GJKKO urdhëron t’i kthehen sendet gazetarit
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca...

Komiteti i Helsinkit, në një reagim të bërë ditën e djeshme, ka thënë se prindërit e një 14-vjeçari kanë njoftuar KSHH-në se djali i tyre është ndaluar dhe dhunuar nga Policia e Shtetit në komisariatin nr. 1 më 12 prill 2025.
Në reagimin e Komitetit të Helsinkit thuhet se vëzhgues të KShH-së shkuan në ambientet e komisariatit dhe nga verifikimet e kryera ka rezulutar se i mituri ishte shoqëruar në këtë komisariat dhe në raportin e shoqërimit thuhej se 14-vjeçari kishte hematomë në syrin e djathtë.
Komiteti i Helsinkit thotë në njoftimin e bërë se nuk rezulton që i mituri të jetë vizituar nga ndonjë mjek.
Njoftimi i Komitetit të Helsinkit
"Të hetohet me përparësi dhe seriozitet dhuna fizike e ushtruar ndaj të miturit të shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1 (Tiranë)
Në 17.04.2025, shtetasit O.Z dhe E.G, banues në Tiranë, prindër të të miturit 14 vjeçar J.G njoftuan Komitetin Shqiptar të Helsinkit (KShH) se më datë 12.04.2025 pranë zonës së Kodrës së Liqenit Tiranë, djali i tyre J.G ishte ndaluar nga punonjësit e Policisë të Komisariatit Nr. 1, Tiranë për shkak se ishte kapur duke hedhur kapsolla. Në ankesën e tyre ata pretendonin se ndaj djalit të tyre punonjësit e policisë kishin ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike.
Për verifikimin e kësaj ankese, më datë 22.04.2025, dy vëzhgues të KShH-së shkuan në Komisariatin Nr. 1. Gjatë këtij verifikimi rezultoi se:
1. Sipas dokumentacionit të kqyrur, i mituri J.G, i datëlindjes 09.11.2010, në datë 12.04.2025, ora 18:40 ishte shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. Shkaku i shoqërimit ishte dyshimi për prishje të qetësisë publike dhe hedhje të lëndëve piroteknike. Në dokumentacion shënohej se pas shoqërimit ishin njoftuar prindërit e tij.
2. Në Raportin e Shoqërimit shënohej se i mituri kishte një hematomë në krahun e syrit të djathtë. Në dokumentacionin e kqyrur nuk rezulton të jetë vizituar nga mjeku. Fakti i mësipërm u mohua nga punonjësit e policisë. Megjithëse në raportin e përmendur më lart ishte shënuar hematoma, nuk rezultoi që i mituri të ishte vizituar nga mjeku i Komisariatit, në kundërshtim me parashikimet e Kreut IV, të Procedurës Standarde “Trajtimi dhe sigurimi i personave të arrestuar/ndaluar në ambientet e Policisë së Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre”.
Në ditën e sotme një reagim për këtë ngjarje ka ardhur dhe nga Policia e Shtetit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në njoftimin e bërë, thotë se në lidhje me rastin dhe pas pretendimeve të prindërve ka nisur procedim disiplinor për shkelje të rëndë për tre punonjës të Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Gjitashtu për këta tre efektivë, Polica njofton se ka referuar materialet në prokurori për nisjen e hetimeve për veprat penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Njoftimi i policisë
Në lidhje me një njoftim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, është dhunuar një i mitur i ndaluar, sqarojmë:
Me datë 12.04.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë shoqëruar në ambientet e këtij komisariati, 14-vjeçarin që pretendon se është dhunuar, mbi dyshime se kishte hedhur lëndë piroteknike, në zonën e Liqenit Artificial, veprim i cili ishte njoftuar nga banorët e zonës, pasi ishte shkaktuar panik dhe shqetësim te ta. Për këtë shtetas Policia referoi materialet në Prokurori, ku u vendos procedimi i tij në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Për këtë rast është dhënë njoftim në përmbledhjen ditore të qarkut Tiranë, më datë 13.04.2025.
Në bazë të pretendimeve të prindërve të të miturit, se ai është dhunuar gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit, me urdhër të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me datë 13.04.2025, ka nisur ecuri disiplinore, për shkelje të rëndë, për:
-Inspektor D. M., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;
-Inspektor R. D., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;
-Nënkomisare Xh. B., specialiste e Seksionit të Patrullës së Përgjithshme dhe Rendit të Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Gjithashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, me datë 15.04.2025,ka referuar materialet në Prokurori, me qëllim hetimin penal të 3 punonjësve të Policisë, për veprat “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Ndërkohë, Drejtoria e Standarteve Profesionale, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë një hetim administrativ, për të verifikuar nëse 3 punonjësit e Policisë kanë shkelur kompetencat dhe detyrimet që iu caktojnë rregullorja e Policisë së Shtetit dhe procedura standarde e punës.
Theksojmë se strukturat e Policisë së Shtetit dhe ato të Policisë së Tiranë janë maksimalisht të angazhuara për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti dhe për të reaguar shpejt, me paanësi dhe konform ligjit, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të përgjegjësve./ CNA
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca...
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Veli...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Policia ka arrestuar në flagrancë ish-Drejtoreshën e Spita...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e disa njerëzve br...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, J...
GJKKO ka shtyrë seancën paraprake për çështjen "Partizani"...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Gjykata e Posaçme ka shqyrtuar ditën e sotme ankimimin e k...
Gjykata e Posaçme është tërhequr për të marrë një vendim n...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me një vit burg pë...
Të shtunën e 26 prillit në Vatikan do të zhvillohet funera...
Në Gjykatën e Posaçme, Dritan Rexhepi ka dëshmuar për herë...
Ditën e sotme në GJKKO mbahet seanca për kryebashkiakun Er...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral ditën e ...
"Integrated Energy BV SPV SH.P.K.", kompani që ka të drejt...
Qytetarët që udhëtojnë drejt veriut, ankohen se nuk përdor...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Sipas Dom Gjergj Metës pritet që zgjedhjet për Papën e Ri ...
Dom Gjergj Meta i ftuar në emisionin Opinion ka treguar se...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...