Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në numrin e telefonit të gazetarit investigativ dhe botuesit të mediave CNA.al dhe CNA TV, Elvi Fundo, dje është shfaqur një person që pretendon të jetë Vis Bajraktari, me një shqipe të çalë dhe në formë analfabetësh, i cili është shqetësuar për një çështje, në lidhje me fotot e lajmet publikuara në CNA.
Personi që pretendon të jetë Vis Bajraktari kërkon të komunikojë dhe thekson se "duhet të merremi me të" ose duhet "të kemi kujdes" se kemi publikuar foton e dikujt apo lajmet për të cilat duhet të kemi kujdes sepse janë problematike dhe po kthehen në personale.
Pasi verifikojmë CNA TV dhe CNA.al konstatojmë se fotoja është e Lorela Hoxhës në shkrimin që kemi vendosur më sipër dhe mësojmë se Vis Bajraktari është prej disa kohësh bashkëshorti i saj. (LEXO KETU)
Mesazhet shantazhuese dhe kërcënuese të Vis Bajraktarit nuk janë gjë tjetër thjesht dhe vetëm numri i radhës, po shpresojmë momente halucinacionesh, paqartësie apo humbje qetësie që vijnë kur raportohet e vërteta.
Ndoshta formatet e llojit Vis Bajraktari janë mësuar të shkojnë dyerve të institucioneve në Korçë të rrëmbejnë fadromat dhe të shkojnë e të shkatërrojnë hotele, apo histori të tjera, dhe mendojnë se do të stepemi apo do të kemi frikë nga të tilla presione dhe kërcënime.
Ndoshta mendojnë se duke u martuar dhe duke gjetur gra me pushtet, me media, gazetarët nuk duhet t’i denoncojnë.
Pra, sipas Vis Bajraktarit, duhet të merremi me të që është askushi, që nuk na del as nëpër inceneratorë e as nëpër investitorë strategjikë.
Pra, duhet t’i lëmë ata që marrin paratë e shqiptarëve me inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe duhet të merremi me askushin.
Ne nuk kemi punë me familjen, kemi punë me atë që ka marrë paratë e inceneratorit. Nuk kemi punë me gruan e Vis Bajraktarit aspak, por kemi punë me ortaken e inceneratorëve dhe investitoren strategjike, kjo është diferenca. Kemi punë me një personazh publik që është pronar mediash e mban licencë dhe frekuenca që janë pasuri kombëtare. Kaq!
LEXONI DISA NGA MESAZHET E VIS BAJRAKTARIT DREJTUAR GAZETARIT DHE BOTUESIT TË CNA, ELVI FUNDO




Pse të merremi ne me Vis Bajraktarin, kush është ky? Ndoshta i bëjmë reklamë shumë se përveçse në historitë rozë me Lorin nuk duket të jetë gjëkundi tjetër.
Në fakt, reagimi i Vis Bajraktarit, përtej ndonjë shantazhi apo kërcënimi, i cili tashmë u është drejtuar institucioneve përkatëse, tregon se Lorela Hoxha qenka shqetësuar dhe është i shpeshtë shqetësimi i saj.
Edhe nëpërmjet personave të tjerë dhe ndërhyrjeve Lorela Hoxha kërkon të mos përmendet më si ortake e Mirel Mërtirit, Klodian Zotos, si bashkëpunëtore e Endrit Habilajt dhe grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve.
Lorela Hoxha nuk mund të na ndalë ne, as Vis Bajraktari, as kuç e maç, për të thënë një të vërtetë me zë të lartë. E vërtetë me dokumente zyrtare. Për ne tjetër Lori Hoxha e tjetër Lorela Bajraktari. Kjo e dyta të trashëgohet e jetë të lumtur, ama e para ka disa probleme me shqiptarët që lidhen me drejtësinë.
Drejtësia e inceneratorëve 130 milionë euro nuk mund të jetë pa përgjegjësinë e mediave që morën thasë me para e mashtruan shqiptarët apo shantazhuan e kërcënuan prokurorët për llogari të këtij grupi kriminal.
E vërteta që ne e kemi shkruar dje dhe përditë, se morën një gjobaxhi dhe e emëruan në krye të “Top Channel”, gjobaxhiun nuk e shpikëm ne, lexojeni (KETU).
E ka thënë “Top Channel”, nuk e shpikëm ne gjobaxhiun, ortakërinë me inceneratorët nuk e shpikëm ne, nuk e bëmë ne, është në këtë dokument, lexojeni (KETU)
Që “Top Channel” është kazan apo vendos gjoba, e ka thënë edhe kryeministri Edi Rama, që ky TV i mban ison pa pushim.
“Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë, ndërkohë që lufta nuk ka mbaruar dhe pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba!”, shkruante Rama në korrik të vitit 2022.
Vjollca Hoxha dhe Lorela Hoxha u bënë ortake me Mirel Mërtirin, me Klodian Zoton, me grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve dhe këtë nuk ua kemi kërkuar ne. Deri më sot nuk u ka hyrë një gjemb në këmbë, thjesht mami shkoi te shtëpia, teksa goca mori komandën. Asgjë s’ka ndryshuar me milionat eurot që u morën nga grupi i strukturuar kriminal i inceneratorëve në formë reklamash apo ortakërish.
Sot këta bashkëpunëtorë nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi ligjore, sepse ka një prokuror si Dritan Prençi që fle mbi dosje, ndoshta me pazarin që “Top Channel” të mos flasë për të.
Media është pushtet për Lorin e Visin “Top”-i është perandori, pa diskutim është pushteti i katërt. Edhe Dritan Prençit ndoshta i duhet që të mos hapë fashikujt ku ndodhet Vjollca Hoxha, ku ndodhet Lori Hoxha, ku ndodhen komunikimet e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve.
Si do të funksiononte “Top News”, si do të përdorej gjobaxhiu i “Top Channel”, Endrit Habilaj, apo si do të zgjidhte Lori Hoxha që nëpërmjet portaleve të këtij gjobaxhiu të na sillte përgënjeshtrimin e madh se çfarë kishte ndodhur me DigitAlb. Lorela Hoxha dhe familjarët e saj kishin mundur të ishin me mbi 80% aksionerë të DigitAlb, megjithëse një pjesë e parave ende s’janë paguar.
CNA nuk ka bërë asgjë tjetër, thjesht ka raportuar të vërtetën për inceneratorët, të vërtetën për dosjen “5D”, të vërtetën për Erion Veliajn, të vërtetën për Lorela Hoxhën, e cila më shumë sesa bashkëshortja e Vis Bajraktarit është një personazh publik, pronarja e një medieje që ka përfituar miliona euro nga paratë publike, që tashmë e shohim si një investitor strategjik.
Më shumë sesa shkrimet e CNA-së, Vis Bajraktarin ndoshta duhet ta shqetësojnë plumbat mbi “Top Channel”, autorët e të cilëve ende nuk janë gjetur.
Më shumë sesa shkrimet e CNA-së, Vis Bajraktari duhet të pyesë Lorela Hoxhën a ka shijuar luks, a ka paguar rroga me paratë e shqiptarëve që buronin nga inceneratorë që nuk punojnë dhe nuk ekzistojnë.
Vis Bajraktari duhet ta pyesë Lorela Hoxhën sa para kanë marrë nga Mirel Mërtiri pas takimeve që ajo ka pasur me këtë të fundit, këto të konfirmuara në Vjenë apo gjetkë.
Vis Bajraktari duhet ta pyesë Lorelën e tij sa herë ka çuar persona të tretë për të negociuar dhe për të kërkuar për të fshirë shkrime, të mos flitet për inceneratorin, të mos flitet për paratë që Lorela dhe familjarët e saj kanë marrë, të mos flitet për “Top”-in, DigitAlb-in apo çështje të tjera që i përkasin interesit publik. (LEXO KETU)
Gjithsesi, po përpiqemi të mos e marrim shumë seriozisht dhe po e quajmë një kalamallëk këtë veprim të Vis Bajraktarit me parimin: “fali o Zot se nuk dinë se çfarë bëjnë”.
Varet në çfarë rrethanash ka qenë, ndoshta i lodhur, por nuk e dimë pse është kaq i shqetësuar dhe humb kontrollin për të çuar SMS të tilla.
Ndoshta “kujdesi” në SMS nuk ka ndonjë vlerë të madhe, më shumë ka që Vis Bajraktari të kuptojë se bashkëshortja e tij është një personazh publik i lidhur me pagesa dhe bashkëpunëtore me një grup të strukturuar kriminal siç është ai inceneratorëve.
Lori, nga njëra anë përdor persona të tretë që CNA të mos flasë, për të bërë një pazar mediatik, siç mbyllen rëndomë fëlliqësitë e përditshme në median shqiptare, nga ana tjetër dërgon mesazhe nëpërmjet burrit. Është e qartë në të dyja rolet, edhe si bashkëpunëtore, edhe si investitore.
CNA do të vazhdojë të denoncojë, do të përsërisë pa ndalim çdo ditë çështjen e inceneratorëve, për të çuar para përgjegjësisë edhe atë që ka marrë qoftë edhe një qindarkë nga një aferë kriminale ku janë përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit, një grup i strukturuar kriminal me të cilët ka bashkëpunuar edhe Lorela Hoxha. Këtë ta mësojnë të gjithë Visët që s’e kanë mësuar ende.
Ka të marrë plot kjo botë, të cilët çështjeve të investigimit, denoncimit, në rastin konkret të hetimeve që po kryhen nga SPAK-u, duan t’u vënë kapakun dhe mendojnë se do të na ndalin me kërcënime, shantazhe dhe presione.
Mendojnë se duke heshtur ne apo duke iu mbyllur goja mediave do të arrijnë të dalin pa lagur, pasi kanë mbushur xhepat me paratë që u janë vjedhur shqiptarëve nga banda e inceneratorëve.
TA HARRONI NJËHERË E MIRË!/ CNA
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të enjteje ka vle...
Situata e vatrës së zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të...
Bashkitë në të gjithë vendin po përballojnë situatën emerg...
Ambasada e Greqisë në Shqipëri ka shprehur solidaritetin n...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka futur në listën e ...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar sot mbi pasojat e shumta ...
Korça ka ndezur mbrëmjen e sotme atmosferën e edicionit të...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mbrëmje lidhur me si...
Shefi i sektorit të qarkullimit rrugor në DVP Korçë, Kleme...
Vatrat e zjarrit në zonën e Delvinës vijojnë të jenë aktiv...
Një vatër zjarri u përhap së fundmi në afërsi të Parkut Na...
Vatrat e zjarrit që vijojnë prej ditësh në zonën e Delvinë...
Zjarret në zonën e Delvinës, që janë përhapur masivisht që...
Zjarret e shumta të ditëve të fundit në vend kanë nxjerrë...
Zjarret e kësaj vere në vend kanë krijuar një situatë të p...
Drejtor i Përgjithshëm i AKMC-së, Haki Çako ka ndarë këtë ...
Flakët kanë ‘pushtuar’ këtë të mërkurë Malin e Sopotit. N...
Prej së martës, disa vatra zjarri në Delvinë janë përhapur...
Media e njohur ndërkombëtare Assocciated Press, në artikul...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një aksion të zhvilluar...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...