Dalin mesazhet/ Deputetët e PD-së kundër bojkotit të seancës në Kuvend
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...

Në një atmosferë thellësisht prekëse, u krye sot, të shtunën, më 1 mars 2025, në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë, mbushur plot me besimtarë, përkujtimorja dyzetditore e Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit.
Liturgjia Hyjnore dhe shërbesa e përshpirtshme u kryesuan nga Mitropoliti i Korçës dhe Mbikëqyrësi i Fronit Kryepiskopal, hirësi Joani, me të cilin bashkëmeshuan Mitropoliti i Gjermanisë nga Patriarkana e Antiokisë, hirësi Isaku, nga Kisha e Greqisë, Mitropoliti i Korfuzit, hirësi Nektari, dhe Mitropoliti i Kefalonisë, hirësi Dhimitri, anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë: Mitropoliti i Gjirokastrës, hirësi Dhimitri, Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, hirësi Nikolla, Mitropoliti i Elbasanit, hirësi Andoni, Mitropoliti i Beratit, hirësi Asti, Mitropoliti i Amantias, hirësi Nathanaili dhe Episkopi i Krujës, hirësi Anastasi.

Në lutjen e përbashkët morën pjesë, gjithashtu, përfaqësuesit e Patriarkanës Ekumenike: Mitropoliti i Prikonezit, hirësi Josifi, dhe Mitropoliti i Filadelfias, hirësi Melitoni.
Për të nderuar kujtimin e Kryepiskopit të ndjerë të Kishës sonë u mblodh një numër i madh klerikësh dhe besimtarësh të Kishës së Shqipërisë, përfaqësues të institucioneve fetare, arsimore dhe filantropike të Kryepiskopatës, si dhe vizitorë nga jashtë vendit.
Gjatë Liturgjisë Hyjnore, Episkopi i Krujës, hirësi Anastasi, lexoi publikisht testamentin e Kryepiskopit të ndjerë, Anastasit. Më pas, mbajtën fjalën e rastit përfaqësuesi i Patrikanës Ekumenike, Mitropoliti i Prikonezit, hirësi Josifi, Mitropoliti i Korçës dhe Mbikëqyrësi i Fronit Kryepiskopal, hirësi Joani, të cilët vlerësuan veprën madhore misionare, shpirtërore dhe shoqërore të Kryepiskopit të ndjerë, përmes së cilës ai kontribuoi në ringjalljen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Pas shërbesës përkujtimore në Katedrale, u krye shërbesa e përshpirtshme pranë varrit të Kryepiskopit të ndjerë, në kriptën nën Altarin e Shenjtë të Katedrales, dhe më pas u organizua një pritje për besimtarët.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vijon rrugën e saj e udhëhequr nga vizioni dhe trashëgimia e Kryepiskopit të ndjerë, Anastasit, duke vazhduar veprën e tij shpirtërore, baritore, arsimore, bamirëse dhe paqësore, të cilën ai e themeloi dhe e zhvilloi me dashuri sakrifikuese për 33 vjet. /CNA
Ekspertë të komunikimit i shohin fyerjet dhe sulmet person...
Prej 10 shkurtit Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj,...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dalë në konkluzionin se...
Erion Veliaj i ka dërguar Këshillit të Lartë të Prokuroris...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Detyri...
Biznesmeni Sokol Kryeziu u paraqit në GJKKO për zbatimin e...
Në Serie A dhe Champions League po vijnë duele vendimtare....
Në përfundim SPAK-u kërkon shpalljen fajtor të Alqi Bllako...
Gazetari Isa Myzyraj ka renditur disa arsye pse SPAK-u duh...
Red Sol Resort, një kompleks i gjithi i kuq është resorti ...
Censori i mediave dhe fjalës së lirë, Aldor Nini i "Acroma...
Nga data 3 mars ndalohet çdo rekrutim në administratë, dek...
Kryebashkiaku i Tiranës tashmë i ndodhur në paraburgim në ...
Gazetarja Ola Xama tregoi në MCN TV se si operoi koncesion...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në MCN TV, ka zbuluar se ...
Një qytetar nga Elbasani është drejtuar në emisionin“Stop”...
Gazetari pranë "Rilindjes" që ka qenë i punësuar në agjenc...
Televizioni i inceneratorëve ortakët e Mirel Mërtirit dhe ...
Gazetari Klodian Tomorri i ftuar në “Task Force” në SYRI T...
Pas Pikës Kufitarë të Kakavijës, doganierët e palës greke do...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...