Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Në fillim të vitit që vjen pritet të mbyllet kontrata koncesionare e sterilizimit me PPP si rrjedhoje e përfundimit të afatit.
Nga rreth 100 milionë euro që ishte programuar financimi i sterilizimit të sallave kirurgjikale për 10 vite, kostoja reale e koncesionit arriti për 2017-2026 mbi 15.3 miliardë lekë ose 53 për qind më shumë se parashikimet në kontratën mes koncesionarit “Sani Service” dhe qeverisë shqiptare.
Burimet nga Ministria e Shëndetësisë bënë me dije se shërbimi do t'i kalojë shtetit vitin që vjen, por vendimi përfundimtar do të varet nga qeveria e re e shtatorit.
Grupi i monitorimit të kontratës është në fazë pune dhe po përpilohet një raport final, i cili më pas do të shërbejë për vendimmarrjen finale.
Në dhjetor 2015, Ministria e Shëndetësisë firmosi një kontratë PPP 10-vjeçare me kompaninë “Sani Service”, për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikale në spitalet publike me vlerë prej 100 milionë eurosh. Teksa koncesioni u dha, një autoklavë e investuar miliona euro brenda QSUT me fonde publike nuk funksionoi kurrë. Në vitin 2018, kostoja e sterilizimit rezultoi 28% më e lartë sa plani, duke detyruar ministrinë të kufizojë operacionet e lehta.
Në gusht 2023, SPAK lëshoi 8 urdhër-arreste për zyrtarë të lartë dhe pronarët e koncesionit, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, korrupsion pasiv dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në gara.
Pak ditë pas urdhrave, u zbulua se kontrata origjinale mungonte nga arkiva e Ministrisë së Shëndetësisë, ndonëse SPAK sqaroi se e kishte siguruar kopjen autentike nga institucione të tjera. Hetimi zbuloi se studimi i fizibilitetit ishte kryer me të dhëna të rreme.
Koncesioni i sterilizimit, një marrëveshje PPP e financuar nga taksa e qytetarëve rezultoi një aktivitet me korrupsion sistematik, shpërdorim detyre dhe kapje të shtetit.
Shumica e kontratave koncesionare me PPP të tilla si inceneratorët, kontratat në shëndetësi etj., që u prezantuan nga qeveria si novatore kanë rezultuar skandale financiare, duke bërë që paratë publike të ikin për përfitime private në vend të përmirësimit të sistemit shëndetësor.
Sipas kontratës së nënshkruar ndërmjet kompanisë koncesionare "Sani Servis" dhe qeverisë shqiptare, sterilizimi për një operacion të ndërlikuar kushton 37.700 lekë, për ndërhyrje mesatare 22.300 lekë dhe për operacionet periferike kushton 13.900 lekë.
Të gjitha këto tarifa paguhen duke shtuar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ndërkohë ekspertë të shëndetësisë pohojnë se sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale me autoklavë do të kushtonte shumë më lirë se 17 milionë euro në vit, që i paguhen sot koncesionarit./ Monitor.al
Shqiptarë të shumtë marshuan të shtunën e 21 qershorit në ...
Kompania e fluturimeve Air Albania duhet t’i paguajë 5 mil...
Nënkomisioni parlamentar Ad-hoc për “Auditimin e Sektorit ...
Kushdo që ka provuar të udhëtojë në bregdet fundjavat e fu...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Agjencia Europiane e Mjedisit ka publikuar sot raportin e ...
Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letë...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka rea...
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka dënua...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje ...
Seanca në GJKKO për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i f...
“Homeland Justice” thotë se ka sulmuar faqen zyrtare të B...
Këtë të premte në orën 11:30 në Gjykatën e Posaçme kundër ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Bizneseve, njoftimet për detyrimet e taksave dhe tarifave ...
Kujtim Cakrani, avokati i kreut të Partisë së Lirisë Ilir ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot lënien në fuqi të...
Punimet e aksit Qukës-Qafë Plloçë, një nga më të rëndësish...
Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ergys Agasi ka reaguar ekskluz...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...