web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pista më e madhe në Ballkan, aeroporti i Vlorës hapet në Maj

24 Prill 2025, 19:34, Aktualitet CNA

Pista më e madhe në Ballkan, aeroporti i Vlorës hapet në Maj

Numri dy i qeverisë Belinda Balluku ka ndarë lajmin se në ditët e para të muajit Maj do të hapet Aeroporti i Vlorës.

Balluku ka deklruar se Airalbania do bëjë fluturimin inaugurues duke prekur pistën më të madhe në Ballkan, 3.2 kilometra dhe 22 mijë metra katrorë terminal.

Zv.kryeministrja tha se kur nisi fillimisht projekti për terminalin nisi vetëm për 5 mijë metra katrorë dhe sot konsorciumi në VIA është duke ndërtuar 22 mijë metra, pasi volumet dhe parashikimet për dekadat në vazhdim flasin për një numër të konsiderueshëm turistësh, pasi dhe vetë viti 2025, krahasimisht me vitin 2024 në katër muajt e parë ka 30% rritje në numrin e vizitorëve.

“Sot, jemi vetëm pak ditë larg nga ulja e avionit të parë në aeroportin e Vlorës. Në ditët e para të majit, Airalbania do bëjë fluturimin inaugurues duke prekur pistën më të madhe në Ballkan, 3.2 kilometra dhe 22 mijë metra katrorë terminal. Ai terminal kur nisi fillimisht projekti nisi vetëm për 5 mijë metra katrorë dhe sot konsorciumi në VIA është duke ndërtuar 22 mijë metra, pasi volumet dhe parashikimet që ne kemi për dekadat në vazhdim flasin për një numër të konsiderueshëm turistësh, pasi dhe vetë viti 2025, krahasimisht me vitin 2024 në katër muajt e parë ka 30% rritje në numrin e vizitorëve.

Dhe siç e patë edhe në hartën e prezantimit, sepse ne e themi gjatë gjithë kohës që është më afër Fierit sesa Vlorës ai aeroport, por ju e patë me sytë tuaj sesa larg është nga Pishporo aty ku përfundon ajo promenada, shëtitorja e bukur prej 21 kilometrash që do të jetë gjëja e parë, besoj unë, që do të ndërtojmë.

Në ditët në vijim ne do të kemi mundësi për të vazhduar me dëgjesat dhe siç Adelina e tha, do të kërkojmë nga Bashkia e Fierit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të kërkojë nga bashkia e Fierit që të krijojë kushtet për të mikpritur këtu në qytet një grup nga arkitektët e AKPT-së, së bashku me konsulentët e huaj dhe për të bërë një ëorkshop prej disa ditësh, ku do të mbikëqyret i gjithë terreni dhe për të arritur dhe për të përfunduar këtë projekt.

Më pas angazhimi ynë është që Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ashtu siç ka bërë edhe në zona të tjera të vendit tonë në bazë të programit të tij për kohezionin ekonomik dhe social, do të fillojë që të hedhi hapat e parë të ndërtimit në zonë. Dhe sigurisht hapat e parë kanë të bëjnë me të gjitha ato ambiente, të cilat janë të dedikuara për publikun, duke nisur kështu me shëtitoren prej 21 kilometrash, duke vazhduar më pas me atë molin, që përfundon në një pistë, ku sigurisht do të krijohen të gjitha kushtet edhe për vizitorët që vijnë nga deti.

Siç e tha Adelina, nga ana tjetër do të krijohen edhe kushtet për ankorimin e anijeve të vogla, të cilat mund ta kthejnë zonën, mund t'i japin zonës një impakt tjetër, pra jo vetëm turizmi që vjen nga toka, por dhe turizmi që vjen nga deti. Duke vazhduar më pas me të gjithë ato vende rekreacione që kanë të bëjnë me moshat e reja, rininë dhe fëmijët dhe patjetër edhe me moshat e treta. Kini parasysh që kampet ditore të cilat nuk është e thënë që të jenë ditore, se mund të jenë dhe kampe akomoduese të të rinjve, sot janë një trend shumë i madh që i ka dhënë Kroacisë një tjetër vend në turizmin elitar.

Kampet e ndërtuara në zona të gjelbra në bregdetin kroat, të destinuara për fëmijët i kanë dhënë Kroacisë një prioritet dhe një hap më të shpejtë se vende të tjera, siç është Mali i Zi, apo vende tjera të bregdetit Dalmat, pikërisht se ka zgjedhur këtë lloj turizmi, turizëm akomodues për kampet e pushimit të fëmijëve, duke i pajisur ato edhe me paketa edukative që kanë të bëjnë me ambientin, me bujqësinë etj.

U fol këtu për një treg bujqësor, ose një treg me produkte vendase. Shqipëria, përveç bregdetit dhe të gjithë bukurive të tjera që ofron, po bëhet e njohur ndërkombëtarisht për produktet e saj bio dhe për artin kulinar të jashtëzakonshëm, të pakrahasueshëm me fqinjët e tjerë në rajon. Dhe, nëse ky është një element shumë i fuqishëm i turizmit tonë, padyshim është një element që ne do të kërkojmë ta nxjerrim në sipërfaqe fuqimisht në të gjithë këtë peisazhin e krijuar në projektin mes Semanit dhe Darëzezës.

Në ndërkohë që ne do të vazhdojmë me planifikimin e territorit, do të vazhdojmë me detajimin e këtij masterplani, i cili më pas do të marrë dhe aprovimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, ndërkohë që FSHZH-ja do të fillojë të përgatitet në buxhetet e saj për të adresuar të gjithë këto njësi që unë thashë pak më pare. Kini parasysh që sektori privat do të nisë të gjithë punën paralelisht për të filluar dhe dizenjuar zona të dedikuara për hotelerinë dhe sigurisht për restorantet, baret dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me rekreacionin”, tha Balluku./ CNA





Lajmet e fundit nga