Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...

Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan Pelushi, ka përcjellë mesazhin në vigjilje të Krishtlindjeve.
Në mesazhin e tij, Imzot Joani nënvizon se bota po përballet me kriza të shumta ekonomike, luftëra dhe varfëri.
Imzot Joani thekson se, sot, më shumë se kurrë, është i nevojshëm rigjallërimi i një jete shpirtërore, sepse krizat ekonomike, luftërat dhe varfëria burojnë nga një krizë shpirtërore.
“Pa e shëruar krizën shpirtërore, nuk mund ta shërojmë atë ekonomike dhe nuk mund të kemi paqe dhe pa paqe do të kemi vazhdimisht luftëra, konflikte dhe varfëri.
Jetë shpirtërore është përpjekja e përditshme për të jetuar sipas vlerave që vijnë nga mësimi i Zotit: dashuria dhe dhembshuria ndaj të gjithë njerëzve, përulësia, drejtësia dhe mirësia. Të mos mendojmë vetëm për veten tonë, por edhe për të gjithë të tjerët, sidomos për të varfrit dhe për njerëzit në nevojë.
Duhet të jemi të pranishëm në jetën e përditshme të shoqërisë, për të përhapur, jo vetëm me fjalë, po me vepra dhe me shembull personal, frymën e ngrohtë të dashurisë dhe dhembshurisë ndërmjet njerëzve, për të mos lënë shoqërinë njerëzore të ngrijë nga era e akullt e egoizmit dhe arrogancës dhe të fragmentohet nga indiferenca dhe apatia”, thotë Imzot Joani në mesazhin e tij në prag të Krishtlindjeve, jo vetëm për besimtarët ortodoksë dhe të krishterë, por për të gjithë shqiptarët.
Lindja jote o Krisht Perëndi dhe Zot, i lindi botës dritën e dijes së hyjshme. Kështu këndojmë në përlëshoren e Krishtlindjes, sepse me të vërtetë, kremtimi i Lindjes së Tij gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën dhe shfaq para nesh dashurinë e pakufishme të Perëndisë për të gjithë njerëzit, pa përjashtim. Perëndia u bë si njëri nga ne që të na çlironte nga robëria e prishjes dhe të ndriçonte përsëri ikonën tonë të errësuar, duke i dhënë asaj bukurinë e parë. Perëndia u bë çfarë jemi ne, që ne të mund të bëhemi çfarë është Ai – shkruan Shën Ireneu i Lionit. Ky është lajmi më i madh dhe më i gëzuar i gjithë historisë njerëzore. Kjo ngjarje është gjithashtu një thirrje ndaj të gjithëve ne për t’u ndriçuar nga kjo dritë hyjnore. Afrohuni drejt Atij dhe ndriçohuni, dhe fytyrat tuaja nuk do të turpërohen (Ps. 34:5).
Himnologjia e Kishës, mbështetur në Shkrimin e Shenjtë, na thotë që Zoti i përjetshëm lindi në një shpellë si një djalë foshnjë. Lindja e Krishtit në një shpellë është një tregues i gjithë mësimit të tij: përulësisë, dhembshurisë, mirësisë, dashurisë dhe paqes, sepse Ai erdhi në botë për të na ndriçuar dhe për të na ndryshuar tërësisht. Ngjarjet e Lindjes së Krishtit kanë një dimension të dyfishtë. Ato janë ngjarje historike të ndodhura mbi 2000 vjet më parë, por kanë edhe një dimension të thellë shpirtëror, sepse çdo gjë që preket nga Perëndia e kapërcen dimensionin historik dhe bëhet trans-historike. Këto ngjarje janë aktuale për të gjitha kohërat dhe për të gjithë njerëzit.
Prandaj, në pritje të Krishtlindjes, ne këndojmë, gjithashtu, disa vargje të rëndësishme për jetën tonë shpirtërore: Hijeshohu o shpellë, gëzohu Bethlehem, përgatitu Efratha. Këto vargje na rikujtojnë vazhdimisht se ne të gjithë jemi thirrur për t’u përgatitur, që të mund të marrim pjesë thellësisht në gëzimin e kësaj ngjarjeje dhe që zemrat tona të pastrohen, të hijeshohen, të zbukurohen dhe të gëzohen si shpella e Bethlehemit, për të pritur Lindjen e Krishtit brenda nesh, ashtu siç shkruan Shën Pavli: deri sa Krishti të formohet te ju. (Gal. 4:19).
Kremtimi i vërtetë i Krishtlindjeve duhet të jetë aktualizimi dhe përjetimi i kësaj ngjarjeje në vetë qenien tonë, sepse vetëm kështu Ai do të jetë i gjallë dhe i pranishëm në jetën tonë dhe do ta drejtojë atë drejt një jete shpirtërore, drejt dritës dhe gëzimit të pa përshkruar.
Bota po përballet me kriza të shumta ekonomike, luftëra dhe varfëri. Sot, më shumë se kurrë, është i nevojshëm rigjallërimi i një jete shpirtërore, sepse krizat ekonomike, luftërat dhe varfëria burojnë nga një krizë shpirtërore. Pa e shëruar krizën shpirtërore, nuk mund ta shërojmë atë ekonomike dhe nuk mund të kemi paqe dhe pa paqe do të kemi vazhdimisht luftëra, konflikte dhe varfëri.
Jetë shpirtërore është përpjekja e përditshme për të jetuar sipas vlerave që vijnë nga mësimi i Zotit: dashuria dhe dhembshuria ndaj të gjithë njerëzve, përulësia, drejtësia dhe mirësia. Të mos mendojmë vetëm për veten tonë, por edhe për të gjithë të tjerët, sidomos për të varfrit dhe për njerëzit në nevojë.
Duhet të jemi të pranishëm në jetën e përditshme të shoqërisë, për të përhapur, jo vetëm me fjalë, po me vepra dhe me shembull personal, frymën e ngrohtë të dashurisë dhe dhembshurisë ndërmjet njerëzve, për të mos lënë shoqërinë njerëzore të ngrijë nga era e akullt e egoizmit dhe arrogancës dhe të fragmentohet nga indiferenca dhe apatia.
Të dashur vëllezër dhe motra! Le të ndezim kandilin e zemrës sonë në burimin e dritës së vërtetë, sepse vetëm kështu do të ndriçojmë veten dhe shumë njerëz rrotull nesh. Në këtë ditë të shenjtë dëshiroj t’ju uroj të gjithëve:
Gëzuar Krishtlindjet dhe për shumë vjet!
Mitropoliti i Korçës,
Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Voskopojës
+ Joani./ CNA
View this post on Instagram
Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqi...
Teksa qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensi...
Bashkia Vlorë ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm pë...
Ministria e Bujqësisë ka reaguar përmes një deklarate në l...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Ndonëse pritej një fluks i lartë në pikat e kalimit kufita...
Bazuar në raportimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dh...
Në Kakavijë radha e mjeteve në hyrje për në Shqipëri ë...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, A...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në bashkëpuni...
Festat e fundvitit kanë rritur ndjeshëm numrin e shtetasve...
Një ditë më parë kompania kineze e "TikTok"-ut kërkoi sqar...
Trafiku i rënduar në rrugët e Tiranës është një problem më...
Bonusi i fundvitit për pensionistët nuk ka mundur dot ta k...
Qeveria do të bllokojë platformën sociale “TikTok”. L...
Universiteti Europian i Tiranës i jep çmimin Majlinda ...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar deklaratën mbësh...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkani...
Eksperienca e vërtetë 5G e Vodafone Albania sapo ka fillua...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...