Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...

SPAK ka përfunduar hetimet për mashtrimin e shtetasve gjermanë përmes call center-ave.
Prokuroria e Posaçme ka dëguar për gjykim 8 persona, mes tyre Emiljano Sejdillarin, Sokol Krasniqin, Rodrigo Gugën, Eltion Logun, Tafil Dyrmishin, Lisjane Çulanin, Klejdi Nukën dhe Mateo Llozhin.
SKEMA E MASHTRIMIT
Më 14.12.2023, një grua e dëmtuar nga zona Freiburg, Gjermani, u bë viktimë e një tentative mashtrimi nga një grup i organizuar, të cilës i kërkuan një shumë prej 120.000 euro. Në sajë të punës së policisë gjermane u pengua dorëzimi i shumës së kërkuar nga autorët e veprës penale.
Prej datës 18 dhjetor 2023, nga përgjimet e telefonit të shtëpisë të së dëmtuarës është identifikuar dhe numri i personave të dyshuar. Që nga nisja e përgjimit janë zbuluar nga autoritetet policore gjermane disa qindra mijëra telefonata ose tentativa për telefonata përmes këtij numri. Thirrjet janë përdorur për të kryer lloje të ndryshme të veprave të mashtrimit, disa të kryera, disa të mbetura në tentativë).
Autorët përdornin aplikacionin “Caller-ID-Spoofing” për të shfaqur numra të ndryshëm në telefonat e të dëmtuarve, me qëllimin për të fshehur origjinën e tyre të vërtetë. Gjatë hetimit kibernetik u zbulua se telefonatat me palët e dëmtuara, bëheshin duke përdorur teknologjinë “Voice-over-IP” përmes “Server-ëve” të vendosur në Gjermani. Autorët zakonisht përdornin shërbime anonimizuese si “VPN” për të fshehur identitetin e tyre. Megjithatë, gjatë vlerësimit të të dhënave në këto “Server-a”, ekspertët e IT-së të Policisë së Shtetit në Gjermani indentifikuan adresat e jashtme të IP-së që tregonin lidhjet në internet dhe pajisje fundore.
Nga interpretimi dhe vlerësimi i këtyre të dhënave nga specialistët kibernetikë ka rezultuar se të dëmtuarit po telefonoheshin përmes shërbimit telefonik të internetit nga shtete të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë. Janë identifikuar adresat IP, që i përkisnin kompanive “Digicom” dhe “Kujtesa Net” Sh.p.k.Bazuar në kërkesën për ndihmë juridike, përmes të cilës kërkohej identifikimi i adresave IP, është parë e nevojshme kryerja e veprimeve më të gjera dhe regjistrimi i procedimit penal nr.42 i vitit 2024.
Përmes metodave speciale të hetimit u identifikua një qendër thirrjesh në rrugën “Hamdi Sina”, pallatet FZ Construction, kati i 7-të, në Tiranë. Në bazë të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kontrolli u krye më 18.04.2024, rreth orës 09:00. Nga ndërhyrja në objektin “Call Center”, në rrugën “Hamdi Sina” u gjetën dhe u shoqëruan nga policia gjyqësore gjashtë persona të dyshuar dhe u sekuestruan prova të shumta materiale, digjitale dhe dokumentare.
Në kushtet e dy hetimeve paralele në Shqipëri dhe në Gjermani, rezultatet dhe provat materiale u dërguan për analizë më të thelluar pranë autoriteteve gjyqësore gjermane. Analiza e plotë çoi në rezultatin e qartë të ekzistencës së një grupi të strukturuar kriminal me qëllim mashtrimin e shtetasve gjermanë përmes Call Centrer, të paregjistruara si biznese në organet tatimore.
Mbi bazën e këtyre analizave, me vendimin nr.73 datë 28.7.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktoi masat e sigurimit personal “arrest në burg” për pesë persona dhe masat e sigurimit personal “arrest në shtëpi” për tre persona të tjerë.
Vlera e dëmit të shkaktuar e dokumentuar për një periudhë disa mujore të aktivitetit Call Center, është 363 501 Euro, për 14 viktima të mashtrimit në Gjermani.
Vlera e ulët e dëmit të shkaktuar lidhet edhe me parandalimin e qindra tentativave për mashtrim të autorëve të dyshuar. Sapo kryheshin telefonatat nga “mashtruesit”, viktimat më pas kontaktoheshin nga oficerët e policisë gjyqësore gjermane duke i shpjeguar skemën e mashtrimit duke ndikuar në anullimin e pagesave.
Pas caktimit të masës së sigurimit është bërë e mundur dhe ekstradimi në Shqipëri, i një prej personave të hetuar nga Republika Federale e Gjermanisë./ CNA
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Një incident që ka bllokuar kryqëzimin te ish-stacioni i t...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë për një vizitë pune ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka padi...
Shqipëria po dështon angazhimet e saj për të rritur aftësi...
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca e radhës për ...
Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së P...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, gjatë fjal...
Në takimin e zhvilluar sot me shoqatat e transportit publi...
Sot në rendin e ditës ishin të përfshira interpelanca të k...
Po mbahet sot finalja e edicionit të katërt të Konkursit t...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka kritikuar mungesën ...
Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka konfirmuar s...
Deputeti i PD-së, Enno Bozdo, ka folur në seancë plenare l...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin...
Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ka bërë me dije se edh...
Transporti publik do t’i rikthehet normalitetit. Sipas kry...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me zjarrin që përfshiu...
Administratori i kompanisë “Converse Management Consulting...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...