SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

U përurua sot zyra e parë digjitale e punësimit, e cila iu vjen në ndihmë personave me aftësi të kufizuara në kërkim të një vendi pune. Kjo zyrë u ndërtua nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) në bashkëpunim me Vodafone Albania, si pjesë e kontributit për zhvillimin ekonomik e social në vend dhe impenjimit që askush të mos mbetet pas.
Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki, drejtori i AKPA-s, Klevis Hysa si dhe persona me aftësi të kufizuara në lëvizje, shikim e dëgjim, të cilët janë edhe përfituesit direkt të këtij investimi.

Ambientet janë transformuar, duke i bërë sa më të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara, falë hapësirave e sinjalistikës përkatëse. Për personat me aftësi të kufizuara në lëvizje janë vendosur në hyrje një derë automatike dhe një rampë, sipas standardeve të përcaktuara. Gjithashtu është krijuar një zonë vetshërbimi, teksa mausi ergonomik u vjen në ndihmë këtyre personave për të aksesuar lehtësisht shërbimet online. Kompjuteri brail përdoret nga njerëzit me vështirësi në shikim për të aksesuar shërbimet publike në internet. Nëpërmjet pajisjes daisy reader dëgjohen mesazhet zanore, të cilat shpjegojnë të gjitha shërbimet dhe procedurat e Zyrës së Punës. Zona e vetshërbimit, asistuar edhe nga personeli i zyrës, do t’i ndihmojë personat që nuk flasin apo nuk dëgjojnë me takime virtuale.
“Në Vodafone Albania kemi Kontratën Sociale, e cila nuk është gjë tjetër veçse përpjekja jonë për t’i kthyer mbrapsht shoqërisë. Kjo zyrë digjitale punësimi për personat me aftësi të kufizuara është thjesht një shembull i Kontratës Sociale. Vitet e fundit kemi investuar në shoqërinë shqiptare më shumë se 6 milionë euro, pasi besojmë se kompania jonë duhet të përparojë paralelisht me shoqërinë”, u shpreh Katia Stathaki, CEO e Vodafone Albania.
Ajo shtoi gjithashtu se kjo zyrë nuk është e vetmja mënyrë se si Vodafone kontribuon në Shqipëri për personat me aftësi të kufizuara. Aktualisht në këtë kompani janë të punësuar disa persona me aftësi të kufizuara, si në rrjetin e dyqaneve, ashtu edhe në zyrat qendrore të kompanisë. Vodafone beson se secili ka vendin e vet në shoqëri e se gjithkush mund dhe duhet të kontribuojë në komunitet.

Ndërkohë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh se aksesueshmëria në zyrat e punës është shumë e rëndësishme.
“Kjo zyrë digjitale punësimi është e para, por nuk duhet të jetë e fundit. Është e rëndësishme që zyra të aksesueshme të mos ndërtohen vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera, ku mundësitë janë më të vogla. Falenderoj Vodafone Albania për mbështetjen, pasi kemi një vit që flasim për këtë bashkëpunim dhe më në fund e bëmë realitet. Personat me aftësi të kufizuara janë prioritet, ndaj duhet të punojmë të gjithë së bashku për t’u ofruar shërbime më të mira, punësim e formim profesional.”
Të pranishmit panë nga afër se si funksionojnë pajisjet në zyrën digjitale të punësimit, duke u bërë kështu dëshmitarë se si teknologjia mund të transformojnë jetën e personave me aftësi të kufizuara e për rrjedhojë, të gjithë komunitetit./ CNA.al

Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja u ankua ditën e sotme në K...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ësh...
Në mbledhjen e PD në selinë blu, kanë marrë pjesë dy d...
Gjatë seancës së sotme plenare ka patur shumë replika ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon me sulmet nd...
Kompania TBS96 me një eksperiencë 30 vjeçare në fushën...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Ministri Bledi Çuçi e cilësoi si të cekët raportin e P...
Kryeshefi i Administratës Komunale të Preshevës, Hazvi Ram...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ...
Partia Demokratike ka kërkuar që të ngrihet një Komision H...
Në seancën plenare të ditës së sotme do të diskutohet rret...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në mbledhjen e...
Dy persona kanë përfunduar në pranga dhe një tjetër është ...
Vjollca Hoxha prej disa ditësh ka nisur një fushatë sulmi ...
Sot me datë 31.10.2022 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrups...
Kryeministri Edi Rama është ndalur në Ersekë, ku ka zhvill...
Kryetari i Partisë Demokratike, ka postuar videon e radhës...
Hetimet për vrasjen e 39-vjeçarit, Briken Sanaj, në zonën ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...