Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Shqipëria po dështon angazhimet e saj për të rritur aftësitë arsimore në moshat e rritura 25-64 vjeç. Në vitin 2024 vetëm 1.6% e kësaj grupmoshe morën pjesë në programe trajnimi dhe aftësimi, shumë larg objektivit të Bashkimit Europian prej 47% për vitin 2025.
Kjo ecuri në arsimin e të rriturve në vendin tonë u dha në raportin e fundit të Fondacionit Europian të Trajnimit (ETF) për vitin 2026.
Raporti evidentoi një seri mangësish që pengojnë zhvillimin e kapitalit njerëzor. Edhe pse kuadri strategjik është pasuruar me dokumente si Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2023–2030, zbatimi i tyre ndeshet me pengesa të shumta. Aktualisht, Shqipëria nuk ka një ligj të dedikuar për arsimin e të rriturve, çka çon në një fragmentim të përgjegjësive mes ministrive dhe institucioneve, duke krijuar vonesa në koordinimin e politikave kombëtare, vuri në dukje ETF.
Një nga pikat më kritike mbetet shkalla ekstreme e ulët e pjesëmarrjes së të rriturve në proceset mësimore, ku shifra prej 1.6% tregon për një distancë alarmante nga mesatarja dhe objektivat e Bashkimit Europian.
Sipas raportit, kjo mospjesëmarrje vjen nga mungesa e një kulture të mirëfilltë për mësimin gjatë gjithë jetës, por edhe nga barrierat financiare dhe koha e kufizuar e individëve në moshë pune. Po kaq shqetësuese janë edhe aftësive digjitale, pasi mbi 50% e popullsisë së rritur nuk zotëron njohuritë minimale teknologjike, një mangësi që e bën forcën e punës të papërgatitur për sfidat e ekonomisë moderne dhe automatizimin e proceseve.
Sistemi i arsimit profesional, ndonëse në qendër të reformave, vuan nga një shpërndarje e pabarabartë gjeografike, ku qendrat e trajnimit janë të përqendruara thuajse tërësisht në Tiranë dhe Durrës. Ky organizim sipas ETF -së lë jashtë vëmendjes zonat rurale dhe qytetet e vogla, ku papunësia është shpesh më e lartë dhe mundësitë për riaftësim janë pothuajse jo-ekzistente.
Për më tepër, infrastruktura aktuale e trajnimeve është e vjetruar dhe nuk u përgjigjet kërkesave specifike të industrive në rritje, si energjia e gjelbër apo shërbimet e avancuara të TI-së, duke krijuar një hendek të madh mes asaj që ofrohet dhe asaj që kërkon tregu.
Në aspektin financiar, sistemi është i paqëndrueshëm dhe i varur në masë të madhe nga financimet e huaja dhe projektet e donatorëve, pa pasur një linjë buxhetore të konsoliduar shtetërore që garanton vazhdimësinë.
ETF referon se Bashkitë, megjithëse kanë përgjegjësi për arsimin në nivel lokal, rrallëherë nuk akordojnë fonde specifike për arsimin e të rriturve, duke e lënë këtë sektor në periferi të prioriteteve lokale. Gjithashtu ka shumë mangësi për certifikimin e aftësive të fituara në rrugë informale, çka penalizon punëtorët me përvojë që të mos kenë diploma.
Emigracioni i vazhdueshëm i moshave të reja dhe plakja progresive e popullsisë, krijojnë një presion të dyfishtë për mësimin gjatë gjithë jetës. Nga njëra anë ikja e trurit dhe nga ana tjetër nevoja për të mbajtur në punë moshat e vjetra përmes riaftësimit.
Megjithatë, programet aktuale nuk janë të adaptuara për nevojat specifike të të moshuarve apo grupeve të margjinalizuara, të cilët përballen me barriera shtesë në akses. ETF vë në dukje se, sistemi i monitorimit dhe vlerësimit të cilësisë është gjithashtu i dobët, me të dhëna të fragmentuara që nuk lejojnë një analizë të mirëfilltë të impaktit të trajnimeve në punësim.
Sipas ETF-së mungesa e stimujve fiskalë për bizneset që investojnë në trajnimin e punonjësve të tyre është një tjetër mangësi që dekurajon sektorin privat të bëhet pjesë aktive e zgjidhjes.
Pa një ndërhyrje radikale që përfshin unifikimin e bazës ligjore, rritjen e investimeve publike, digjitalizimin e kurrikulave dhe shtrirjen e shërbimeve të orientimit në karrierë në çdo bashki, Shqipëria rrezikon të mbetet me një forcë pune të pakualifikuar, thekson analiza e ETF. Kjo jo vetëm që ngadalëson rritjen ekonomike, por vë në pikëpyetje edhe aftësinë e vendit për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE, të cilat bazohen pikërisht te dija dhe aftësitë. /Monitor
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca e radhës për ...
Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së P...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, gjatë fjal...
Në takimin e zhvilluar sot me shoqatat e transportit publi...
Sot në rendin e ditës ishin të përfshira interpelanca të k...
Po mbahet sot finalja e edicionit të katërt të Konkursit t...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka kritikuar mungesën ...
Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka konfirmuar s...
Deputeti i PD-së, Enno Bozdo, ka folur në seancë plenare l...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin...
Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ka bërë me dije se edh...
Transporti publik do t’i rikthehet normalitetit. Sipas kry...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me zjarrin që përfshiu...
Administratori i kompanisë “Converse Management Consulting...
Seanca e sotme plenare ka nisur me një minutë heshtje për ...
Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet dhe ka dërgu...
Ditën e sotme zhvillohet seanca e radhës plenare në Kuvend...
Operatorët e transportit publik në Tiranë dhe në rrethe do...
Rasti i Eriola Hoxhës në emisionin investigativ “Stop” gja...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dekla...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...