Shuarja e Papa Françeskut/ Meshë nderimi në katedralen e ‘Shën Palit’ në Tiranë
Shuarja e Papa Françeskut, drejtuesit të Kishës Katolike n...

Pasi emri i saj u shpall në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialdemokrate në qarkun e Fierit, Limonera Bozha mori një telefonatë urimi nga eprorët e saj në Albpetrol, bashkë me kërkesën për të dhënë dorëheqjen.
Bozha, një specialiste në kompaninë publike të naftës, Albpetrol, i tha BIRN se pasi kishte refuzuar që të jepte dorëheqjen, ishte shkarkuar nga detyra në datën 22 prill përmes një vendimi, të cilin ajo e kundërshton si të kundraligjshëm dhe që cënon të drejtën e saj për t’u zgjedhur. Bozha ka bërë gjithashtu ankim pranë Komisionerit për Mbrojtjen e nga Diskriminimi në lidhje me vendimin e shkarkimit.
Kushtetuta e Shqipërisë i njeh çdo shtetasi mbi 18 vjeç të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, ndërkohë që Kodi Zgjedhur e kufizon të drejtën për të kandiduar me heqjen dorë nga pozicionet e larta publike, ku nuk përfshihen nëpunësit e ulët dhe të mesëm të administratës.
Bozha i tha BIRN se kishte kërkuar lejen vjetore pasi kishte refuzuar që të jepte dorëheqjen, por u përball me një komision disiplinor për mungesat në punë, të cilat ajo pretendon se lidhen me problemet shëndetësore dhe se i justifikon me raportin përkatës mjekësor.
“Kërkova disa herë përgjigje me email për lejen vjetore, por në vend të saj më vjen një shkresë që më kërkon të paraqitem në komisioni disiplinor. Mungesat e mia në punë nuk korrespondojnë me ato që drejtoria ka dorëzuar në Komision, ndërsa më pas kam munguar për arsye shëndetësore të vërtetuara në raport mjekësor,” pretendoi më tej Bozha.
Të pyetur për arsyet e shkarkimit të kandidates për deputete të PSD, Limonera Bozha, drejtori i Albpetrol, Eltar Deda dhe shefja e kabinetit, Albana Kulari refuzuan të komentonin, duke kërkuar që t’u drejtoheshim rrugëve zyrtare.
“ Ju lutem nuk mund të jap asnjë sqarim,” tha Deda, duke shtuar se dosjen përkatëse ia kishte dhënë avokatit të Znj. Bozha.
“Atëherë që të mos nxitohemi në pretendime të pabazuara në fakte, ju ftoj të na drejtoheni në rrugë zyrtare dhe patjetër që do te merrni të gjithë informacinonin e nevojshëm”, tha Kulari, e cila sipas Bozhës i kishte kërkuar dorëheqjen përmes telefonit.
Shkarkimi nga detyra i Bozhës është i disati në qarkun e Fierit, pas shpalljes së listave të kandidatëve për deputetë të partisë Socialdemokrate të Tom Doshit – një aleat i pashpallur i Partisë Socialiste me të cilin në këto zgjedhje është futur në një kurs përplasjeje.
Kandidatë të tjerë të PSD apo familjarë të tyre u kërcënuan me shkarkime nga puna pas shpalljes së listave./ Reporter.al
Shuarja e Papa Françeskut, drejtuesit të Kishës Katolike n...
Foto që rrëzon mijëra premtime dhe propagandë boshe elekto...
Ambasada e ShBA në Tiranë do të përdorë një sistem të ri p...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe ...
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka qenë pjesë ...
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca...
Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e sotme shpalljen ...
Biznesmeni Shkëlqim Fusha është paraqitur sot në SPAK. Fus...
Sipas informacioneve, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, kryeko...
Pas arrestimit të Roven Zekës, i ndaluar nga SPAK-u mbi dy...
Jep dorëheqjen drejtoi i burgut të Peqinit, Florenc Doka. ...
Ditën e sotme është zhvilluar votimi për drejtuesin e RTSH...
Komiteti i Helsinkit, në një reagim të bërë ditën e djeshm...
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca...
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Veli...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Policia ka arrestuar në flagrancë ish-Drejtoreshën e Spita...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e disa njerëzve br...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, J...
GJKKO ka shtyrë seancën paraprake për çështjen "Partizani"...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...