Magazinoi 710 kuti me ilaçe kontrabandë/ Arrestohet farmacisti në Shkodër
Një 60-vjeçar me profesion farmacist, ka përfunduar në pra...

Kryeministri Edi Rama u është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës lidhur me marrëveshjen e portit të Durrësit.
Përmes një statusi në "Twitter", Rama shprehet se synimi i opozitës është pengimi i një investimi transformues.
Ai gjithashtu i përmendi sërish Partisë Demokratike paratë e financimeve ruse.
"Akuzat haluçinante kundër një kompanie ardhja e së cilës është përveç të tjerash një imazh i ri fitues i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, janë tallja e radhës me ata shqiptarë që akoma i ndjekin pas këta të shitur, pa fe, pa atdhe, pa din e as iman…
Synimi i këtij sulmi të dëshpëruar është pengimi i këtij investimi të madh transformues për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë, përmes intimidimit të një prej kompanive flamur të Emirateve të Bashkuara, të cilën e kemi sjellë me mbështetjen e Presidentit, Sheikh Muhammed Bin Zayed.
Sulmi haxhiqamilist i Aleancës së Rublave dhe bedelave të saj kundër projektit të Portit Turistik të Durrësit është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit, ndërkohë që tërbimi shpifarak është prova se i kanë bërë vetë tërë pisllëqet që akuzojnë!"- shkruan Rama.

Kujtojmë se ditën e sotme Partia Demokratike depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër aferës me portin e Durrësit.
Më herët kreu i PD-së, Sali Berisha, denoncoi sërish megaaferën e portit, duke u shprehur se këtij investimi nuk i dihen 60% të aksionerëve.
"Vetëm trualli, tokë publike e portit, kushton 3 miliardë euro.
Vetëm ndërtimi i Dubait të Shqipërisë, kushton 3 ose katër miliardë euro.
Të gjitha këto nga një kompani ku 60 për qind të tyre nuk dihet se të kujt janë, se janë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës.
Edi Rama nuk do të kishte mundur kurrë të fshihte 60 për qind të një kompanie miliardash po të mos ishte personalisht e tij.
Në këtë megaaferë, Edi Rama i ka dhënë vetes statusin e investitorit strategjik. I përjashtuar nga TVSH-ja dhe taksat e tjera.
Me këtë megaafera, Rama ka përjashtuar veten dhe vëllezërit Kariç nga taksa e infrastrukturës dhe taksat e tjera.
Me këtë megaaferë, Rama ka përdorur skemë identike me Lukashenkon e Minskut dhe vëllezërit Kariç.
Me këtë megaaferë, Rama ka shkelur nenet 70, 71 dhe 74 të MSA me Bashkimin Europian, që i imponojnë Shqipërisë, zbatimin e rregullave të konkurrencës, i imponojnë Shqipërisë rregullat e transparencës së plotë.
Me këtë megaaferë, Rama ka privuar Shqipërinë, por edhe BE-në dhe NATO-n nga porti mijëravjeçar. Komisioni i Transportit i BE e ka përcaktuar këtë port, si një nga dy portet strategjike në rajon.
Rama bëri përpjekje të turpshme për të përfshirë NATO-n në këtë aferë. Zëro interes nga NATO. Sekretari i Përgjithshëm e kuptoi se bëhet fjalë për një kurth korruptim të një njeriu që vjedh vendin e tij."- u shpreh më herët Berisha./CNA.al
Një 60-vjeçar me profesion farmacist, ka përfunduar në pra...
Salvador Kaçaj ka prezantuar kandidaturën e tij në Primare...
Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pas...
Siç ishte raportuar më herët, Grida Duma do të jetë pjesë ...
Agron Duka dhe Fatmir Mediu, kanë njoftuar publikisht ...
Kryedemokrati, Sali Berisha i ka bërë thirrje policisë...
Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot kryem...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, një ditë para pr...
Në komisionin e Ekonomisë po diskutohet sërish për vendosj...
Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëve...
Komisariati i Policisë Nr. 2, ka përmbyllur operacionin po...
Kuvendi ka vendosur përjashtimin për 10 ditë të dy deputet...
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për median ...
Grida Duma dha dorëheqjen si deputete, me anë të një drame...
Gazetari Milaim Zeka, është shprehur se kur Ilir Meta ka v...
Vetëm dhjetë ditë para nisjes së Kupës së Botës në Katar, ...
Ish-ministrja e Jashtme dhe ish-deputetja e Partisë So...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka tr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...