web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasjet në protestën e Zvërnecit/ Reagon Ministria e Jashtme

31 Maj 2026, 20:58, Aktualitet CNA

Përplasjet në protestën e Zvërnecit/ Reagon Ministria e

Ministria e Jashtme ka bërë një reagim lidhur me përplasjet e ndodhura një ditë më parë në protestën në Zvërnec, ku shpreh keqardhje për situatën e krijuar.

Reagimi vjen pas deklaratës së Athinës zyrtare, ku bëhej me dije se një protestues me nënshtetësi shqiptare dhe greke ishte dhunuar nga një punonjësve i një kompanie private sigurie. 

Ministria njofton se ka nisur dhe një hetim disiplinor për të verifikuar rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë institucionale përkatëse.

Ndër të tjera thuhet se autoritetet e të dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm.

Postimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen për situatën e regjistruar dje në Zvërnec, ku ndodhi një përplasje fizike ndërmjet një grupi protestuesish dhe punonjësve të një shoqërie private sigurie të kontraktuar nga kompania që po kryen punime në zonë.

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe arrestoi punonjësin e shoqërisë së sigurisë, përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj një protestuesi me shtetësi shqiptare dhe greke, ndërsa dy punonjës të tjerë janë proceduar penalisht. Njëkohësisht, është filluar një hetim disiplinor për të verifikuar rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë institucionale përkatëse.

Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut mbeten vlera themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Lidhur me këtë çështje, autoritetet e të dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm, në nivele të ndryshme.

Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Greqinë, të bazuara në respektin e ndërsjellë, dialogun e hapur dhe vlerat e përbashkëta evropiane. /CNA





Lajmet e fundit nga