Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar ditën e sotme Komitetin Mysliman Shqiptar.
Në fjalën e tij pas daljes nga KMSH, Berisha tha se pas 11 majit, falja e ditës së premte do të përcaktohet në ligj dhe orar.
Kreu i PD uroi festën e Fitër Bajramit, të cilën e quajti një ditë nderimi për të gjithë ata që agjeruan. Berisha tha se pas 11 majit fondi për komunitetet fetare do të dyfishohet.
“Erdha për të uruar Fiter Bajramin, kryetarit të Komunitetit Mysliman, hirësisë së tij Bujar Spahiu, bashkëpunëtorëve të tij dhe me këtë rast të gjithë besimtarëve që kanë agjëruar dhe gjithë besimtarëve të Zotit, këtë ditë të nderimit të përkushtimi, sakrificës së njeriut ndaj të madhit Zot, vlerave hyjnore më të mira.
E shfrytëzova rastin për të zotuar para kryetarit të Komunitetit Mysliman dhe të gjithë shqiptarëve se, pas 11 majit nga vendimet e para do të jetë dyfishimi i fondit për komunitete fetare, fond i cili është i domosdoshëm dhe u takon plotësisht. Sikundër një përpjekje madhore do të bëhet për rikthimin e pronave të tyre, ose kompensimin, pasi pronat e komuniteteve fetare, janë pronat më të plaçkitura në Shqipëri. Së treti unë garantoj, dhe e garantova dhe kryetarin e Komunitetit Mysliman dhe garantoj besimtarët myslimanë se, falja ditën e premte do të përcaktohet në ligj dhe në orar.
Dhe çdo besimtar mysliman që dëshiron të kryejë detyrën e tij me faljen në xhami do të ketë kohën e dhënë për këtë destinacion. Pra nuk do mund të bëhet më orari zyrtar pengesë që njerëzit të falin të Premten, që për myslimanët është dita e faljes. Kjo nuk është lehtësi, por detyrim dhe do të vendoset menjëherë pas 11 majit. Nuk mund të mos theksoj se, trashëgimia jonë më e shkëlqyer është toleranca fetare dhe unë shpreh admirimin tim më të thellë për udhëheqësit e Komunitetit Mysliman dhe udhëheqësit në tërësi të komuniteteve fetare dhe të gjithë klerikët shqiptarë për punën e tyre, urtësinë dhe mençurinë e tyre në konsolidimin, zhvillimin më tej të kësaj trashëgimie të shkëlqyer. Edhe njëherë, është një ditë nderimi për ata që sakrifikuan, që agjëruan, por edhe për të gjithë klerikët, hoxhallarët, priftërinjtë dhe për të gjithë ata që sakrifikojnë çdo ditë në shërbim të Zotit dhe vlerave hyjnore. Gëzuar”, tha Berisha./ CNA
Agimi i sotëm e gjeti Vlorën të mbushur me atmosferën e sh...
Mëngjesi i sotëm e gjeti Gjirokastrën të mbushur me atmos...
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, qindra ...
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka...
Bashkimi Evropian në Shqipëri, në një postim në “Facebook”...
Nis në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, liturgj...
Pas Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Joanit në Katedral...
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind...
Pas agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Fortlumtu...
Presidenti i Unionit të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve ...
Papa Françesku i ka dërguar një mesazh urimi Fortlumturisë...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati bisedoi në podcasti...
"Atij që na deshi dhe na lau nga mëkatet tona me gjakun ...
Fortlumturia e Tij, kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gj...
Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij në ceremoninë e Fr...
Ikonom Atë Aleks Ndoni, në fjalën e tij në ceremoninë e Fr...
Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Nikolla, në fjalën e t...
Sinodi i Shenjtë ka mbajtur fjalimin në ceremoninë e fronë...
Ka nisur në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë cer...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...