web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmëron Sula/ “Javët në vijim, reagimi do jetë më i fortë”

29 Tetor 2024, 17:34, Aktualitet CNA
Paralajmëron Sula/ “Javët në vijim, reagimi do jetë
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, bëri një paralajmërim nga protesta në rrethrrotullimin e Rrogozhinës.

Sula tha se kjo protestë është vetëm fillimi, duke theksuar se në javët në vijim reagimi do jetë edhe më i fortë.

Ai theksoi se aksioni i opozitës është detyrim i qytetarëve si shkak i gjendjes në të cilën ndodhet Shqipëria.

'Nuk është një dëshirë e qytetarëve, por detyrim i qytetarëve se kjo mazhorancë dhe kryeminstri e ka çuar punën në këtë derexhe ku qytetarët duhet të protestojnë me të gjithë format. Është një fillim, dhe në javët në vijim reagimi do jetë edhe më i fortë. Korrupsioni është kthyer në sistem, krimi i organizuar janë në vendimmarrje politike, qendrore dhe vendore në bashkitë.

Qytetarët e thjeshtë që largohen nga të drejtat e tyre, mjafton të shikoni një krahasim të thjeshtë me republikën e Kosovës, 20% deklaroi rritjen e pensioneve deklaroi qeveria, 4% në Shqipëri. Të bësh llogari të çmimeve, dhe inflacionit e dinë sa të larta janë. Nëse preket vota, cenohet vota në demokraci gjëja e parë është vota. Protesta do vazhdojë sipas njoftimit, për 3 orë deri në orën 8. Ambulanca apo zjarrfikësit do kalojnë as që diskutohet. Deri tani nuk kemi reagim nga policia”, theksoi deputeti./ CNA





Lajmet e fundit nga