SHBA drejt heqjes së ndryshimit të orës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral ditën e martë fyeu personat me aftësi të veçanta, ndërsa përdori termin “politikisht autik”. Psikologia klinike, Lumturi Sinani, në një reagim për CNA, është shprehur e indinjuar për mënyrën se si abuzohet me termat që kanë të bëjnë me shëndetin mendor.
Sinani theksoi se nga figurat e larta të shtetit presim të jenë mbështetje për personat me aftësi të veçanta dhe jo të abuzojnë me termat për të arritur qëllimet e tyre.
“Është për të ardhur keq që në shoqërinë tonë shqiptare abuzohet me termat që kanë të bëjnë me shëndetin mendor. Askush nuk ka të drejtë të etiketojë apo të vlerësojë një person, një grup njerëzish, nëse vuan nga autizmi apo jo. Kjo u takon institucioneve përkatëse dhe profesionistëve të shëndetit mendor. Personat autikë janë unikë dhe me shumë aftësi, ku me mbështetjen e duhur arrijnë pavarësinë e tyre. Ne presim që qeveritarët, figurat e larta të shtetit, të jenë mbështetje për ta dhe jo të abuzojnë me këtë term për të arritur qëllimin e tyre. Është e papëlqyeshme të keqpërdorësh termat e shëndetit mendor për të fituar apo për të arritur atë që do. Askush nuk e ka këtë të drejtë. Si profesioniste e shëndetit mendor indinjohem kur dëgjoj deklarata apo etiketime të tilla. Pasi kjo është si një goditje e dytë për individët që e mbartin këtë, por edhe për familjarët e tyre”, tha psikologia.

Psikologia Lumturi Sinani shtoi se fokusi duhet të vendoset te ndihma që qeveria ka dhënë për fëmijët me aftësi ndryshe dhe të ketë sa më shumë fushata ndërgjegjësuese.
“Qeveria shihet si një institucion që i vjen në ndihmë shoqërisë sonë në çdo aspekt. Por sa janë ndihmuar fëmijët që vuajnë nga autizmi? A kanë këta fëmijë mësues ndihmës në shkolla? A mbështeten familjarët e tyre? Këto pika sigurisht dhe të tjera duhet të diskutohen dhe vlerësohen. Fushata ndërgjegjësuese sa më shumë për popullatën janë të nevojshme.
Ndërsa detyra jonë më e rëndësishme si shoqëri është që këta fëmijë të ndihen të pranuar dhe të dëshiruar. T’u falim dashurinë dhe përkushtimin e duhur. Përfshirja e tyre në aktivitete, pranimi i tyre në ambientet gjithëpërfshirëse do të ishte një ndihmë shumë e madhe për ta”, tha psikologia.
Në përfundim, Sinani tha se figurat e larta janë të parët që duhet të japin mesazhet e duhura, pasi shoqëria është lehtësisht e ndikueshme nga diskursi i tyre.
“T'i dëgjosh këto deklarata nga qeveritarë të shtetit ta 'vrasin shumë veshin' sepse zëri i tyre dëgjohet nga të gjithë. Ne pretendojmë që ata të jenë shembuj për të rinjtë, për fëmijët, për një ardhmëri sa më të mirë për vendin tonë. Si presim ne të zhvillohet shoqëria apo mentaliteti kur vetë qeveritarët nuk janë një ndihmë. Shoqëria jonë është lehtësisht e ndikueshme sidomos nga figurat e larta dhe me pozitë, prandaj duhet treguar shumë kujdes mbi etiketimet, termat e keqpërdorur dhe mesazhet që përcillen”, tha psikologia.
Kujtojmë se vetë kryeministri Edi Rama ditën e martë pas deklaratës bëri “Mea Culpa”, duke thënë se përdori termin e gabuar, ndërsa pranoi se ka cenuar fëmijët autikë dhe ka lënduar prindërit e tyre./ CNA
"Integrated Energy BV SPV SH.P.K.", kompani që ka të drejt...
Qytetarët që udhëtojnë drejt veriut, ankohen se nuk përdor...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Sipas Dom Gjergj Metës pritet që zgjedhjet për Papën e Ri ...
Dom Gjergj Meta i ftuar në emisionin Opinion ka treguar se...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha ka bërë me dije...
Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimet gjyqësore për k...
Sonte në emisionin Në Shënjestër janë zbardhur mesazhet e ...
Tashmë po shihet qartë që limitet e lajthitjes së kryesoci...
GJKKO ka lënë në burg shefin e Policisë Rrugore Roven Zeka...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesat për rekurs të paraqitu...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te...
Detaje të reja janë zbardhur nga marrja në pyetje e kreut ...
SPAK ka dhënë detaje për qytetarët në lidhje me kompet...
Kryeministri Edi Rama, në retorikën e tij politike, gjatë ...
Në kuadër të hetimit që po kryen ndaj Evis Berberit, ish-d...
KUPA E ITALISË, në një moment vendimtar. Luhen gjysmëfinal...
Kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, u paraqit ditën...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest ...
Kreu i Komisionit të Prokurimeve, Jonaid Myzyri, është thi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...