web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prej rreth tre orësh para Kryeministrisë/ Vijon protesta kundër ndërtimeve në Zvërnec

2 Qershor 2026, 20:27, Aktualitet CNA

Prej rreth tre orësh para Kryeministrisë/ Vijon protesta kundër

Vijon prej rreth tre orësh protesta para Kryeministrisë kundër ndërtimeve në Zvërnec. Protestuesit kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa më herët refuzuan ftesën e tij për dialog.

Kjo është protesta e tretë radhazi që zhvillohet për këtë çështje. Protestat u thirrën pas ngjarjeve të ndodhura më 30 maj në Zvërnec, ku pati përplasje mes qytetarëve dhe punonjësve të një shoqërie private sigurie.

Lidhur me këtë çështje kryeministri Edi Rama, ku deklaruar se ngjarjet e ndodhura atje ishin të rënda, ndërsa dënoi dhunën ndaj protestuesit. Ndër të tjera, ai ka theksuar se investime të tilla të mëdha janë në të mirën e vendit dhe rrisin Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. /CNA





Lajmet e fundit nga