Braho, “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK-u është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, i ka dhënë një shuplakë pol...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, i ka dhënë një shuplakë pol...

Dita e tretë e Samitit të IV nisi me “Mëngjesin e Vëllazërimit” ku përfaqësues të komuniteteve fetare dhanë mesazhe bashkimi dhe urimet e tyre.
Dr. Rifat Halili, si folësi kryesor i këtij aktiviteti, trajtoi krizën globale dhe nënvizoi rëndësinë e besimit si një forcë që ndihmon njerëzit në përballimin e sfidave. Ai gjithashtu theksoi nevojën për forcimin e unitetit dhe mbrojtjen e popullit shqiptar, si dhe të drejtave të tij.
“Një botë në krizë, një thirrje për vetëdije. Narrativat përçajnë, frika zëvendëson besimin. Kur bota errësohet, njerëzit e besimit duhet të sjellin besimin. Ne duhet të japim një model. Shqiptarët janë dëshmi e mundësisë së bashkëjetesës. Historia jonë nuk është perfekte, por është e mbushur me momente kur feja dhe kombi u panë si shtylla që mbështesin njëra-tjetrën. Ajo që na ka ngjarë nuk duhet të na përcaktojë kush jemi, por ajo që angazhohemi për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Kombi duhet të varet nga përgjegjësia, puna për të ardhmen që ndërtojmë. Shpërblimi më i madh është ajo që sjell transportimin e tij të brendshëm shpirtëror. Duke ndërtuar Shqipërinë, begatojmë shpirtin. Diaspora është sakrificë, ruajtje e shpirtit shqiptar. Shqiptarët kanë ruajtur besimin, traditën, dinjitetin. Një komb që ruan shpirtin e tij, nuk humbet kurrë. Le të themi se do ta ruajmë dinjitetin tonë, do ta kultivojmë respektin. Pa dinjitet nuk ka unitet dhe pa unitet nuk ka të ardhme. Zot, na jep forcë të mbrojmë popullin tonë dhe të drejtat tona. Na bashko dhe na bëj shembullorë!”, tha Imam Halili.
Kryegjyshi botëror bakteshian Baba Mondi uroi për bashkim si dhe bekoi flamurin shqiptar.
“Na jep urtësi që përmes besimit dhe respektit të ndërtojmë një botë më të drejtë e njerëzore. Në këtë mëngjes bekimesh, të dalim nga këtu më të bashkuar, më të fortë në shpirt dhe më të përkushtuar ndaj së mirës së përbashkët. Zoti na bekoftë të gjithëve, na bekoftë Shqipërinë dhe flamurin tonë të mrekullueshëm!”, tha Baba Mondi.
Don Kastriot Idrizi nga Bashkësia Katolike në Bruksel u lut për shqiptarët nëpër botë si dhe u bëri thirrje të mos e humbin shpresën dhe të ruajnë dashurinë me njëri tjetrin.
“Të lutemi për shqiptarët kudo në botë, diasporën tonë të çmuar, ata që kanë lënë atdheun në kërkim të një jete më të mirë, ata që ndërtojnë të ardhmen me sakrificë, për prindërit dhe të moshuarit që ruajnë rrënjët. Të mos humbasin shpresën, të ruajnë dashurinë për njëri-tjetrin dhe të ndihen të mbrojtur e në paqe. Udhëhiq mendjet e atyre që mbajnë përgjegjësi publike që vendimet e tyre të jenë në dobi të paqes”, tha ai.
Në përmbyllje të “Mëngjesit të vëllazërimit”, mesazhet e përçura nga përfaqësuesit e komuniteteve fetare sollën një thirrje të përbashkët për unitet, besim dhe shpresë. Në një kohë sfidash globale, u theksua se forca e shpirtit, solidariteti dhe dashuria për njëri-tjetrin mbeten themeli më i fortë për të ecur përpara./ CNA
Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, Eno Bozdo...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka deklaruar se negociatat...
Gjykata Kushtetuese ka publikuar arsyetimin e plotë të ven...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari në një dekl...
Janë zbadhur detaje lidhur me operacionin e zhvilluar nga ...
Pasi forcat qeveritare morën nën kontroll bastione kurde n...
Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot para Prokurorisë së...
Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka bërë nj...
Katër persona janë arrestuar lidhur me zjarrin që përfshiu...
Një zjarr që mori përmasa gjigante ka përfshirë një ditë m...
Seanca e radhës për dosjen “Partizani” do të mbahet më dat...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të tregti...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e kreut të PD-së, Sa...
"Arlis Construction" ka reaguar në lidhje me zjarrin në pa...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka njoftuar...
Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka kërkuar inspek...
Sot u zhvillua seanca e radhës për kryebashkiakun e arrest...
Seanca e radhës e gjykimit në themel ndaj kryebashkiakut m...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dhe bllokuar llogaritë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...