Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar në një deklaratë në lidhje me faljen e namazit në një orar ndryshe nga ai që ishte lajmëruar më herët.
Në reagimin e bërë, KMSH njofton se kjo ka ndodhur për shkak të një problemi teknik të komunikimit në sheshin Skënderbej. KMSH gjithashtu sqaron besimtarët myslimanë se si të veprojnë në këto raste.
Komuniteti Mysliman e mbyll reagimin duke uruar dhe njëherë festën e Fitër Bajramit.
“Reagim mbi shqetësimin e besimtarëve në lidhje me faljen e Namazit të Bajramit në Sheshin Skënderbej
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke marrë përsipër përgjegjësinë për moszbatimin e orarit të faljes së namazit të bajramit në mënyrë konçize sipas lajmërimit të bërë më parë, ndan shqetësimet mëse me vend të besimtarëve. Kjo është një ngjarje që ka ndodhur për herë të parë në organizimin e bajramit, e cila u shkaktua për arsye teknike të komunikimit në Sheshin Skënderbej.
Krahas kësaj shprehim sqarimin e mëposhtëm se si të veprojnë besimtarët në këtë rast.
Në histori ka ndodhur shumë herë që një pjesë e besimtarëve të mos arrijnë faljen e namazit të bajramit. Kjo ka ndodhur edhe në kohën e Profetit (s.a.s), ku Enes b. Malik (r.a) nuk e ka arritur faljen e namazit të bajramit. Profeti (a.s) i ka treguar atij që ta falë namazin në shtëpi individualisht ose kolektivisht së bashku me familjen e tij, pa mbajtur hytbe. Dhe Enes b. Malik (r.a) e ka falur namazin e bajramit së bashku me familjen e tij.
Shumica e juristëve bazuar në këtë transmetim “hasen” të gjendur në veprën el-Musannef i Ibn Ebu Shejbe dhe mendimit që ndajnë Ibn Abbas, Ibn Mes’ud dhe Ali Ibn Ebu Talib (r.a), kanë shprehur se kush nuk ka arritur ta falë namazin e bajramit me bashkësinë e bësimtarëve, mund ta falë atë, në formën tradicionale, individualisht ose së bashku me familjarët.
Çdo besimtar që nuk ka arritur të falë namazin e bajramit ditën e sotme, mund ta kryejë atë ashtu siç ka vepruar Enes b. Malik (r.a), ditën e parë të bajramit ose ditën e dytë në kohën e paradites, duke nisur tek rreth 30 minuta pas lindjes së diellit deri rreth 30 minuta para se të hyjë vakti i drekës.
Duke shprehur ndjesën tonë për rastin në fjalë, kërkojmë mirëkuptimin tuaj të vyer. Ju urojmë edhe një herë Gëzuar Festën e Fitër Bajramit", njofton KMSH./ CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar d...
Agimi i sotëm e gjeti Vlorën të mbushur me atmosferën e sh...
Mëngjesi i sotëm e gjeti Gjirokastrën të mbushur me atmos...
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, qindra ...
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka...
Bashkimi Evropian në Shqipëri, në një postim në “Facebook”...
Nis në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, liturgj...
Pas Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Joanit në Katedral...
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind...
Pas agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Fortlumtu...
Presidenti i Unionit të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve ...
Papa Françesku i ka dërguar një mesazh urimi Fortlumturisë...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati bisedoi në podcasti...
"Atij që na deshi dhe na lau nga mëkatet tona me gjakun ...
Fortlumturia e Tij, kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gj...
Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij në ceremoninë e Fr...
Ikonom Atë Aleks Ndoni, në fjalën e tij në ceremoninë e Fr...
Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Nikolla, në fjalën e t...
Sinodi i Shenjtë ka mbajtur fjalimin në ceremoninë e fronë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...