhdueshme. Jemi kërcënuar dhe jemi dëbuar nga takimet e VIA-s, madje edhe në prani të përfaqësuesve të MIE-së. Jemi kërcënuar me jetë, na është ndaluar puna dhe jemi dëbuar nga punishtja. Na kanë ndërprerë energjinë elektrike dhe internetin, kanë përvetësuar miliona nga llogaritë e VIA-s, kanë bllokuar rrugën dhe hyrjen në punishte, si dhe kanë bllokuar terminalin, i cili ishte gati për t’u vënë në funksion. Për më tepër, kanë vjedhur dhe shkatërruar inventarin, ndërsa terminali ka mbetur i bllokuar që afër dy muaj. E gjithe kjo e organizuar nga Valon Ademi që vepron dhe vetëgjykon, urdheron policinë dhe vetë vendos si duhët të ndodh, sikur të ishte mbreti. Ai vet vendos administrator” dhe u dikton si me vepruar. dhe “administratori”i tij nganjëherë Vegim Hoxha e nganjëherë Bujar Ejupi, implementojnë.
Të gjithë këta janë me rekorde “interesante” në Kosovë!
Të gjitha këto ( e më tepër) kanë ndodhur para syve të institucioneve shtetërore, pa asnjë ndërhyrje efektive. Denoncimet tona kanë mbetur të paproceduara dhe pa përgjigje. Kemi trokitur në çdo derë, por i kemi gjetur të gjitha të mbyllura.
Shpresa jonë e fundit mbetet SPAK-u. Presim dhe besojmë se do të zhvillojë një hetim të plotë, të paanshëm dhe të thelluar, sepse kjo nuk është vetëm një pritshmëri e jona, por një detyrim ligjor dhe moral që ky institucion ka ndaj qytetarëve dhe drejtësisë.
Vendimi i Gjykatës së Lartë, nuk është thjesht një akt procedural. Ai dokumenton, me argumente juridike, një realitet të DHIMBËSHEM që ne e kemi përjetuar çdo ditë.
Besoj se secili që e lexon me objektivitet do të jetë në gjendje të krijojë një gjykim të drejtë mbi atë që në të vërtetë ka ndodhur me ne.
Dua të shpreh mirënjohjen time të pakufishme për familjen time, e cila më ka qëndruar pranë në këtë sfidë tepër të vështirë, një sfidë që kurrë nuk do ta kisha imagjinuar se mund të ndodhte në Shqipërinë time – vendin dhe njerëzit që i dua më shumë se çdo gjë.
Kam besuar gjithmonë se njerëzit dhe institucionet, të cilat i kam respektuar me përulësi, do të vlerësonin një investim të tillë. Në çdo vend tjetër të botës, një investim i këtyre përmasave do të pritej me respekt dhe mirënjohje. Fatkeqësisht, në vend të kësaj, u detyrova të përballem me “vendime gjyqesore”të papërgjegjshme, tani edhe të JASHTLIGJESHME të cilat, siç konstaton edhe Gjykata e Lartë, më futën në një labirint juridik me pasoja të rënda emocionale, materiale dhe të imazhit.
Edhe sot, aeroporti vazhdon të mbahet i bllokuar nga grupe të jashteligjeshme që pengojnë hyrjet dhe rrugët e aksesit, në praninë e policisë së shtetit, ndërsa kjo ndodh edhe para syve të institucioneve përgjegjëse MIE.
Jam i lumtur që instanca më e lartë e drejtësisë në vend ka konfirmuar të drejtën time. Ky vendim më ka rikthyer besimin, forcën dhe moralin për të vazhduar betejën time, gjithmonë në përputhje me ligjin dhe me bindjen se e drejta, sado e vonuar, duhet të triumfojë.
Falënderoj ekipin tim juridik në Tiranë, zyrën Eduard HALIMI - Arlind AHMETAJ e cili ka qenë pranë meje dhe familjes sime në çdo moment të kësaj sfide.
U jam mirënjohës të gjithë atyre që nuk e humbën kurrë besimin tek ne dhe vazhduan të na mbështesin edhe në ditët më të vështira.
Kjo sfidë e shëmtuar nisi vetëm sepse unë nuk pranova kurrë të bëja kompromis me parimet mbi të cilat kam ndërtuar jetën dhe veprimtarinë time në biznes. Këto parime nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë të negociueshme
Edhe një herë u bëj thirrje njerëzve të mirë, mendimi i të cilëve ka rëndësi për mua, ta lexojnë këtë vendim.
Përtej aspektit juridik, për mua ai përfaqëson një fitore të madhe morale./ CNA
Pas nisjes së hetimeve nga Policia dhe Prokuroria, është z...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaure...
Ka shkuar në 64 numri i kursantëve të helmuar nga ushqimi ...
U prezantuan sot masat e marra nga Policia e Shtetit për g...
Çmimet e shtëpive janë rritur shumë më shpejt se të ardhur...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të prem...
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëta...
Fondacioni Domi rikonstrukton dhe pajis hapësirën sportive t...
Gazetari Artan Hoxha komentoi sot protestën qytetare kundë...
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...
Analisti Andi Bushati hodhi sot akuza ndaj kryeministrit E...
Të shtëna me armë zjarri raportohen sonte në Shkodër. Par...
Gazetari Lutfi Dervishi deklaroi sot se qeveria shqiptare ...
Protestuesit dhe në ditën e 26 të protestët kundër qeveris...
Edhe në ditën e 26-të protestës kundër qeverisë, nuk mungu...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, komentoi sot zhvill...
E pranishme në protestën e sotme ka qenë dhe një 11-vjeçar...
Gazetari Klodian Tomorri tha sot se debati i vërtetë në si...
Pas grumbullimit në qendër të Tiranës dhe vendosjes para g...
Në ditën e 26 të protestës, të pranishmit kanë mbajtur fja...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...