Avokati Cakrani: Rama del 5 herë te çështja e Metës, të thirret si dëshmitar
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dekla...

Rasti i Eriola Hoxhës në emisionin investigativ “Stop” gjatë mbrëmjes së sotme, më 15 prill, lidhet me një skemë të dyshuar mashtrimi financiar ndaj disa qytetarëve.
Sipas dëshmive të para, ajo prezantohej si punonjëse e Bankës së Shqipërisë dhe premtonte të dyfishonte shumat e parave që merrte nga personat që i besonin.
Ajo akuzohet se u ka marrë rreth 38 milionë lekë disa të afërmve të saj dhe 50 milionë lekë një shoqeje të nënës.
Pavarësisht insistimit të vazhdueshëm, Eriola fitonte kohë me justifikime dhe sjellje viktimizuese.
Pas transmetimit në “Stop”, Eriola Hoxha u arrestua nga specialistët e krimit ekonomik në Komisariatin nr. 2, nën akuzën për “mashtrim” ndaj disa qytetarëve.
Ndërkohë, të tjera denoncime mbërritën në redaksinë tonë. Një avokate nga Fieri tha se i kishte dhënë Eriolës 20 mijë euro me premtimin se do të merrte 50 mijë euro, por nuk mori kurrë asgjë.
Qytetari Yzedin Koçiu nga Patosi pretendon se familja e tij është dëmtuar rëndë financiarisht: ai vetë ka dhënë 45 mijë euro, djali i tij Ardit Koçiu 40 mijë euro, dhëndri Ergest Mala 20 mijë euro, ndërsa një tjetër qytetare nga Fieri, Majlinda Lapsi, 4 mijë euro.
Sipas tyre, skema ka qenë e njëjtë në çdo rast: dyfishim i parave për pak kohë. Denoncuesit thonë se Eriola Hoxha i ka mbajtur me justifikime të vazhdueshme, duke pretenduar herë se ndodhej në Greqi e herë se ishte në spital.
“Na gënjente, më mashtronte, më thoshte jam këtu, jam aty, më tregonte adresën tek Universiteti Ekonomik i Pireut dhe më thoshte që jam në filan vend. Ditën tjetër më thoshte që jam sëmurë, jam në spital. Kam marrë në telefon domethënë 3-4 spitale dhe i kam thënë ndodhet filanka këtu, sepse nuk di greqisht, që ta ndihmoj”, pohon qytetari.
Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë ka reaguar përmes përfaqësueses së komunikimit, duke sqaruar se Eriola Hoxha nuk ka qenë asnjëherë pjesë e institucionit dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj ofertave të tilla financiare.
-Përshëndetje Stopi! Quhem Yzedin Koçiu, jam nga qyteti i Patosit.
-Tani ndodhem në Greqi, kam bërë një ankesë për zonjën Eriola Hoxha, sepse më ka mashtruar.
-Eriola Hoxha, është një vajzë e lagjies, ku unë kam jetuar në Patos dhe i kam akoma ato shtëpitë, dhe ajo është rritur me fëmijët e mi, është moshatare e vajzës sime. Më ka thënë, që dua të të ndihmoj ty, nëpërmjet një sasie llogarie, që mund të hedhësh ti në Bankën e Shqipërisë, sepse unë jam punonjëse e bankës.
-Jo absolutisht! Unë dija, që ajo zonja ka qenë nëpërmjet bankës në Tiranë, pastaj e hodhi për deputete, jo gjithandej, domethënë ka qenë karriera e saj, ka qenë në ngritje, edhe unë…
-Jo vetëm kjo, që i kam dhënë aq, i kam dhënë edhe 4 mijë euro, një natë më përpara, se më tha, që duhet të zëmë vendin.
-Në dhjetor të 2024, ka ardhur edhe djali, quhet Ardit Koçiu, me 40 mijë euro. Ka ardhur edhe dhendri im, që quhet Ergest Mala me 20 mijë euro, dhe ia kemi dhënë zonjës.
-I ka marrë edhe një zonje nga Fieri, që i ka komshinj, se kjo ka vajtur tek njerëzit, që ka njohur. Majlinda Lapsit, ajo i ka dhënë 4 mijë euro dhe një 2 mijë leksh shqiptare, se s’dilte llogaria. Ia ka dhënë pa dijeninë e të shoqit.
-Në 7 janar do vij me një ekipin e bankës në Greqi, më tha mua.
-Jo vetëm, që s’ka ardhur ajo, por na gënjente, më mashtronte, më thoshte jam këtu, jam aty, më tregonte adresën tek Universiteti Ekonomik i Pireut, dhe më thoshte, që jam filan vend. Ditën tjetër më thoshte, që jam sëmurë, jam në spital. Kam marrë në telefon domethënë 3-4 spitale edhe i kam thënë ndodhet filanka këtu, sepse nuk di Greqisht, që ta ndihmoj.
-Është një lojë e saj, që e ka luajtur aq bukur me ne, sa nuk ka, ku të vejë!
-Në periudhën, që ka dalë “Grupi i Fierit”, kjo na është shmangur dhe biles ka…
-Një grup mashtruesish, mashtrues kanë qenë dhe ata, “Grupi i Fierit”, mashtrues, merrnin lekë edhe s’u jepnin lekë njerëzve.
-Bën vaki! Bën vaki, se kjo vinte shpeshherë në Fier.
-Denoncim nuk kam bërë, ti zonja Odeta, vetëm thjesht tek ju desha të denoncoja, mos vallë gjendet e drejta, ku kanë vajtur këto lekët t’na i kthejë.
-Ia kam thënë të jëmës, se më tha mua mbrëmë, tha ka qenë në Polici. Është në polici vajza.
-Mirëpo ajo ka dajën, e ka shef në degën e Krujës, Vullnet Silaj.
-Jam takuar me zotërinë, në zonën e Vlorës, ka qenë drejtues. Është zotëri burrë, por tani, që ta bëjë ai, ta mbështesë ai në këtë drejtim, unë nuk e kuptoj.
-Sepse mbrëmë, që kam folur me të jëmën e saj, i kam thënë, po shiko, se mos e ndihmon daja, i thashë. Të shikoj më tha, mbase bëjmë ndonjë gjë, më tha./tvklan
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dekla...
U nda nga jeta në moshën 87-vjeçare, piktori i njohur Skën...
Përveç kryeqytetit, reduktimi i transportit publik ka viju...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje rreth ope...
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve...
Në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare me temë “Përme...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi in...
Dita e tretë e Samitit të IV nisi me “Mëngjesin e Vëllazër...
Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, Eno Bozdo...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka deklaruar se negociatat...
Gjykata Kushtetuese ka publikuar arsyetimin e plotë të ven...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari në një dekl...
Janë zbadhur detaje lidhur me operacionin e zhvilluar nga ...
Pasi forcat qeveritare morën nën kontroll bastione kurde n...
Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot para Prokurorisë së...
Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka bërë nj...
Katër persona janë arrestuar lidhur me zjarrin që përfshiu...
Një zjarr që mori përmasa gjigante ka përfshirë një ditë m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...