Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Orlando Koja, trajneri i ekipit të parë të volejbollit të vajzave “Skënderbeu”, rrëfen për CNA TV rrugëtimin e tij të gjatë dhe të suksesshëm në volejboll.
I lindur në një familje me traditë në këtë sport, pasioni i tij lindi që në moshë të vogël, i frymëzuar nga babai i tij, Vangjel Koja, një emër i njohur në volejbollin shqiptar. Koja kujton se kontakti i tij i parë me volejbollin ndodhi që në moshën 5-6 vjeçare, kur ndiqte nga afër ndeshjet dhe stërvitjet e babait të tij. Duke parë nga afër ekipet e nivelit të lartë që ai drejtonte, ai u magjeps nga ky sport dhe filloi ta shihte veten si pjesë të tij.
"Që në moshë të vogël, babai (Vangjel Koja) ka qenë ai shembulli dhe iniciatori që më pruri në fushat e volejbollit. E ndiqja që i vogël, shikoja ndeshjet që kur kam qenë në moshën 5-6 vjeç. Shikoja skuadrat e nivelit të lartë që babai stërviste dhe luante. Me gjithë mend u apasionova që në atë moshë",-tha Koja.
Megjithatë, rrugëtimi i tij nuk ishte i lehtë. Në Shqipërinë e asaj kohe, ekzistonte ideja se fëmijët e trajnerëve apo sportistëve të njohur duhej të dëshmonin akoma më shumë vlerat e tyre për të mos u parë si pasues të thjeshtë të prindërve. Për këtë arsye, Koja thekson se që në fillimet e tij është përballur me sfida të vështira për të ndërtuar një emër të pavarur.

"Sfidë ka qenë gjithmonë, se në Shqipërinë e asaj kohë ishte pak ajo ideja, që tani nuk ekziston më, që duhet të dëshmosh akoma më shumë që kishe vlera e jo të rrije nën hijen e babait, kështu që ka qenë gjithmonë sfidë dhe jam përballur me situata të vështira. Por, pasioni ka mbizotëruar dhe kam ecur gjithmonë përpara",-u shpreh Koja.
Rruga e tij sportive nisi në klasat sportive të shkollës “Fan Noli”, ku pati fatin të stërvitej nga disa prej legjendave të volejbollit shqiptar si Asllan Rusi, Leonard Tase dhe Todi Koçi. Pas kësaj, ai kaloi te ekipet e të rinjve, ku u trajtua nga një tjetër emër i madh, Ylli Shehu. Në moshën 16-vjeçare, ai iu bashkua ekipit të parë të Dinamos, ku pati mundësinë të luante në nivele të larta dhe të fitonte disa tituj kampion me këtë skuadër. Megjithatë, duke qenë se babai i tij ishte trajner i Dinamos, Orlando e ndjente se kjo e vendoste në një pozitë të vështirë. Ai dëshironte të provohej jashtë ndikimit të tij dhe të krijonte rrugën e tij të pavarur.

"Karriera ime ka nisur me klasat sportive të shkollës 'Fan Noli'. Trajnerët e mi të parë ishin Asllan Rusi, Leonard Tase, Todi Koçi, të gjithë legjenda të volejbollit shqiptar. Na mësuan që në moshë të vogël me dashurinë, me teknikën dhe nivelin e lartë që ata kishin. Më pas kalova tek ekipet e të rinjve, ku kisha trajner Ylli Shehun, një tjetër legjendë e volejbollit të Dinamos. Në moshën 16 vjeçare kalova në ekipin e parë të Dinamos dhe mora pjesë në disa tituj kampionë që fituam në atë kohë. Atje e ndjeja veten pak ngushtë duke punuar me babain, ishte një marrëdhënie e vështirë e për këtë shkak vendosa të ikja tek 'Klubi Studenti' ku trajner ishte Ylli Tomorri, një tjetër legjendë e volejbollit",-kujton Koja.
Në vitin 1990, Koja mori një vendim të rëndësishëm: të largohej nga Shqipëria për të vazhduar karrierën e tij në Itali. Për një volejbollist shqiptar në atë kohë, ky ishte një hap i madh, pasi volejbolli shqiptar nuk kishte një emër të njohur në skenën ndërkombëtare. Pas shumë përpjekjesh dhe punë të palodhur, ai arriti të luante në kategoritë më të larta dhe të fitonte Kupën e Italisë, një nga sukseset më të mëdha të karrierës së tij si volejbollist.

"Në vitin 1990 vendosa të largohesha nga Shqipëria dhe fillova me volejbollin italian, nga zero sepse edhe ne nuk kishim shumë emër në këtë fushë, i ngjita shkallët dalë nga dalë derisa arrita në vitet e ardhshme të fitoj edhe kupën e Italisë. I bëra të gjitha shkallët, nga kategoria e 3-4 deri te e 2-1, fitova shumë dhe u kompletova",-tha Koja.
Në vitin 2015, Koja vendosi të përballej me një sfidë të re dhe të zhvendosej në Shtetet e Bashkuara. Atje, ai u bë drejtor sportiv i klubit të volejbollit “Forza 1”, një klub me rreth 60 skuadra, i drejtuar nga Kristina Nikolli, një ish-volejbolliste e njohur shqiptare. Në atë periudhë 10-vjeçare, ai pati mundësinë të njihte nga afër volejbollin amerikan dhe të ngrinte nivelin e skuadrave që drejtonte. Gjatë kësaj kohe, ai fitoi disa turne të rëndësishëm, duke përfshirë medaljen e artë në turneun e Las Vegasit dhe medalje bronzi në Indianapolis dhe Philadelphia.
"Në 2015 vendosa të shkoj e të provoj edhe eksperiencën amerikane. Isha drejtor sportiv i një klubi volejbolli që quhej "Forza 1" me rreth 60 skuadra. Pronare ishte një ish volejbolliste e Vllaznisë së Shkodrës, Kristina Nikolli, që donte që unë të ngrija nivelin e klubit të saj. Atje qëndrova 10 vite e kisha në zotërim të gjitha ekipet dhe gjithë kampionatet e moshave të ndryshme. Ishte një eksperiencë fantastike sepse pata mundësinë të shihja volejbollin amerikan që është i nivelit të lartë dhe të merrja pjesë në gjithë këto aktivitete duke fituar disa kupa. Gjithashtu fituam medaljen e artë në turneun e Las Vegas. Kemi dalë dy herë me medalje bronzi në turnetë e Indianapolis dhe Philiadelphia. Eksperienca shumë të plota ku kam ngritur nivelin tim si trajner dhe si sportist në përgjithësi",-tha Koja.
Pas një dekade jashtë vendit, Orlando Koja vendosi të rikthehej në Shqipëri dhe të punonte me volejbollin vendas. Prej tre vitesh, ai drejton ekipin e vajzave të “Skënderbeut” në Korçë, ku ka arritur suksese të mëdha.

"Këto tre vitet e fundit jam kthyer në Korçë. Jam shumë i kënaqur që bëra këtë eksperiencë në Korçë duke fituar edhe këtu tituj. Në tre vjet kemi fituar mbi 10 kupa kështu që jemi shumë të kënaqur",-u shpreh Koja.
Sipas tij, një nga problemet kryesore të volejbollit shqiptar sot është mungesa e një strukture të mirëfilltë për zhvillimin e moshave. Ai tregon se dikur punohej me moshat në mënyrë shkencore dhe me kushte shumë të mira, duke theksuar se kjo është baza e një volejbolli të fortë dhe duhet t’i rikthehemi këtij modeli.
"Gjëja e parë që mund të them fare qartë është që atëherë punohej me moshat në mënyrë shkencore, me kushte shumë të mira, me trajnerë të nivelit të lartë. Handikapi ynë fillon nga niveli i moshave dhe çohet deri tek ekipet e të rriturve. Puna me moshat është baza e nivelit të volejbollit, ato shkollat e mira e kanë punën me moshat shumë sistematike dhe shumë të organizuar",-tha Koja.
Lidhja e tij me volejbollin nuk mbetet vetëm profesionale, por edhe familjare. Orlando Koja ka dy djem dhe tre vajza, dhe dy djemtë e tij tashmë po ndjekin hapat e tij.

"Unë kam dy djem dhe tre vajza që janë më të vogla, por të dy djemtë që janë më të rritur merren me vojelboll. Njëri luan me ekipin e Prishtinës në Kosovë dhe tjetri me ekipin e Studentit. Janë lojtarë të mirë, më pëlqen se kanë dëshirë dhe punojnë shumë kështu që vazhdon tradita e familjes Koja në volejboll",-tregon Koja.
Nga një fëmijë që ndiqte me admirim ndeshjet e të atit, te një sportist dhe trajner me përvojë ndërkombëtare, Orlando Koja ka ndërtuar një karrierë të pasur dhe të suksesshme në volejboll. Me përkushtim, punë të palodhur dhe sfida të shumta, ai ka arritur majat e këtij sporti, si lojtar dhe si trajner, duke lënë gjurmë në volejbollin shqiptar, italian dhe amerikan. Sot, ai vazhdon të japë kontributin e tij për zhvillimin e volejbollit në Shqipëri, duke drejtuar me sukses ekipin e “Skënderbeut”. Për të, suksesi nuk matet vetëm me titujt dhe trofetë e fituar, por me përmirësimin dhe rritjen e çdo lojtari që ai stërvit. Ndërkohë, tradita e volejbollit në familjen Koja vazhdon me brezin e ri, duke dëshmuar se pasioni dhe dashuria për këtë sport janë vlera që kalojnë nga njëri brez në tjetrin./CNA
Sonte në orën 21:00 në "Vizion +" dhe "Tring", do të start...
Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar surprizat e motit për ...
Gazetari Osman Stafa ka denoncuar skandalin në spitalin e ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në ak...
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gj...
Pas Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Joanit në Katedral...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar në një deklara...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar d...
Agimi i sotëm e gjeti Vlorën të mbushur me atmosferën e sh...
Mëngjesi i sotëm e gjeti Gjirokastrën të mbushur me atmos...
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, qindra ...
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka...
Bashkimi Evropian në Shqipëri, në një postim në “Facebook”...
Nis në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, liturgj...
Pas Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Joanit në Katedral...
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind...
Pas agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Fortlumtu...
Presidenti i Unionit të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...