web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“O Zot i madh! A dimë vërtetë të bëjmë shtet”/ Artan Fuga leksion ministres së Ramës

11 Qershor 2022, 09:37, Aktualitet CNA
“O Zot i madh! A dimë vërtetë të bëjmë
Profesor Artan Fuga

Profesor Artan Fuga i ka dhënë një leksion të fortë ministres së Bujqësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se shteti duhet t’i hyjë një studimi për të parë gjendjen e tokave të lëna djerrë, dhe t'i mbjellë me grurë, duke krijuar "fermat e sigurisë ushqimore”.

“Për ministren e bujqësisë!

Ne vend që shteti t'i hyjë një studimi për të parë gjendjen e tokave të lëna djerrë për më shumë se tre vjet, të sekuestrojë përkohësisht mbi baza kontraktuale tokat e papunuara, apo t'i marrë me qira, derisa pronarët e tyre të vendosin që t'i venë nën kulturë, dhe t'i mbjellë me grurë, duke krijuar "fermat e sigurisë ushqimore" duke ua dhënë përdorim të tjerëve për të përballuar krizën ushqimore, merremi me poezi migjeniane për kokën e fundit të grurit të malësorit dhe për thesin e çpuar të grurit nga importi!

O Zot i madh! A dimë vërtetë të bëjmë shtet? Se na kanë thënë se nuk dimë!

Lëre shtetin, po a dimë të qeverisim? Lëre qeverisjen, po a dimë të mbjellim?”-shkruan profesor Fuga./CNA.al





Lajmet e fundit nga