Protesta e opozitës/ Kufizohet lëvizja në disa akse
Policia e Tiranës ka bërë të ditur se përfaqësues të Parti...

Këtë të enjte, në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës për dosjen e njohur “Plumbi i Artë”.
Gjatë seancës ishte i pranishëm në cilësonë e dëshmitarit edhe Kreshnik Guçe. Ky i fundit mban detyrën e zëvendësdrejtorit për Krimet në Policinë e Elbasanit.
Guçe tregoi se i mban mend disa prej të pandehurve të dosjes, pasi ka qenë në Policinë Gjyqësore për veprime të ndryshme poceduriale në të cilat ishte i përfshirë.
Më tej, Guçe ndau edhe detaje të hollësishme lidhur me takimet e tij më emra të njohur të botës së krimit.
Krenar Guçe: Kam qenë OPGJ që kam kryer veprime të ndryshme proceduriale. Me sa kujtoj, unë e kam referuar në prokurori. Ato që kam bërë i kam hedhur në procesverbal dhe akte proceduriale. Mbaj mend që i kam pyetur familjarët, por i keni në formular, nuk mbaj mend me emra konkretë. Ka kaluar kohë e gjatë, nuk më kujtohen me emra. Kam bërë procesverbal të këqyrjes së kamerave në Rinas me iniciativë hetimore. Indicia ka qenë si pasojë e rrjedhës natyrale të hetimit. Ne kemi qenë një grup hetimor, drejtuesit më kanë kërkuar të shkoj në Rinas të bëj një veprim hetimor, Arian Muça, Leonard Palushi dhe Alban Çela. Më dhanë orientim, do shkosh dhe do bësh këqyrjen e kamerave për ardhjen e një personi nga jashtë në Shqipëri, Hajdar Bako. Rezultoi që ka ardhur në mëngjes në Rinas, ka marrë një dhomë në hotel deri pasdite, ka ardhur një person që e ka shoqëruar po në Rinas drejt aeroportit. Takimi është bërë në Rinas. Personi është identifikuar. Mbi bazën e një rrjedhe hetimore dhe informacioneve operative ngrihen dyshime dhe bëhen verifikime. Për të shkuar tek Hajdar Bako ka qenë informacion operativ.
Specifikisht s’më kujtohet, eprorët më kanë marrë në zyrë dhe ma kanë thënë dhe kërkuar veprimin. Mos gaboj, Palushi ka kryer veprime hetimore, por nuk kujtohet çfarë. Jam takuar me këdo familjar që ka pasur interes për hetimin, nuk më kujtohet, janë rreth 7 vite. Erion Alibej e kam emër të dëgjuar për shkak të hetimeve, e kam takuar për shkak të hetimeve. Disa herë e kam takuar, kur është paraqitur në DVP dhe në banesën e tij kur kemi kryer veprime hetimore. Nuk më ka paguar asnjëherë, absolutisht asnjë dhuratë. Dumani ka rezultuar autor në vrasjen e Bujar Çelës. Jam marrë personalisht me ngjarjen. Nuk kam pasur kurrë telefon të enkriptuar. Talo Çelën e njoh për shkak të hetimeve që kam kryer, takuar asnjëherë.
Unë personalisht nuk kam bërë kontrolle banese të Talo Çelës. Fatos Gosën e kam dëgjuar, nuk e kam takuar, s’kam qenë në banesën e tij. Kam bërë kërkesa për marrje tabulatesh, por s’më kujtohet konkretisht për kë. Dashnor Dumanin e kam emër të dëgjuar, me sa më kujtohet është marrë një herë si person i pyetur për këtë vrasje. Nuk më kujtohet sa pas ngjarjes. Talo Çelën e ka kërkuar gjithë Policia e Shtetit, punojmë mbi plane masash, organizimi, jo personalisht. Nuk kemi pasur autor konkret për këtë ngjarje. Me Erion Alibejn jam takuar, me sa kujtohem edhe me kolegë të tjerë, por në hetuesi mund të kem qenë dhe i vetëm. Në banesën e tij kam qenë me kolegë të Policisë Elbasan, mos gaboj edhe Leonard Palushi, Alban Çela s’më kujtohet, as Arian Muça.
Takimi i parë me Erion Alibej, mos gaboj, ka qenë në Drejtori. Me sa di, ka pasur një çështje tjetër që ka qenë në kërkim Alibej, ka qenë përpara ngjarjes. Nuk më kujtohet nëse e dija që ishte në kërkim në momentin kur e kam takuar. Në 2022, me sa mbaj mend, jam thirrur në SPAK dhe kam dhënë deklarime. Hotel “Jurgen” ka qëndruar Bako në Rinas. Kur kam shkuar, kam bërë këqyrjen e kamerave. Me shtetasin tjetër, me sa kujtohem, e ka marrë me automjetin e tij, e ka çuar në aeroport, kanë parkuar mjetin dhe janë futur brenda aeroportit. Ka qenë një djalë rreth 35 vjeç, zeshkan, pak i bëshëm.
Kemi identifikuar mjetin, ka rezultuar se personi ka qenë ai që kam shënuar në procesverbal që ka takuar. Personi që kam identifikuar ka qenë Armis Stafa. Hetimi ka rrjedhë logjike, kur verifikohet targa, hapet sistemi, në pronësi të kujt është, më pas bëhen këqyrjet specifike. I kam bërë këto veprime dhe kemi nxjerrë përfundimet hetimore. Veprimet konkrete nuk më kujtohen. Veprime për këtë takim dhe pse ka ndodhur, nuk më kujtohen konkretisht. Shikojini veprimet hetimore në dosje, procesverbalet, si bëja i vetëm veprimet, por si grup hetimor./CNA
Policia e Tiranës ka bërë të ditur se përfaqësues të Parti...
SPAK ka përfunduar hetimet për mashtrimin e shtetasve gjer...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Një incident që ka bllokuar kryqëzimin te ish-stacioni i t...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë për një vizitë pune ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka padi...
Shqipëria po dështon angazhimet e saj për të rritur aftësi...
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca e radhës për ...
Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së P...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, gjatë fjal...
Në takimin e zhvilluar sot me shoqatat e transportit publi...
Sot në rendin e ditës ishin të përfshira interpelanca të k...
Po mbahet sot finalja e edicionit të katërt të Konkursit t...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka kritikuar mungesën ...
Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka konfirmuar s...
Deputeti i PD-së, Enno Bozdo, ka folur në seancë plenare l...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin...
Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ka bërë me dije se edh...
Transporti publik do t’i rikthehet normalitetit. Sipas kry...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...