Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

Ditën e sotme, në një atmosferë thellësisht prekëse, në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë, mbushur plot me besimtarë, u mbajt përkujtimorja dyzetditore e Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit.
Gjatë liturgjisë hyjnore u lexua dhe testamenti i Kryepiskopit Anastas, nga Mitropoliti i Krujës Anastas Mamaj. Në testamentin e Tij, Kryepiskopi Anastas ka lënë amanet përfundimin e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë dhe pjesa tjetër e depozitave financiare të investohet në pagat e klerikëve dhe në programet rinore që organizon KOASH-i.
Për sa i përket literaturës dhe pasurisë së Tij letrare, Kryepsikopi ia dorëzoi bibliotekës ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, ndërsa të ardhurat nga të drejtat e autorit nga shitja e librave të dorëzohen në qendrën ndërortodokse Porefthendes.
Si ekzekutues të testamentit të tij, Kryepiskopi ka caktuar kryepiskopin që do e pasojë dhe kryesekretarin e sinodit të shenjtë, mitropolitin e Amantias, Nathanail. Kujtojmë që Kryepiskopi Anastas Janullatos u nda nga jeta më 25 janar 2025, në moshën 95-vjeçare, pas disa javësh i shtruar në një spital në Athinë.
Testamenti i plotë
Testamenti i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë † Anastasit ( Janullatos )
I bekuar qoftë emri yt, o Zot! Me mirënjohje të thellë reflektoj mbi vitet që kam kaluar në këtë tokë, në këtë anije kozmike të mrekullueshme, me drejtim, të pakufishmen.
Të falënderoj Ty, Trini e Shenjtë, që më zbulove se pafundësia është Dashuria: TI. Dhe më thirre që nga fëmijëria ime në një pjesëmarrje aktive në aventurën e dashurisë Sate, duke më denjësuar, me hirin e Mistereve të Kishës, të jetoj si një qelizë në Trupin mistik të Krishtit, në “një Kishë, të Shenjtë, Katholike dhe Apostolike”.
Të falënderoj Ty, sepse, pavarësisht varfërisë dhe dobësisë sime shpirtërore, më pranove që t’i shërbej njeriut në kufij të ndryshëm, gjeografikë dhe shoqërorë, duke soditur misterin e Kryqit dhe të Ngjalljes, shpesh “në shtrëngime të shumta, po me gëzim të Shpirtit të Shenjtë”. (1 Sel. 1:6)
Falënderoj, gjithashtu, “nga thellësia e zemrës” prindërit e mi të paharruar, mësuesit kryepriftërinj dhe udhëheqësit shpirtërorë që më mbështetën në udhëtimin tim shpirtëror, të afërmit e mi të dashur, vëllezërit dhe motrat sipas mishit dhe frymës, bashkëpunëtorët në misionin ungjillor, ish-studentët dhe studentet e mia, vëllezërit e dashur afrikanë dhe, së fundi, popullin e zgjedhur të Zotit, Kishën e Shqipërisë, për dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt.
* * *
Me hirin e Perëndisë, nuk kam as pasuri të paluajtshme dhe as të luajtshme. Çdo gjë që kam fituar ndër vite, tashmë është vënë në shërbim të veprave të dashurisë.
Depozitat financiare në emrin tim, si Kryepiskop, i përkasin Kishës së Shqipërisë. I lutem ekzekutuesve të testamentit tim që gjysma e shumës së këtyre depozitave të përdoret për përfundimin e Katedrales së Ngjalljes në Tiranë, ndërsa gjysma tjetër të ruhet dhe të investohet në mënyrë të përshtatshme, duke siguruar që të ardhurat nga këto investime të përdoren për mbështetjen e pagave të klerikëve dhe për zhvillimin e programeve rinore të Kishës së Shqipërisë.
Të drejtat e autorit nga shitja e librave të mi, lutem të depozitohen për Qendrën Ndërorthodhokse “Porefthentes”.
Ekzekutues të këtij testamenti caktoj Kryepiskopin që do të më pasojë, dhe Kryesekretarin e Sinodit të Shenjtë, Mitropolitin e Amantias Nathanail.
Të lartpërmendurit le të kujdesen që, ato pak sende që kam përdorur t’u ndahen “në shenjë kujtimi”, bashkëpunëtorëve të mi të përzgjedhur, të cilët me përkushtim dhe vetëmohim ecën krah meje dhe shërbyen me mua në Kishë.
Librat e mi të dorëzohen në bibliotekën e Akademisë Teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, ndërsa disa prej tyre, në mënyrë simbolike, t’u dhurohen Mitropolive të tjera. Librat që ndodhen në Athinë të dhurohen për bibliotekën e Qendrës “Porefthentes”.
* * *
Gjatë jetës sime, duke shërbyer në pozicione të ndryshme kishtare dhe në organizma të tjerë ndërkombëtarë, pa dyshim kam lënduar shumë vetë, qoftë nga dobësia, qoftë nga rrëmbimi i çastit. Në këtë orë të shenjtë të përshëndetjes, kërkoj ndjesën e tyre. Nga thellësia e shpirtit i fal të gjithë ata që, me dashje apo pa vetëdije, me padrejtësi, intriga dhe shpifje, e bënë udhëtimin tim më të vështirë dhe më të mundimshëm.
* * *
Me fuqitë e mia të pakta u përpoqa të shërbej në hapjen e horizontit të orthodhoksëve të sotëm ndaj përgjegjësisë sonë apostolike dhe ekumenike – në Greqi, në Afrikë, në arenën ndërkombëtare kishtare – dhe, veçanërisht nga viti 1991, iu përkushtova ringritjes së Kishës së shumëvuajtur të Shqipërisë, të cilën e desha me gjithë shpirt. Çdo gjë thelbësore që është arritur i përket hirit të Perëndisë.
Dhe tani, vëllezërit e mi, bashkëpunëtorë, bijtë e mi të dashur shpirtërorë në Shqipëri, Greqi, Afrikën Lindore dhe në vende të tjera të botës, “gëzimi dhe kurora ime”, ju përshëndes për herë të fundit, duke ju uruar atë që mund të dëshiroj më shumë: “Prandaj ul gjunjët e mi përpara Atit të Zotit tonë Jisu Krisht, prej të cilit quhet çdo atësi në qiej e mbi dhe, që t’ju japë juve sipas pasurisë së lavdisë së tij të forcoheni në fuqi me anën e Shpirtit të tij në njeriun e brendshëm; që të rrijë Krishti në zemrat tuaja me anën e besimit, që të rrënjosur e të themeluar në dashuri të mund të kuptoni bashkë me gjithë shenjtorët ç’është gjerësia dhe gjatësia dhe thellësia dhe lartësia, edhe të njihni dashurinë e Krishtit, e cila kapërcen çdo dituri, që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë.” Efes 3:14-19
Ju lutem, mos reshtni së luturi që Perëndia të më mëshirojë edhe mua, shërbëtorin e Tij mëkatar dhe të padenjë, dhe të më pranojë të penduar në pafundësinë e dashurisë së Tij.
“Edhe atij që sipas fuqisë që veprohet tek ne mund të bëjë shumë më tepër nga të gjithë sa kërkojmë ose mendojmë, atij i qoftë lavdia në kishë me anë të Jisu Krishtit në gjithë brezat e jetës së jetëve. Amin.” Efes 3:20-21Më modesti ndër episkopët
Kryepiskopi i Tiranës, AnastasiTiranë, 10 mars 1997
E korrigjuar më 27 qershor 2008
E korrigjuar më 24 qershor 2015/ CNA
Në një atmosferë thellësisht prekëse, u krye sot, të shtun...
Ekspertë të komunikimit i shohin fyerjet dhe sulmet person...
Prej 10 shkurtit Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj,...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dalë në konkluzionin se...
Erion Veliaj i ka dërguar Këshillit të Lartë të Prokuroris...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Detyri...
Biznesmeni Sokol Kryeziu u paraqit në GJKKO për zbatimin e...
Në Serie A dhe Champions League po vijnë duele vendimtare....
Në përfundim SPAK-u kërkon shpalljen fajtor të Alqi Bllako...
Gazetari Isa Myzyraj ka renditur disa arsye pse SPAK-u duh...
Red Sol Resort, një kompleks i gjithi i kuq është resorti ...
Censori i mediave dhe fjalës së lirë, Aldor Nini i "Acroma...
Nga data 3 mars ndalohet çdo rekrutim në administratë, dek...
Kryebashkiaku i Tiranës tashmë i ndodhur në paraburgim në ...
Gazetarja Ola Xama tregoi në MCN TV se si operoi koncesion...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në MCN TV, ka zbuluar se ...
Një qytetar nga Elbasani është drejtuar në emisionin“Stop”...
Gazetari pranë "Rilindjes" që ka qenë i punësuar në agjenc...
Televizioni i inceneratorëve ortakët e Mirel Mërtirit dhe ...
Gazetari Klodian Tomorri i ftuar në “Task Force” në SYRI T...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...